❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Publikohet audioregjistrimi pĂ«r “21 janarin”, dĂ«gjohet komunikimi i GardĂ«s dhe urdhĂ«ri pĂ«r hapje zjarri

ËshtĂ« bĂ«rĂ« publike audio-regjistrimi qĂ« familja e Aleks NikĂ«s kishte mbajtur si provĂ« prej vitesh e qĂ« tashmĂ« ia dorĂ«zoi SPAK. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r komunikimet pĂ«rmes radiove tĂ« GardĂ«s sĂ« RepublikĂ«s nga godina e KryeministrisĂ« ditĂ«n e protestĂ«s dhe tĂ« vrasjeve tĂ« 4 qytetarĂ«ve me 21 janar 2011.

Nga dje prokuroria e Posaçme ka në dorë audio-përgjimin me urdhërat nga lart për të qëlluar ndaj protestuesve të 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues, mes tyre dhe Aleks Nika.

Në audio-regjistrim është komunikimi që pretendohet të jetë zëri i Ndrea Prendit, në atë kohë Komandant i Gardës së Republikës, me drejtuesit kryesorë të gardës, kryesisht të Batalionit Special të njësisë speciale. Regjistrimi fillon 12 minuta para vrasjeve dhe vazhdon 22 minuta pas vrasjeve.

Nga komunikimet rezulton se “Ndrea Prendi” u jep urdhĂ«r gardistĂ«ve tĂ« “hapin zjarr ushtarak sapo tĂ« kalohet gardhi” dmth tĂ« pĂ«rdoren fishekĂ« me plumba dhe jo mĂ« fishĂ«kĂ« manovra pĂ«r tĂ« neutralizuar sulmuesit. NĂ« komunikim Prendi sqaron se: “Ky Ă«shtĂ« urdhĂ«ri”°.

Tani i takon SPAK-ut, pas verifikimit të vërtetësisë së audio-regjistrimit, të marrë në pyetje Ndrea Prendin për të mësuar se kush ja ka dhenë atij këtë urdhër vrasës. /Telegrafi/

 

The post Publikohet audioregjistrimi pĂ«r “21 janarin”, dĂ«gjohet komunikimi i GardĂ«s dhe urdhĂ«ri pĂ«r hapje zjarri appeared first on Telegrafi.

Reshje shiu e rrebeshe në Shqipëri, përmbytje në Lezhë dhe Durrës, probleme edhe në Tiranë

I gjithë territori i Shqipërisë është përfshirë nga reshje të shumta shiu e rrebeshe, që do të vijojnë edhe përgjatë fundjavës. Qarqet me rrezikshmërinë më të lartë, ku reshjet do jenë intensive janë Shkodra, Kukësi, Dibra, Tirana dhe Vlora.

Ndërkohë, moti i keq ka krijuar problematika në qytetin e Lezhës dhe Durrësit, duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë.

Situata mĂ« problematike u paraqit nĂ« qytetin e LezhĂ«s, ku sistemi i kanalizimeve nuk e pĂ«rballoi nivelin e lartĂ« tĂ« prurjeve dhe uji doli nĂ« sipĂ«rfaqe, duke sjellĂ« pĂ«rmbytje. Bulevardi “Gjergj Fishta” dhe blloku i banimit 11-janari, u mbuluan nga uji niveli i tĂ« cilit arriti nĂ« disa cm, duke vĂ«shtirĂ«suar lĂ«vizjen e qytetarĂ«ve dhe automjeteve.

Reshjet e shiut me intensitet tĂ« lartĂ« vijuan gjithĂ« ditĂ«s sĂ« premte, por fatmirĂ«sisht nuk raportohet tĂ« kenĂ« krijuar dĂ«me nĂ« pronĂ«n e qytetareve, ndĂ«rsa emergjencat civile nĂ« tĂ« tre bashkitĂ« e qarkut janĂ« vĂ«nĂ« nĂ« gatishmĂ«ri pĂ«r t’i paraprirĂ« çdo situatĂ« qĂ« mund tĂ« krijohet.

Grupet e emergjencës së Bashkisë Tiranë bashkë me skuadrat e tjera po punojnë intensivisht për të normalizuar situatën pas shirave të rrëmbyeshëm.

Edhe pse reshjet janë tepër intensive, kanalizimet po kullojnë sasinë e madhe të ujit, ndërsa lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve vijon aktualisht pa probleme të mëdha. /Telegrafi/

The post Reshje shiu e rrebeshe në Shqipëri, përmbytje në Lezhë dhe Durrës, probleme edhe në Tiranë appeared first on Telegrafi.

Mbahet seanca për Laert Haxhiun, i dënuari me burgim të përjetshëm kërkon zëvendësimin e prokurores së çështjes

NĂ« Apelin e Posaçëm Ă«shtĂ« mbajtur kĂ«tĂ« tĂ« premte, seanca pĂ«r Laert Haxhiun, tĂ« dĂ«nuarin me burgim tĂ« pĂ«rjetshĂ«m pĂ«r “MasakrĂ«n e LushnjĂ«s”.

Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë, që e dënoi atë me burgim të përjetshëm në mungesë për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut.

E pranishme në sallë është prokurorja Doloreza Musabelli, ndërsa për herë të parë në këtë seancë merr pjesë edhe kreu i SPAK, Altin Dumani. Gjithashtu, gjyqi ndiqet nga babai i Haxhiut.

