Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama: Administrata ishte e dhunuar nga presioni politik, sot sjell rezultate në procesin ‘’Screening’’

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në fjalën e tij në aktivitetin për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, se administrata publike më parë nuk ka pasur mundësinë që të ndjehet e motivuar për të shprehur aftësitë e saj.

Ai tha se gjatë kësaj periudhe 11-vjeçare administrata publike ka përjetuar një proces rrënjësor transformimi, duke dalë nga ndenja e frikës dhe pasigurisë për shkak të presionit nga politika, duke u shndërruar në një skuadër që ka prodhuar rezultate të prekshme.

“Ajo që ka ndodhur është që në procesin e diagnostikimit të Shqipërisë apo siç quhet në gjuhën e Adeas dhe të Ulsiut, ‘’Screening’’ me BE, një skuadër goxha e madhe në numër, ka arritur të prodhojë një rezultat që për mua ka qenë absolutisht befasues. Nëse do ma thoshte dikush më parë, do ta dyshoja fort dhe nëse kam patur gjithmonë një frikë nga momenti i hapjes së atij procesi, duke dëgjuar të tjerë kolegë që e kishin njohur më parë se ç’është procesi i diagnostikimit të një vendi që futet për të hapur negociatat me BE, ka qenë se si do t’ia dalim ne kësaj; një ballafaqim absolutisht besoj unë, i pa krahasueshëm për nga thellësia dhe nga sfida intelektuale ose sfida e aftësisë në asnjë provim që kemi bërë. Një provim shumë, shumë i vështirë dhe faktikisht ai nuk ka qenë momenti i ballafaqimit me një të vërtetë të hidhur, por ka qenë momenti i përplasjes me një realitet shumë herë më të mirë se sa edhe unë vetë me të gjithë dëshirën që ta mendoja të mirë, nuk do ta kisha menduar ndonjëherë”, tha Rama.

“Kështu që e them këtë së pari sepse besoj që në këto 11 vjet është bërë një punë serioze, e vështirë, pa diskutim jo e mjaftueshme për të thënë që është një punë e kryer për të transformuar administratën publike dhe për t’i dhënë administratës publike një forcë aftësish dhe një mundësi të shprehjes së tyre që nuk e ka patur më parë. Administrata publike më parë ka pasur njerëz të zotë pa diskutim.

Sot ju sapo keni hyrë, me siguri do të njihni në ministri apo në institucione të tjera njerëz që mund të jenë në prag të pensionit, që kanë 30 apo 40 vjet në administratë dhe që kanë qenë aty, dhe që janë njerëz thesare të administratës, por administrata jonë publike nuk ka pasur as mundësinë që të ndihet e motivuar për t’u shprehur dhe as aftësinë për ta shprehur atë që është dashur të bëjë siç e bëri në procesin ‘’Screening’’, sepse ka qenë një administratë e dhunuar nga presioni politik”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

The post Rama: Administrata ishte e dhunuar nga presioni politik, sot sjell rezultate në procesin ‘’Screening’’ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Opozita kritike ndaj dokumentin qeveritar për negociatat me BE-në

Komisioni parlamentar për Çështjet Europiane mori në shqyrtim të hënën një dokument të qeverisë shqiptare për “Pozicionin Negociues për Grupimin 1 të kapitujve “Themelorët” për negociatat për anëtarësimin në BE”, i cili pritet të diskutohet në mbledhjen e dytë ndër-qeveritare mes Tiranës dhe Brukselit në tetor. Por opozita e priti me kritika këtë dokument, edhe […]

The post Opozita kritike ndaj dokumentin qeveritar për negociatat me BE-në appeared first on Reporter.al.

❌