Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Gjelat” vendosin drejtësi në “EPET Arena”, UEFA cakton arbitrat e sfidës Çeki-Shqipëri

Pritet një sfidë spektakolare dhe padyshim shumë e zjarrtë.

Jo më kot, organi më i lartë qeverisës i futbollit në Evropë, UEFA i ka dhënë një rëndësi të veçantë takimit të kësaj të premte në Pragë mes Çekisë dhe Shqipërisë, përballje kjo mes dy skuadrave që kanë pretendime për t’u ngjitur në Kategorinë A të Nations League.

Organizata që drejton futbollin europian ka caktuar një katërshe gjyqtarësh francezë për takimin në fjalë, me emra të cilët janë shpesh edhe në arenën ndërkombëtare në nivele të larta.

Kryesori do të jetë 41-vjeçari Benoit Bastien, i cili në karrierën e tij nuk ka drejtuar kurrë përfaqësuesen “Kuqezi” në arenën ndërkombëtare. Në rolin e arbitrave anësorë do të jenë Hicham Zakrani dhe Aurelien Berthomieu, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Thomas Leonard. /i.m /abcnews.al

Një francez për kuqezinjtë, UEFA cakton arbitrin e sfidës Çeki-Shqipëri

Shqipëria do të përballet me Çekinë me 11 tetor, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Për takimin që do mbahet në “epet ARENA”, Pragë, UEFA ka vendosur që të arbitrojë një gjyqtar francez. Benoit Bastien do të ndajë drejtësi në këtë sfidë, ndërsa do të ketë edhe ndihmën e Hichman Zakrani dhe Aurelien Berthomieu. […]

The post Një francez për kuqezinjtë, UEFA cakton arbitrin e sfidës Çeki-Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

❌