Përmes avokatit të tij, Detar Hysi, Laert Haxhiu ka kërkuar që prokurorja Doloreza Musabelli të hiqet nga çështja, për shkak të një konflikti interesi. Ky konflikt ndërlidhet me deklaratën e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka shprehur se do të vrasë prokuroren që po merret me këtë rast. Si pasojë, Komisioni i Posaçëm ka vendosur të forcojë masat e sigurisë.

Gjykata e Posaçme e dënoi me burg për jetë Laert Haxhiun në prill të vitit 2024. Ai u shpall fajtor për ngjarjen e ndodhur në Lushnjë në tetor të vitit 2017, ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha e Zamir Latifi dhe u plagosën dy të tjerë.

Po kështu, emri i Laert Haxhiut doli nga dëshmia e Artan Tafanit, që tregoi se grupi i Haxhiut ka organizuar disa vrasje dhe disa ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë.

The post Mbahet seanca për Laert Haxhiun, i dënuari me burgim të përjetshëm kërkon zëvendësimin e prokurores së çështjes appeared first on Telegrafi.

Tentoi të digjte me benzinë gruan e tij, arrestohet 45-vjeçari në Korçë

Policia e Shtetit njoftoi sot se ka arrestuar shtetasin B.T. Ai akuzohet se ka djegur me benzinë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Korçës një muaj më parë. Shkak për ngjarjen ishte divorci i kërkuar nga bashkëshortja.

Sipas njoftimit të Policisë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B.T., 45 vjeç.

Prokuroria e Korçës ka nxjerrĂ« urdhĂ«r ndalimi pĂ«r kĂ«tĂ« shtetas, pĂ«r veprĂ«n penale “Vrasja pĂ«r shkak tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve familjare”, mbetur nĂ« tentativĂ«, nĂ« lidhje me ngjarjen e ndodhur nĂ« datĂ«n 31.08.2024, nĂ« lagjen nr. 2, Korçë, ku ky shtetas tentoi tĂ« digjte me lĂ«ndĂ« djegĂ«se benzinĂ«, bashkĂ«shorten e tij nĂ« proces divorci, shtetasen M.T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

The post Tentoi të digjte me benzinë gruan e tij, arrestohet 45-vjeçari në Korçë appeared first on Telegrafi.

Braçe komenton aksionin e opozitës: Në parlament shahen, te klubi puthen

PĂ«rmes njĂ« prononcim tĂ« shkurtĂ«r para mediave, Erion Braçe e ka cilĂ«suar si false tĂ« gjithĂ« “shfaqjen” e opozitĂ«s dhe aksionin e saj pĂ«rpara kuvendit, ku u tentua bllokimi i deputetĂ«ve dhe mĂ« pas u dogjĂ«n 4 manekinĂ«.

Braçe tha se janë të njëjtët deputetë që shahen në sallë nga mëngjesi në darkë, por te klubi puthen.

“Me keni parĂ« tĂ« vij me benzinĂ« nĂ« parlament. Aty shahet nga mĂ«ngjesi nĂ« darkĂ«. Te klubi puthen”, tha Braçe. /Telegrafi/

The post Braçe komenton aksionin e opozitës: Në parlament shahen, te klubi puthen appeared first on Telegrafi.

Deputetët e opozitës përplasen me punonjësit e Gardës, nuk lejohen të hyjnë në Parlament

ËshtĂ« tensionuar situata para godinĂ«s sĂ« Parlamentit, ku deputetĂ«t e opozitĂ«s, tĂ« pĂ«rjashtuar njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, janĂ« pĂ«rleshur me punonjĂ«sit e GardĂ«s nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tu futur nĂ« sallĂ«.

Deputetët nuk lejohet të futen në sallë pasi janë të përjashtuar për djegien e karrigeve në seancën e të hënës. Pasi iu është bllokuar hyrja kryesore, ata kanë tentuar të futen nga mbrapa, por nuk janë lejuar nga gardistët.

Kjo ka sjellë tensionimin e situatës dhe deputetët e PD kanë penguar kolegët socialistë dhe ministrat e qeverisë të futen në godinë, duke i shtyrë.

Një ditë më parë, deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati u përjashtuan për 60 ditë. Për deputetin Edi Paloka kjo masë ndëshkimore është për 10 ditë, ndërsa 20 të tjerët janë përjashtuar me 40 ditë, shkruan A2 CNN.

Vendimi u mor të mërkurën, pas kërkesës së grupit parlamentar socialist për marrjen e masës disiplinore ndaj tyre, për shkak të tensioneve dhe dhunës së krijuar në seancën parlamentare të së hënës nga deputetët demokratë, të cilët kundërshtuan dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg, raporton A2 CNN.

Edhe mbledhja e sotme e Komisionit të Etikës u shoqërua nga kaosi dhe tensionet për shkak të protestës së deputetëve të opozitës në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në një deklarate për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, pohoi se mosbindja civile do të vazhdojë. /Telegrafi/

 

The post Deputetët e opozitës përplasen me punonjësit e Gardës, nuk lejohen të hyjnë në Parlament appeared first on Telegrafi.

