Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Masakër në Haiti, banda vret 70 persona, me tyre gra dhe fëmijë

Dhjetëra njerëz, përfshirë tre foshnja, u vranë në një sulm bandash në qendër të Haitit, sikurse tha në një deklaratë Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Anëtarët e bandës Gran Grif përdorën pushkë automatike për të vrarë të paktën 70 persona të enjten, duke përfshirë 10 gra dhe tre foshnja.

Sulmi ndodhi në qytetin Pont Sondé, rreth 50 milje në veri të Port-au-Prince, ku dhuna e bandave ka vazhduar të përhapet, sipas OKB-së. Të paktën 16 persona u plagosën rëndë në sulm, duke përfshirë dy anëtarë të bandës të goditur gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë Haitiane, tha OKB. Anëtarët e bandës i vunë flakën gjithashtu të paktën 45 shtëpive dhe 34 automjeteve, duke detyruar disa banorë të largohen.

Ministria e Shëndetësisë e Haitit, përmes një deklarate u shpreh se u mobilizua për t’iu përgjigjur incidentit, por u përball me sfida për të hyrë në vend për shkak të situatës së tensionuar. “Megjithësë në kushte jashtëzakonisht të vështira sigurie, viktimat e këtij sulmi po kujdesen nga institucionet vendore”, tha ministria.

Kryeministri i Haitit Garry Conille ofroi ngushëllimet e tij për të prekurit nga sulmi. “Ky krim i urryer, i kryer kundër grave, burrave dhe fëmijëve të pambrojtur, nuk është vetëm një sulm ndaj këtyre viktimave, por ndaj gjithë kombit Haitian”, tha ai.

Gran Grif është banda më e fuqishme në Artibonite, sipas OKB-së . Muajin e kaluar, Luckson Elan, lideri i supozuar i bandës, u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara për “shkelje serioze të të drejtave të njeriut duke përfshirë rrëmbimin, vrasjen, rrahjen dhe përdhunimin e grave dhe fëmijëve”.

Dhuna e bandave në Haiti është përhapur në vitet e fundit, me sulmet që janë bërë më të dhunshme. OKB raporton se të paktën 3.661 njerëz janë vrarë që nga janari i këtij viti.

Në qershor, forcat e huaja të sigurisë mbërritën në Haiti si pjesë e misionit Mbështetja e Sigurisë Shumëkombëshe (MSS), i projektuar për të ofruar siguri dhe për të rivendosur ligjin dhe rendin për kombin e Karaibeve.

Pas sulmit të së enjtes, OKB-ja bëri thirrje për ndihmë shtesë financiare dhe logjistike për MSS dhe kërkoi një “hetim të shpejtë dhe të plotë” mbi sulmin dhe “dëmshpërblime për viktimat dhe familjet e tyre”.

The post Masakër në Haiti, banda vret 70 persona, me tyre gra dhe fëmijë appeared first on Lapsi.al.

Një bandë haitiane vret të paktën 70 persona, duke përfshirë tre foshnje

Burra të armatosur që i përkisnin bandës Gran Grif vranë të paktën 70 njerëz, duke përfshirë tre foshnje, teksa kalonin nëpër një qytet të Haitit duke qëlluar me pushkë automatike mbi banorët, tha të premten një zëdhënës i Zyrës për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara.

“Jemi të tmerruar nga sulmet e bandave të së enjtes në qytetin Pont-Sonde në departamentin Artibonite të Haitit”, tha zëdhënësi Thameen Al-Kheetan në një deklaratë, transmeton Telegrafi.

Të paktën 16 persona të tjerë u plagosën rëndë në sulmin në orët e para të së enjtes, duke përfshirë dy anëtarë të bandës të goditur gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë haitiane, sipas OKB-së.

Anëtarët e bandës thuhet se i vunë flakën të paktën 45 shtëpive dhe 34 automjeteve, duke i detyruar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre.

“Ky krim kundër grave, burrave dhe fëmijëve të pambrojtur nuk është vetëm një sulm kundër viktimave, por kundër të gjithë kombit haitian”, tha kryeministri Garry Conille në X.

Forcat e sigurisë, të mbështetura nga partnerët ndërkombëtarë, po përforcojnë ndërhyrjen e tyre.

Në një audio mesazh të shpërndarë në mediat sociale të enjten, udhëheqësi i Gran Grif, Luckson Elan, i cili u sanksionua nga OKB muajin e kaluar, fajësoi shtetin dhe viktimat për sulmet, duke akuzuar banorët se mbetën pasivë ndërsa ushtarët e tij u vranë nga policia ose grupet vigjilente. /Telegrafi/

The post Një bandë haitiane vret të paktën 70 persona, duke përfshirë tre foshnje appeared first on Telegrafi.

Terror në Haiti/ Bandat hapin zjarr ndaj banorëve, 70 të vdekur dhe 16 të plagosur rëndë

Një skenë terrori “pushtoi” Haitin ku persona të armatosur që i përkisnin një bande, siç njoftoi OKB hapën zjarr ndaj qytetarëve. Nga të shtënat u vranë 70 persona dhe 16 u plagosën rëndë.

