Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mazniku: Platforma e qeverisjes vendore, mundësi për zgjidhje konkrete në dobi të komuniteteve

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, tha se “platforma e dialogut është një mekanizëm ndërveprimi midis qeverisë dhe pushtetit  vendor për zgjidhjen e çështjeve social ekonomike në dobi të komuniteteve lokale”.

I pranishëm në takimin që u zhvillua sot në Kryeministri, me të zgjedhurit vendorë për disa tema të rëndësishme të bashkëpunimit në interes të komunitetit Mazniku tha se, “nga ana tjetër platforma e qeverisjes vendore do të jetë një mekanizëm që do të na japë mundësinë që këto takime t’i bëjmë me specifike dhe online”.

Ai njoftoi se, platforma tashmë është funksionale dhe quhet qeverisjavendore.gov.al

Ministri falënderoi AKSH-in për të gjithë mbështetjen për krijimin e platformës që siç theksoi Mazniku, “do ta na japë mundësi që përveç promovimit të shembujve më të mirë të bashkive, të konsultojmë çështje dhe bashkitë e tjera të marrin këto modele suksesi në praktikat e punës së tyre”.

Mazniku informoi se në këtë platformë janë publikuar të gjitha thirrjet për aplikim në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare të BE-së, të trajnimeve, kuadrit rregullator ndërsa janë publikuar një serë vendimesh tip, që i shërbejnë bashkive si model për t’i adaptuar për nevojat e tyre.

Sipas tij, pjesa më e rëndësishme është dialogu vendor ku krijohet mundësia në mënyrë periodike për të këmbyer eksperiencat në fusha të ndryshme  si bujqësi, siguri, arsim, prona, shëndetësi, dhe për këto tema është mundësia e diskutimit online me përfaqësuesit përkatës të qeverisë.

Ai tha se, nga takimet do të dalin detyra për t’u zgjidhen nga të dy palët, të qeverisë dhe pushtetit vendor.

Element i dytë i platformës,vijoi Mazniku, është shfrytëzimi i aseteve të pashfrytëzuara në territor.

“Platforma  jep mundësi që bashkitë të hedhin informacion për asetin dhe ne të kemi mundësinë për vijimin e procesit që ky aset të rrjetëzohet në funksion të zhvillimit”, tha ai.

Mazniku njoftoi se ka nisur procesi i legalizimit dhe po ecën mirë.

“Kemi firmosur 28 marrëveshje në bashkëpunim me ASHK-së. Kemi evidentuar një problem të cilin e kemi adresuar me një amendim ligjor që stafet e bashkisë të firmosin në aktet e kontrollit në terren duke i dhënë mundësinë, që bashkitë të ndihmojnë në procesin e kontrollit në terren duke lehtësuar këtë proces dhe duke i dhënë shtytje procesit nga pushteti vendor”, tha ministri Mazniku.

The post Mazniku: Platforma e qeverisjes vendore, mundësi për zgjidhje konkrete në dobi të komuniteteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