Tension në hyrje të Kuvendit, deputetët e PD-së djegin manekinët me fotot e Ramës, Xhafajt dhe vëllezërve të tyre

Deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur në hyrjen e parlamentit katër manekinë të veshur me rroba të burgosurish, me portretet e kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij Olsi Rama, si dhe deputetit të PS Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij Geron Xhafaj.

Pasi i pozicionuan në hyrjen qendrore të parlamentit, manekinët u spërkatën me benzinë dhe më pas u dogjën nga deputeti Flamur Noka.

Duket se simbolika e protetsës së PD në parlament dhë këtë të enjte është sërish zjarri.

Pas djegies së karrigeve ditën e hënë, depuetët e opozitës zgjodhën të digjnin manekinët me porteret e politikanëve të PS të cilët ata i akuzojnë se vëllezërit e tyre janë të përfshirë në trafikun e drogës.

Kjo seancë pleanare u shoqërua me debate dhe përplasje të forta fizike mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

Deputetët e përjashtuar të PD, së bashku me kolegët e tyre, bllokuan këtë të enjte hyrjet e parlamentit, duke penguar socialistë të hyjnë në sallë.

Përplasjet u përshkallëzuan deri në konfrontime fizike mes deputetëve të të dy kampeve politike.

Fillimisht, ministri i Financave, Petrit Malaj, kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi, dhe ministri Igli Hasani u penguan nga deputetët e PD, çka solli ndërhyrjen e gardës.

Përplasje pati edhe pranë derës së Kuvendit midis deputetit të PD Flamur Noka dhe deputetëve socialistë Frrok Gjini dhe Paulin Sterkaj.

Por socialistët hynë më pas nga dyert dytësore dhe seanca plenare nisi me vonesë. /Telegrafi/

The post Tension në hyrje të Kuvendit, deputetët e PD-së djegin manekinët me fotot e Ramës, Xhafajt dhe vëllezërve të tyre appeared first on Telegrafi.

“Nuk dalin as pĂ«r ilaçe”, pensionistĂ«t nĂ« ShqipĂ«ri tĂ« pakĂ«naqur me indeksimin e pensioneve

“Ku na dalin, dje pagova 150 mijĂ« lekĂ« drita e ça do ha unĂ« tani.” “400 lekĂ«. S’mĂ« hyjnĂ« shtesĂ« pĂ«r asgjĂ«.” “Financat e shtetit kaq ishin, ekonomia kjo Ă«shtĂ«.” KĂ«shtu ka nisur 1 tetori pĂ«r rreth 791 mijĂ« pensionistĂ« pĂ«rfitues nĂ« vend, teksa nĂ« xhepat e tyre u shtuan mĂ« shumĂ« para, si njĂ« kompensim i rritjes sĂ« çmimeve, raporton A2 CNN.

Inflacioni për mallrat e shportës për pensionistët nga tetori i vitit të shkuar deri më tani ka rezultuar 4.1 për qind. Duke bërë që të moshuarit në qytet të marrin si kompensim 748 lekë [rreth 7.5 euro] më tepër në muaj, duke arritur në një pension mesatar 18 mijë e 982 lekë [rreth 190 euro]. Ndërsa në fshat 453 lekë më shumë.

Por çfarë mund të blejnë ata me kaq para në dispozicion?

“Ca entuziazmi me 700 lekĂ«. KĂ«to mĂ« dalin vetĂ«m pĂ«r 7 kg domate.”
“Mua mĂ« dalin sa pĂ«r 3-4 kafe nĂ« muaj.”
“UnĂ« kam mamanĂ« nĂ« shtĂ«pi asaj 40 mijĂ« lekĂ« i ka vetĂ«m ilaçe”, shprehen pensionistĂ«t, transmeton A2 CNN.

Por të moshuarit nuk mbajnë më sytë tek indeksimet. Me gjithë rritjet, ajo që pensionistët në vend marrin nuk mjafton për të përballuar jetesën. Ata kërkojnë rishikim të masës së pensionit.

“470 lekĂ« unĂ«, mamasĂ« I ranĂ« tek 900 lekĂ«. Nuk na del por do ta shtyjmĂ«. TĂ« na shtohet diçka.”
“Mora 410 lekĂ«. Rroga pa 1200 euro nuk kalohet me çmimet qĂ« janĂ«.”
“S’janĂ« duke pyetur pĂ«r ne po na shkelin me kĂ«mbĂ«. Ca janĂ« kĂ«to rritje pensionesh. NjĂ« deputet merr para sa pĂ«r 20 pensionistĂ«. Ne e kemi ndĂ«rtuar bazĂ«n kĂ«ta na shpĂ«rblejnĂ« kĂ«shtu”, thotĂ« pensionistĂ«t, shkruan A2 CNN.

Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se skema e pensioneve do të rifillojë të shikohet nga mesi i muajit tetor, ku si bazë kryesore do të jetë reduktimi i diferencimit të masës së pensioneve.

Përtej indeksmit në tetor pensionistët do të marrin në fundvit një bonus më shumë se 5 mijë lekë. /Telegrafi/

The post “Nuk dalin as pĂ«r ilaçe”, pensionistĂ«t nĂ« ShqipĂ«ri tĂ« pakĂ«naqur me indeksimin e pensioneve appeared first on Telegrafi.

