Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Europiani U-17, Shqipëria pret Kroacinë në “Air Albania”

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Gjithçka gati për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17. Shqipëria, Hollanda, Kroacia dhe Ishujt Faroe, katër skuadrat e grupit 3 do të zbresin nesër në fushë dhe do të luajnë ndeshjet përkatëse të këtij raundi në vendin tonë.

Kombëtarja shqiptare do të luajë takimin e parë të grupit ndaj Kroacisë nesër në stadiumin “Air Albania”, në ora 15:00. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco janë grumbulluar që prej të dielës në Durrës dhe kanë marrë ngarkesën e plotë fizike gjatë këtyre ditëve dhe janë gati për ndeshjen e parë të grupit. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike.

Sakaq, në ora 11:00 do të luhet ndeshja e parë e grupit 3, mes Hollandës dhe Ishujve Faroe. Dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën nesër në stadiumin “Niko Dovana”.

Federata e Futbollit fton të gjithë tifozët shqiptarë të mbështesin kuqezinjtë e vegjël në shkallët e stadiumit “Air Albania”. Hyrja në të dyja stadiumet do të jenë falas.

 

The post Europiani U-17, Shqipëria pret Kroacinë në “Air Albania” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Europiani U-17/ Shqipëria pret Kroacinë në “Air Albania”, Holanda përballet me Ishujt Faroe në “Niko Dovana”

Gjithçka është gati për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17.

Shqipëria, Hollanda, Kroacia dhe Ishujt Faroe, katër skuadrat e grupit 3 do të zbresin nesër në fushë dhe do të luajnë ndeshjet përkatëse të këtij raundi në vendin tonë.

Kombëtarja shqiptare do të luajë takimin e parë të grupit ndaj Kroacisë nesër në stadiumin “Air Albania”, në ora 15:00. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco janë grumbulluar që prej të dielës në Durrës dhe kanë marrë ngarkesën e plotë fizike gjatë këtyre ditëve dhe janë gati për ndeshjen e parë të grupit. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike.

Sakaq, në ora 11:00 do të luhet ndeshja e parë e grupit 3, mes Hollandës dhe Ishujve Faroe. Dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën nesër në stadiumin “Niko Dovana”.

Federata e Futbollit fton të gjithë tifozët shqiptarë të mbështesin kuqezinjtë e vegjël në shkallët e stadiumit “Air Albania”. Hyrja në të dyja stadiumet do të jenë falas. /FSHF

Kualifikueset e Europianit “Shqipëri 2025” për U-17/ Kombëtarja nis grumbullimin, trajneri Tedesco shpall listën e lojtarëve

Kombëtarja shqiptare U-17 nis sot grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025” për këtë grupmoshë. Trajneri i skuadrës kuqezi, Andrea Tedesco ka shpallur sot listën me emrat e 22 lojtarëve të grumbulluar për tre ndeshjet zyrtare të këtij raundi, që do të zhvillohen në vendin tonë gjatë këtij muaji.

11 nga futbollistët e kësaj liste aktivizohen në klube të huaja, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga kampionati shqiptar. Stafi teknik i U-17 ka zhvilluar disa miqësore dhe seleksionime gjatë këtij viti për t’u përgatitur si duhet për këtë raund kualifikues. Skuadra do të zhvillojë në Tiranë përgatitjet që prej 6 tetorit e deri në fund të ndeshjeve.

Shorti e ka vendosur Kombëtaren shqiptare në Grupin 3 së bashku me Hollandën, Kroacinë dhe Ishujt Faroe me ndeshjet që do të luhen në datat 9, 12 dhe 15 tetor 2024.

Shqipëria U-17 do të luajë ndeshjen e parë ndaj Kroacisë më 9 tetor me sfidën që nis në ora 15:00 dhe më 12 tetor do të përballet me Hollandën (ora 15:00). Të dyja këto ndeshje do të luhen në stadiumun “Air Albania”. Sakaq, ndeshja e tretë dhe e fundit në grup e Shqipërisë do të jetë ajo ndaj Ishujve Faroe, e programuar më 15 tetor, ora 13:30 dhe do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena”.

Finalet e këtij kompeticioni do të zhvillohen në Shqipëri në majin e vitit 2025, një ngjarje madhore që do të organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe UEFA, teksa kanë nisur prej kohësh përgatitjet për mikpritjen e këtij eventi. Kombëtarja shqiptare është e kualifikuar automatikisht në finalet e këtij kompeticioni si vend pritës, ndërsa shtatë vendet e para të çdo grupi do t’i bashkangjiten skuadrës shqiptare në këto finale. /FSHF 

Lista me lojtarët e grumbulluar: 

❌