Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ish truproja: Princ William, xheloz për popullaritetin e Harry

Ish truproja e Princeshë Dianas,Ken Wharfe, ka folur së fundmi për raportin e princit William me princ Harry.

Gjatë një interviste për podcastin “A Right Royal”, ish truproja zbuloi se  , William ka qenë gjithmonë shumë xheloz për popullaritetin e Harry-t, madje që kur ishin fëmijë.

“Harry bën shumë shaka dhe ky tipar e ka dalluar që në moshë të vogël. Njerëzit i duan personat me humor të hollë dhe shakaxhinj dhe Harry është një prej tyre. Një pjesë e problemit mes William-it dhe vëllait ishte pikërisht ndjesia e xhelozisë për popullaritetin që kishte Harry gjatë gjithë kohës,” tha ai.

Ken shtoi gjithash se Harry ka trashëguar disa nga tiparet  të Princeshës , si e qeshura dhe dëshira për argëtim.

“Harry ka një stil unik, jo vetëm në pamjen e jashtme, por edhe në pjesën e komunikimit dhe bisedat ku përfshihet. Ndaj, William është ndjerë shpesh në pozita inferiore në krahasim me të vëllanë.

Por, kohët e fundit ka pasur tentativa për paqe mes të dyve pasi William dhe Kate Middleton uruan publikisht Harry-n për ditëlindjen e tij të 40-të.

The post Ish truproja: Princ William, xheloz për popullaritetin e Harry appeared first on Lapsi.al.

❌