Tetë të plagosur në tre aksidente të ndryshme brenda pak orëve në Shqipëri

Policia e Shtetit bĂ«n tĂ« ditur se tetĂ« persona kanĂ« mbetur tĂ« plagosur nĂ« 3 aksidente tĂ« ndryshme kĂ«tĂ« tĂ« martĂ«. Aksidenti i parĂ« ka ndodhur nĂ« aksin rrugor “KĂ«lcyrĂ«-PĂ«rmet”, ku dy automjete janĂ« pĂ«rplasur me njĂ«ri-tjetrin dhe pĂ«r pasojĂ« janĂ« dĂ«mtuar lehtĂ« katĂ«r shtetas.

Aksidenti i dytĂ« ka ndodhur nĂ« aksin rrugor “Memaliaj-TepelenĂ«â€, ku njĂ« makinĂ« ka dalĂ« nga rruga dhe pĂ«r pasojĂ« Ă«shtĂ« plagosur drejtuesi dhe pasagjerja.

Ngjarja e tretë është shënuar në fshatin Palokastër, Gjirokastër, ku një makinë është përplasur me një motor. Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi dhe pasagjerja në motor, të cilët janë shtetas grek, njofton A2 CNN.

“Sektori i PolicisĂ« Rrugore referoi materialet nĂ« Prokurori ku nisi procedimi penal pĂ«r shtetasit: I. T., 59 vjeç, banues nĂ« PĂ«rmet dhe A. M., 48 vjeç, banues nĂ« SarandĂ«, pasi nĂ« aksin rrugor “KĂ«lcyrĂ«-PĂ«rmet”, automjetet qĂ« drejtonin janĂ« pĂ«rplasur me njĂ«ri-tjetrin. Nga aksidenti janĂ« dĂ«mtuar lehtĂ« 4 shtetas;

M. H., 29 vjeç, banues nĂ« VlorĂ«, pasi nĂ« aksin rrugor “Memaliaj-TepelenĂ«â€, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojĂ« automjeti ka dalĂ« nga rruga. Nga aksidenti janĂ« dĂ«mtuar lehtĂ« drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja;

K. Xh., 24 vjeç, banues nĂ« fshatin PalokastĂ«r, GjirokastĂ«r, pasi nĂ« aksin rrugor “GjirokastĂ«r-TepelenĂ«â€, automjeti qĂ« drejtonte Ă«shtĂ« pĂ«rplasur me motomjetin qĂ« drejtohej nga shtetasi grek G. T., 30 vjeç, banues nĂ« Greqi. Si pasojĂ« janĂ« dĂ«mtuar lehtĂ« drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja.

Materialet procedurale i kaluan ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m GjirokastĂ«r, pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme”, njofton policia. /Telegrafi/

The post Tetë të plagosur në tre aksidente të ndryshme brenda pak orëve në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Ambasada e SHBA: Të shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlament

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dënoi sot aktet e dhunës dhe djegien e karrigeve të Kuvendit në seancën e djeshme parlamentare nga deputetët e opozitës.

Ambasada e SHBA me anë të një deklarate për shtyp thekson se është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën.

“Akte tĂ« tilla dĂ«mtuese dhe potencialisht lĂ«nduese nuk kanĂ« vend nĂ« procesin demokratik”, nĂ«nvizon ambasada.

“Nxisim tĂ« gjitha palĂ«t e pĂ«rfshira tĂ« ushtrojnĂ« vetĂ«pĂ«rmbajtje, tĂ« angazhohen nĂ« dialog konstruktiv si dhe tĂ« pĂ«rqafojnĂ« vlerat e respektit dhe qytetarisĂ«â€, shton mĂ« tej ambasada amerikane.

Ambasada bën të ditur se, mbështet diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“MbĂ«shtesim diskutimet paqĂ«sore dhe bashkĂ«punuese lidhur me negociatat pĂ«r anĂ«tarĂ«simin e ShqipĂ«risĂ« nĂ« BE si dhe do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« qĂ«ndrojmĂ« krah institucioneve shqiptare teksa punojnĂ« pĂ«r ta sjellĂ« ShqipĂ«rinĂ« mĂ« pranĂ« bashkĂ«sisĂ« euro-atlantike”, thekson ambasada e SHBA. /Telegrafi/

The post Ambasada e SHBA: Të shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlament appeared first on Telegrafi.

Dhuna në Kuvend, Ministri Hoxha: Do të referohet në SPAK, vandalizmi ndëshkohet ligjërisht

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha reagoi sot lidhur me aktet e dhunës të ushtruara dje nga deputetët e Partisë Demokratike në seancën plenare të Kuvendit.

Hoxha theksoi se, “pengimi i ushtrimit tĂ« funksioneve kushtetuese, heqja me dhunĂ« e tĂ« drejtĂ«s sĂ« fjalĂ«s, goditja pĂ«r shkak tĂ« detyrĂ«s, rrezikimi i jetĂ«s sĂ« deputetĂ«ve duke i goditur me mjete tĂ« forta, shkatĂ«rrimi me zjarr i pronĂ«s publike, ishin akte tĂ« rĂ«nda dhune dhe vandalizmi”.