“Anëtarët e bandës Gran Grif, të armatosur me pushkë automatike, hapën zjarr mbi banorët, duke vrarë të paktën 70 njerëz, duke përfshirë rreth 10 gra dhe tre foshnja,” tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Ne jemi të tmerruar nga sulmet e bandave të enjten në qytetin Pont-Sotte në departamentin Artimonit të Haitit”, tha përfaqësuesi i UNHCR-së në vend.

Sipas OKB-së, të paktën 16 vetë u plagosën rëndë në sulmin në orët e para të së enjtes, pasi anëtarët e bandës thuhet se dogjën të paktën 45 shtëpi dhe 34 automjete, duke i detyruar banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

The post Terror në Haiti/ Bandat hapin zjarr ndaj banorëve, 70 të vdekur dhe 16 të plagosur rëndë appeared first on Albeu.com.

Një bandë e armatosur sulmon qytetin, të paktën 20 të vdekur në Haiti

Të paktën 20 persona, përfshirë fëmijë janë vrarë pasi një bandë e armatosur sulmoi një qytet të vogël në Haiti.

Mediat e huaja raportojnë se dhjetëra të tjerë u plagosën ndërsa anëtarët e bandës Gran Grif sulmuan nëpër Pont-Sondé në rajonin qendror Artibonite rreth 71 km (44 milje) në veri-perëndim të kryeqytetit Port-au-Prince.

Pamjet video tregojnë grupe njerëzish që ikin nga dhuna me motoçikleta dhe në këmbë. Një prokuror i qeverisë e përshkroi sulmin si “një masakër”, raportoi Associated Press.

Bandat e armatosura kanë marrë kontrollin e pjesëve të mëdha të Haitit dhe një mision policie i mbështetur nga OKB, i udhëhequr nga oficerë nga Kenia, filloi në qershor në një përpjekje për të kthyer kontrollin.

Numri i saktë i të vdekurve nga sulmi nuk është i qartë – media lokale raportoi se më shumë se 50 ishin vrarë, ndërsa një grup i të drejtave të njeriut nga Haiti e vendos shifrën në 20 ose më shumë, tha AP.

Gran Grif thuhet se është një nga bandat më të dhunshme të Haitit. Në janar të vitit 2023 anëtarët e saj u akuzuan për sulmimin e një stacioni policie pranë Port-Sonde dhe vrasjen e gjashtë oficerëve.

Ai gjithashtu fajësohet për mbylljen e detyruar të një spitali që u shërben më shumë se 700,000 njerëzve. Banda ka rreth 100 anëtarë dhe është akuzuar për krime duke përfshirë vrasje, përdhunim, grabitje dhe rrëmbime, sipas një raporti të OKB-së të cituar nga AP. Si themeluesi dhe udhëheqësi aktual i saj janë subjekt i sanksioneve të SHBA-së.

Sulm mes bandave në Haiti, të paktën 20 viktima

Të paktën 20 persona, përfshirë fëmijë janë vrarë pasi një bandë e armatosur sulmoi një qytet të vogël në Haiti.

Ndërsa 50 të tjerë u plagosën. BBC shkruan se qytetarët u tmerruan pas përplasjes mes bandave duke u munduar të largoheshin nga zona ku ndodhi sulmi për të shpëtuar.

Një prokuror i qeverisë e përshkroi sulmin si “një masakër”, raportojnë mediat e huaja.

Bandat e armatosura kanë marrë kontrollin e pjesëve të mëdha të Haitit dhe një mision policie i mbështetur nga OKB, i udhëhequr nga oficerë nga Kenia , filloi në qershor një përpjekje për marrë përsëri kontrollin.

/abcnews.al/

OKB zgjat misionin e sigurisë në Haiti edhe për një vit, shkak dhuna e bandave

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka zgjatur mandatin e një misioni policor shumëkombësh në Haiti për një vit tjetër, ndërsa kombi i Karaibeve lufton për të frenuar një rritje të dhunës dhe paqëndrueshmërisë së bandave.

Rezoluta, e miratuar unanimisht të hënën, shprehu “shqetësim të thellë për situatën në Haiti duke përfshirë dhunën, aktivitetet kriminale dhe zhvendosjen masive”.

Kombet e Bashkuara zgjatën misionin e policisë të drejtuar nga Kenia, i cili po kërkon të ndihmojë Policinë Kombëtare të Haitit për të rimarrë kontrollin e zonave nën kontrollin e bandave, deri më 2 tetor 2025.

Vendimi vjen vetëm disa ditë pasi OKB-ja raportoi se të paktën 3,661 njerëz ishin vrarë në Haiti në gjysmën e parë të vitit 2024 mes dhunës “të pakuptimtë” të bandave që ka përfshirë vendin.

Udhëheqësit haitianë paralajmëruan javën e kaluar se ata “nuk janë afër fitimit” të betejës kundër grupeve të armatosura, të cilat prej muajsh kanë kryer sulme dhe rrëmbime në të gjithë kryeqytetin Port-au-Prince dhe në pjesë të tjera të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post OKB zgjat misionin e sigurisë në Haiti edhe për një vit, shkak dhuna e bandave appeared first on Euronews Albania.

❌