Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Elmazi: Së shpejti tenderi për interkonektorin me shtetin grek, me këtë i japim fund varësisë nga gazi rus

Drejtori i SH.A. NOMAGAS, Muhamed Elmazi thotë se së shpejti do t’i jepet fund varësisë nga gazi rus, situatë kjo që është krijuar në Maqedoni që nga vitet e ’90-ta. Elmazi tha se javëve në vijim pritet të shpallet tenderi për interkonektorin me Greqinë, që do të sigurojë furnizim me gaz prej shteteve tjera.

“Ne si NOMAGAS bëjmë vetëm përçimin e gazit, nuk kemi distribuim. Momentalisht furnizohemi vetëm prej shtetit bullgar, ku është gazi rus. Tash javëve në vijim, presim që të hapet përmes Bankës Evropiane për Zhvillim, procedura e ritenderimit të intekonektorit me shtetin grek, dhe prej aty do të furnizohemi edhe prej tjetër furnizuesi, në këtë rast, nuk do të jetë gaz rus, shumica e gazit do të jetë prej shteteve tjera”, tha për “TV21” Muhamed Elmazi, drejtor i NOMAGAS.

I pyetur se kur do të fillojë procedura për interkonektorin me shtetin grek, Elmazi tha se pritet që deri në fund të vitit të zgjidhet operatori.

“Besojmë që deri në fundvit do të kemi të zgjedhur operator dhe do të fillojnë punimet nga janari i vitit 2025 dhe në vitin 2027 pritet përfundimi i projektit dhe pastaj të fillojë të deportojë edhe gaz tjetër, pos atij rus, çka do ta minojë, do ta largojë jashtë përdorimit pjesën më të madhe të asaj pjese që vjen nga shteti bullgar”, pohoi për TV21 Muhamed Elmazi, drejtor i NOMAGAS.

Për këtë projekt sot foli edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili tha se projekti është një nga qëllimet strategjike të kësaj qeverie, respektivisht projekti për lidhjen e gazit me interkonektorin në Greqi, për të cilin sot u nënshkrua një memorandum i përbashkët me kryeministrin serb Milosh Vuçeviq, i cili është në vizitë në vend. -Me këtë, ne po ulim varësinë nga gazi rus, dhe si një shtet tranzit do të sigurojmë një mundësi shtesë për Evropën Qendrore për furnizimin me gaz, tha Mickoski.

 

The post Elmazi: Së shpejti tenderi për interkonektorin me shtetin grek, me këtë i japim fund varësisë nga gazi rus appeared first on Telegrafi.

❌