“FlakĂ«t e zjarrit, pasditen e djeshme, nĂ« dyert e Kuvendit tĂ« ShqipĂ«risĂ«, qĂ« Ă«shtĂ« tempulli mĂ« i lartĂ« i njĂ« sistemi demokratik, janĂ« akt qĂ« pĂ«rdhos ndjenjat e qytetarĂ«ve tĂ« kĂ«tij vendi”, nĂ«nvizoi Hoxha.

Ministri theksoi se, Kuvendi mbetet thelbi i shprehjes së vullnetit dhe besimit të votuesve, ndaj çdo akt vandalizmi brenda apo në dyert e tij, është absolutisht i papranueshëm dhe i ndëshkueshëm ligjërisht.

Hoxha u shpreh se, në Parlament nuk vihet me shishe benzine, por për të ushtruar lirinë e të drejtës së fjalës mbi bazën e mandatit që merr nga zgjedhësit.

Zjarrvënia, por dhe aktet e tjera të dhunës gjatë seancës parlamentare, ishin vendngjarje për organet ligjzbatuese, shtoi më tej Hoxha.

“Policia e Shtetit dhe Garda e RepublikĂ«s kanĂ« kryer menjĂ«herĂ« tĂ« gjitha veprimet procedurale, duke administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetĂ«r me interes pĂ«r hetimin. Ngjarja do tĂ« referohet nĂ« pĂ«rfundim tĂ« kĂ«tyre veprimeve, nĂ« ProkurorinĂ« e Posaçme (SPAK), pĂ«r shkak tĂ« cilĂ«sive tĂ« veçanta qĂ« kanĂ« deputetĂ«t”, theksoi Hoxha. /Telegrafi/

The post Dhuna në Kuvend, Ministri Hoxha: Do të referohet në SPAK, vandalizmi ndëshkohet ligjërisht appeared first on Telegrafi.

Nga aksioni opozitar te protesta e 7 tetorit, PD mbledh “FederatĂ«n e OpozitĂ«s”

Partia Demokratike ka thirrur njĂ« mbledhje tĂ« aleatĂ«ve tĂ« saj qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« atĂ« qĂ« njihet si “Federata e OpozitĂ«s”.

Takimi pritet të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të jenë protesta e 7 tetorit dhe aksioni opozitar.

Takimi do të zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike ka deklaruar ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama, ndërsa një ditë më parë në shenjë revolte deputetë të opozitës kanë djegur një pjesë të karrigeve në shkallët e Parlamentit.

Në 7 tetor, ora 18:00, PD ka thirrur një protestë në Tiranë, e cila pritet të nisë para godinës së Kryeministrisë, por është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllkojnë akset rrugore, kryqëzime apo arterie rrugësh, në një formë të mosbindjes civile.

Opozita akuzon Kryeministrin Edi Rama lidhur më dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, i cili prej të premtes ndodhet në burgun e Fierit.

NjĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, deputetĂ«t e opozitĂ«s bojkotuan punĂ«n e Komisioneve Parlamentare, me pĂ«rjashtim tĂ« Komisionit pĂ«r Çështjet Evropiane, ku Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, mbajtĂ«n qĂ«ndrimin zyrtar tĂ« PD-sĂ« lidhur me procesin e integrimit. /Telegrafi/

The post Nga aksioni opozitar te protesta e 7 tetorit, PD mbledh “FederatĂ«n e OpozitĂ«s” appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e Martë territori i Shqipërisë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi 8-14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 4 në 27 gradë Celsius. /Telegrafi/

The post Parashikimi i motit në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Rënia e euros, qeveria shqiptare kursen 88 milionë euro në shlyerjen e borxhit të jashtëm

Rënia e euros përtej projeksioneve të qeverisë i kursyer buxhetit të shtetit ketë vit rreth 8.8 miliardë lekë ose 88 milionë euro në shlyerjen e borxhit të jashtëm.

Përllogaritjet i ka bërë Ministria e Financave në ndryshimet e fundit të bëra në buxhetin e shtetit nëpërmjet një akti normativ. Në shpenzimet e parashikuara për interesat e borxhit gjatë vitit 2024 vlerësohet të ketë një kursim, në vlerën prej 2 miliardë lekësh, në interesat e jashtme, kryesisht si rezultat i efektit të kursit të këmbimit referon Ministria e Financave.

Gjithashtu, zĂ«ri i ripagesave tĂ« borxhit tĂ« jashtĂ«m rishikohet me njĂ« ulje prej rreth 6.8 miliardĂ« lekĂ«sh, po si rezultat i efektit tĂ« kursit tĂ« kĂ«mbimit, si dhe tĂ« mos-materializimit tĂ« pagesave tĂ« mundshme, tĂ« parashikuara pĂ«r t’u kryer nga Ministria e Financave pĂ«r kredi tĂ« garantuara, pagesa tĂ« cilat janĂ« kryer nga vetĂ« huamarrĂ«si.

Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve theksohet se ndryshimet e propozuara në këtë akt normativ do të vijojnë të garantojnë trajektoren rënëse të nivelit të borxhit publik, në raport me PBB-në, në përputhje me rregullin respektiv fiskal, të përcaktuar në ligjin organik të buxhetit.

Pavarësisht nivelit të lartë të kursimeve në shërbimin e borxhit prej kursit të këmbimit dhe të ardhurave të grumbulluara me tepër deficiti buxhetor mbeti i pandryshuar në nivelin e 57.2 miliardë lekëve.

