Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nga 1 janari një biletë për gjithë transportin urban në Prishtinë, komuna nënshkruan kontratë me 24 operatorë privatë

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar sot kontrata me 24 operatorë privatë të transportit publik në kryeqytet.

Përmes kësaj kontrate, këta operatorë obligohen që të blejnë autobusë të rinj brenda një viti, në të kundërtën atyre mund t’u revokohet licenca.

I pari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po bënë shumë ndryshime në kryeqytet në të mirë të qytetarëve.

Rama tutje ka bërë të ditur se kjo kontratë do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

“Sot është një ditë që shënon një transformim të kryeqytetit, ne po e ndërlidhim transportin privat. Sektori privat që ka funksionuar me kontrata 1-vjeçare tani e tutje do t’i kenë 8-vjecare.

Me këtë kontratë qytetarët do të kenë vetëm një biletë që vlenë për të gjithë transportin urban. I kemi 24 kompani që do e nënshkruajnë kontratën me ta. Me kontrata 8-vjeçare secili prej jush keni me pas mundësi të bleni autobusë të rinj, ndoshta edhe elektrik”, ka deklaruar Rama. /Telegrafi/

The post Nga 1 janari një biletë për gjithë transportin urban në Prishtinë, komuna nënshkruan kontratë me 24 operatorë privatë appeared first on Telegrafi.

Gjendja e transportit publik: Ndani me ne përvojën tuaj

Faktoje po zhvillon një pyetësor në lidhje me gjendjen e transportit publik në vend. Ne duam të mësojmë nëpërmjet jush, në lidhje me cilësinë e shërbimit dhe problemet kryesore që hasni.

Ju ftojmë të ndani mendimet dhe përvojat tuaja, duke plotësuar pyetësorin e mëposhtëm. Ne duam t’ju sigurojmë se të dhënat tuaja janë të sigurta dhe do të lexohen vetëm nga stafi ynë, me qëllimin e identifikimit të problematikave dhe raportimit sa më korrekt të tyre.

Të dhënat tuaja personale nuk do të publikohen në asnjë rast, pa marrë më parë pëlqimin tuaj. Ju mund të na kontaktoni gjithashtu në adresën tonë të e-mailit: [email protected] apo përmes rrjeteve tona sociale në Facebook, Instagram, Linkedin.

The post Gjendja e transportit publik: Ndani me ne përvojën tuaj appeared first on Faktoje.al.

❌