Brenda masës së deficitit ka ristrukturime. Financimi nëpërmjet kredive të huaja, në formën e mbështetjeve buxhetore, rritet me rreth 3.2 miliardë lekë, duke reflektuar disbursimin e pritshëm të paradhënies së mbështetjes së Bashkimit Evropian, që do të akordojë për vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të planit të ri ekonomik.

Edhe vitin e kaluar më shumë se gjysma e uljes së borxhit publik gjatë vitit të kaluar erdhi si rezultat i forcimit të lekut në kursin e këmbimit.
Banka e Shqipërisë vlerësoi se raporti i borxhit publik bruto ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ra në 59.2% në fund të vitit 2023, duke qenë rreth 5.3 pikë përqindje më i ulët se niveli i vlerësuar në fund të vitit 2022.

Sipas Bankës së Shqipërisë, më shumë se gjysma e kësaj rënieje, ose 2.7 pikë përqindje, i atribuohet efektit të mbiçmimit të lekut kundrejt euros. Nga fillimi i vitit deri në 4 shtator euro është nënçmuar ndaj lekut me 3.3 lekë duke u këmbyer në vlerën e 99.7 lekëve dje nga 103.2 lekë që ishte në fillim të janar. /Telegrafi/

 

The post Rënia e euros, qeveria shqiptare kursen 88 milionë euro në shlyerjen e borxhit të jashtëm appeared first on Telegrafi.

Mesazh intimidues në telefonin e Gazment Bardhit: Pas kësaj fshihet Edi Rama, padi në SPAK

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë një padi në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një përpjekje për ta intimiduar atë përmes dokumenteve false.

Ai i kĂ«rkon SPAK-ut tĂ« hetojĂ« pĂ«r disa mesazhe qĂ« i kanĂ« mbĂ«rritur mĂ« datĂ« 28 Shtator nĂ« aplikacionin Signal, ku sajohen ngjarje dhe pĂ«rmenden personazhe tĂ« krimit tĂ« organizuar, nga njĂ« person anonim me pseudonimin “Mbreti Zog”.

Bardhi beson se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, qendrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK.

“KĂ«to mesazhe intimiduese dhe me pĂ«rmbajtje tĂ«rĂ«sisht tĂ« rreme vijnĂ« pas seancĂ«s plenare tĂ« datĂ«s 12 Shtator 2024, ku gjatĂ« njĂ« interpelance me Kryeministrin e ShqipĂ«risĂ« Edi Rama, unĂ« nĂ« cilĂ«sinĂ« e deputetit tĂ« Kuvendit tĂ« ShqipĂ«risĂ« e pĂ«rballa atĂ« me disa tĂ« dhĂ«na tĂ« platformĂ«s SKY/ECC qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« publike, si dhe e paralajmĂ«rova se shumĂ« shpejt do ta pĂ«rballĂ« me tĂ« dhĂ«na tĂ« tjera tĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«s natyrĂ« qĂ« provojnĂ« lidhjet mes funksionarĂ«ve tĂ« lartĂ« publik dhe krimit tĂ« organizuar, gjithmonĂ« pa cenuar dhe duke respektuar rregullat pĂ«r ruajtjen e sekretit hetimor”, thotĂ« Bardhi nĂ« letrĂ«n pĂ«r Drejtuesin e SPAK-ut dhe pĂ«r tĂ« cilĂ«n ka vĂ«nĂ« nĂ« dijeni ambasadat e SHBA, BE-sĂ« dhe MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar nĂ« TiranĂ«.

Gazment Bardhi i kërkon SPAK që të hetojë dhe verifikojë në një kohë të shpejtë mesazhet me natyrë intimiduese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim identifikimin e autorit të këtyre mesazheve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar. /Telegrafi/

The post Mesazh intimidues në telefonin e Gazment Bardhit: Pas kësaj fshihet Edi Rama, padi në SPAK appeared first on Telegrafi.

Bojkoti i opozitës, deputetët e PS udhëzohen të vijojnë punën normalisht

Deputetët e Partisë Socialiste do të vijojnë të marrin pjesë rregullisht në komisionet parlamentare, pavarësisht bojkotit të njoftuar nga ana e opozitës, pas dënimit të deputetit Ervin Salianji.

Burime brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PS bëjnë të ditur se kreu i grupit, Niko Peleshi, i ka udhëzuar deputetët që pavarësisht aksionit të PD, puna e tyre duhet të vazhdojë si në komisione dhe në Parlament.

“Ne do ta vazhdojmĂ« jetĂ«n parlamentare, Ă«shtĂ« zgjedhja e opozitĂ«s nĂ«se do tĂ« marrĂ« pjesĂ« apo jo. Deri tani nuk ka qenĂ« e nevojshme pĂ«r mbledhje online”, tha Peleshi pĂ«r gazetarĂ«t. I pyetur pĂ«r reagimin e opozitĂ«s pas dĂ«nimit tĂ« Ervin Salianjit, Peleshi tha: “Nuk e kemi kuptuar çfarĂ« do tĂ« bĂ«jĂ« opozita, çfarĂ« do tĂ« thotĂ« bojkot”.

I vetmi komision në të cilin opozita mori pjesë është ai i integrimit europian, ku morën pjesë vetëm deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, duke debatuar me socialistët.

“Duhet siguruar qĂ« prokuroria dhe institucionet e drejtĂ«sisĂ« tĂ« veprojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur dhe transparente, duke ruajtur çështjet e korrupsionit pa ndikime politike. Nuk mund tĂ« kemi integrim kur mungon shteti ligjor dhe kur opozita goditet politikisht”, tha Tabaku.

NdĂ«rkohĂ«, pĂ«rfaqĂ«suesit e mazhorancĂ«s kritikuan sjelljen e opozitĂ«s. “Keni tĂ« drejtĂ«n tuaj pĂ«r gjuhĂ«n dhe qĂ«ndrimin tuaj politik, por do t’ju lutesha qĂ« tĂ« paktĂ«n nĂ« kĂ«tĂ« komision, kur mblidhemi pĂ«r njĂ« proces qĂ« Ă«shtĂ« i gjithĂ« shqiptarĂ«ve, tĂ« bĂ«jmĂ« deklarata politike”, deklaroi Niko Peleshi.

NdĂ«rsa Edi Paloka iu pĂ«rgjigj: “NjĂ« vit para zgjedhjeve, tĂ« gjithĂ« krerĂ«t e partive kryesore opozitare janĂ« ose nĂ«n arrest ose nĂ« persekutim publik ose nĂ« çështje penale nga kjo drejtĂ«sia e reformuar”.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të komisionit, deputetët janë informuar se Shqipëria do të mbajë konferencën e dytë ndërqeveritare me 15 tetor dhe Tirana zyrtare është ndarë nga Maqedonia e Veriut.

The post Bojkoti i opozitës, deputetët e PS udhëzohen të vijojnë punën normalisht appeared first on Telegrafi.

Aksioni pas arrestimit të Salianjit, PD bojkoton komisionet parlamentare

Deputeti Edi Paloka konfirmoi në një konferencë për shtyp se opozita është gati të nisë aksionin e saj pas arrestimit të Ervin Salianjit, duke nisur me mospraninë e saj në komisionet parlamentare, deri sa të këtë një vendim të grupit për këtë çështje.

Paloka shtoi se shumë shpejt opozita do të kërkojë ngritjen e një komisioni për të vërtetën, i cili do të vërtetojë lidhjen e politikës me krimin.

“Do tĂ« ketĂ« njĂ« qĂ«ndrim tĂ« PD pĂ«r kĂ«tĂ« punĂ«. Do tĂ« kĂ«rkojmĂ« ngritjen e komisionit tĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«s pĂ«r tĂ« vĂ«rtetuar lidhjet e politikĂ«s me krimin. Lidhur me atĂ« qĂ« unĂ« dhe kolegia morĂ«m sot nĂ« komision, ndryshe nga kolegĂ«t e tjerĂ« nuk do tĂ« jenĂ« pjesĂ« e komisioneve, deri sa grupi tĂ« marrĂ« njĂ« vendim. Do tĂ« vendosim dhe marrĂ«dhĂ«niet qĂ« do tĂ« kemi me kĂ«tĂ« parlament”, tha Paloka.

Disa ditë para hapjes së kapitujve të parë të negociatave me BE, kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Paloka deklaroi se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë prej kushteve të kërkuara.

Ai renditi zgjedhjet, persekutimin e opozitës dhe kontratat korruptive si pika kyçe që PD kërkon të evidentohen dhe në raport.

“PĂ«r tĂ« qartĂ«suar pĂ«r kĂ«do qĂ« PD ka qenĂ« iniciatore e integrimit, vazhdon tĂ« jetĂ« lokomotivĂ« e integrimit, sepse e sheh si interes tĂ« shqiptarĂ«ve. Sot kur diskutohet hapja e negociatave ne ndodhemi nĂ« njĂ« narko-regjim qĂ« nuk plotĂ«son asnjĂ« nga kushtet qĂ« kĂ«rkon BE. UnĂ« pĂ«rmenda 4 prioritetet qĂ« PD kĂ«rkon tĂ« evidentohen dhe nĂ« raport. Çështja e parĂ« ajo e reformĂ«s zgjedhore.

Kjo mazhorancĂ« nuk pranon rekomandimet e OSBE. Rama shkel tĂ« drejtat e opozitĂ«s nĂ« zgjedhje, nuk ka standarde minimale. Çështja e dytĂ«, reforma nĂ« drejtĂ«si. QytetarĂ«t po pĂ«rballen me njĂ« torturĂ« qĂ« nuk e kanĂ« kaluar ndonjĂ«herĂ«. JanĂ« mbi 130 mijĂ« dosje nĂ« sirtarĂ«t e drejtĂ«sisĂ« sĂ« re. NjĂ« qytetar duhet tĂ« pres 14 vite qĂ« çështja tĂ« mbyllet. Kjo ndodh sepse kjo reformĂ« u bĂ« pĂ«r tĂ« kaluar drejtĂ«sinĂ« nĂ« dorĂ«n e RamĂ«s.

Sot pak muaj para zgjedhjeve, 3 liderët e opozitës janë nën arrest. Sali Berisha është në arrest. Ilir Meta dhe Fatmir Mediu janë nën persekutim publik nga çështjet që iu janë hapur. Vetëm 2 ditë më parë kolegu ynë shkoi pas hekurave vetëm pse tha disa të vërteta për vëllanë e Xhafajt. Ky i fundit edhe pse duhet të ishte para drejtësisë për ligjin antimafia ka marrë nga Rama drejtimin e një komision për të ndryshuar reformën në drejtësi. Beleri u arrestua dy ditë para se të zgjidhej kryetar bashkie, edhe ai me dëshmitar të rremë, por u zgjodh europarlamentar nga burgu.

Ky parlament nuk respekton as Kushtetuesen. Çështja Xhaçka tregon qĂ«ndrimin e kĂ«saj mazhorance ndaj kĂ«saj gjykate. Pika tjetĂ«r Ă«shtĂ« ajo e kontratave me PPP, kontratave korruptive qĂ« nĂ« fakt duhet tĂ« zhvillohen me tenderĂ« ndĂ«rkombĂ«tar”, tha Paloka. /Telegrafi/

The post Aksioni pas arrestimit të Salianjit, PD bojkoton komisionet parlamentare appeared first on Telegrafi.

Rama publikon pamje nga Alpet Shqiptare: Bukuria e Bjeshkëve të Kelmendit

Kelmendi, Njësia Administrative në Malësinë e Madhe është kthyer në një prej destinacioneve që nuk njeh stinë.

I rrethuar nga fshatra turistikë, me histori shekullore, ushqimet karakteristike, mikpritje, arkitekturë alpine e kanë shndërruar Malësinë e Kelmendit një një udhëtim të paharruar për turistë të shumtë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga bjeshkët e Kelmendit teksa turistët eksplorojnë natyrën mahnitëse edhe në këtë fund shtatori.

Zona ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, që nga turizmi i aventurës, tek ai i vëzhgimit dhe duke vijuar me kulinarinë dhe trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike të zonës.

Eksplorimi i shpellave, lundrimi me kajak në lumin Cem, ecjet në terrenet e pashkelura, kalërimi mes magjisë së natyrës unike, zona e Kelmendit ka shumë or të ofruar.

Tamara, qendra e Kelmendit vetĂ«m 46 kilometra nga Kopliku, Ă«shtĂ« njĂ« prej fshatrave mĂ« tĂ« frekuentuar nĂ« veri. Rruga qĂ« tĂ« çon drejt TamarĂ«s pĂ«rveç infrastrukturĂ«s moderne tĂ« ofron edhe pamje mahnitĂ«se tĂ« “Leqeve tĂ« Hotit”.

Razma, Boga, Zona e Recit në Komunën e Shkrelit, Lepusha, Vermoshi, Selca, janë të tjera pika turistike të njohura në Komunën e Kelmendit.

Turistët vendas e të huaj mund të eksplorojnë shpella të ndryshme në gjithë Malësinë e Madhe të cilat u ofrojnë edhe të dhëna jetësore të popullimit mijëravjeçare ku më të njohurat janë shpellat në Kelmend, Shkrel, Kastrat e Gruemirë. /Telegrafi/

The post Rama publikon pamje nga Alpet Shqiptare: Bukuria e Bjeshkëve të Kelmendit appeared first on Telegrafi.

Aksident me pesë të plagosur në Fier, makinat përplasen dhe përfundojnë në kanal

Një aksident me pesë të plagosur ka ndodhur në dalje të fshatit Fier-Shegan, në rrugën nacionale Lushnje-Berat. Dy mjete, një tip Smart dhe një Toyota janë përplasur njëra me tjetrën.

Si rezultat i përplasjes dy mjetet kanë përfunduar në kanalet kulluese përgjatë rrugës.

Bilanci është me pesë të plagosur, mes tyre dhe drejtuesit e mjeteve të cilët tashmë ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, dy drejtuesit e mjeteve kanë kryer manovër të gabuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ndërsa blutë e qarkullimit po disiplinojnë trafikun. /Telegrafi/

The post Aksident me pesë të plagosur në Fier, makinat përplasen dhe përfundojnë në kanal appeared first on Telegrafi.

PjesĂ« e bandĂ«s sĂ« “BabagjyshĂ«ve”, Ilir Kupa kĂ«rkon tĂ« dalĂ« nga regjimi i posaçëm i izolimit

Ilir Kupa ka bërë rekurs në Gjykatën e lartë, ku ka kërkuar shfuqizimin e urdhërit të Ministrisë së Drejtësisë, që e ka vendosur atë në regjimin 41-biss.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka urdhëruar në 11 dhjetor të vitit të kaluar vendosjen e tij në regjimin e posaçëm.

Albert Kupa (alias Ilir Kupa) po vuan dënimin për 6 vepra të ndryshme penale në burgun e Peqinit.

Ilir Kupa nĂ« vitin 2014-2015, ka qenĂ« i pĂ«rfshirĂ« nĂ« aktivitetin kriminal tĂ« grupit tĂ« bandĂ«s sĂ« “BabagjyshĂ«ve”, pjesĂ«marrĂ«s nĂ« disa vjedhje/grabitje, si dhe dhĂ«nien e vlerave monetare me pĂ«rqindje.

Gjithashtu ai ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti grek për disa vepra të rënda penale. /Telegrafi/

The post PjesĂ« e bandĂ«s sĂ« “BabagjyshĂ«ve”, Ilir Kupa kĂ«rkon tĂ« dalĂ« nga regjimi i posaçëm i izolimit appeared first on Telegrafi.

❌