Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një ditë më parë falenderoi Ramën, reagon kryebashkiaku demokrat: Nuk ka lidhje me politikën, ja pse e bëra

Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzës, Hil Curri ka komentuar falenderimin publik që i bëri kryeministrit Rama në mbledhjen me kryebashkiakët e vendit një ditë më parë. I ftuar në një program televiziv, Curri theksoi se ky falenderim është një shenjë mirënjohjeje për miratimin e një VKM-je që mbështet zonat rurale me vështirësi, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme për zhvillimin e këtyre komuniteteve.

Ai theksoi se falenderimi për kryeministrin është një detyrë që i takon çdo funksionari publik dhe se kjo nuk ka lidhje me politikën në vetvete. Në përgjigje të pyetjeve mbi angazhimin e tij në protestën e opozitës, e organizuar më 7 tetor, Curri konfirmoi se kishte marrë pjesë dhe theksoi se si kryebashkiak, detyra e tij nuk e ndalon atë të angazhohet në aktivitete opozitare.

“Unë mendoj që pyetja që më bëre ka lidhje me panteizmin, sepse ne marrëdhëniet si kryebashkiakë i kemi të lidhura më Kryeministrinë. Për arsyen se jemi bashki me resurse natyrore. Ne bëmë dy takime, një në Shkodër, ishte takim historik. Duke ardhur nga shoqëria civile do krijoj një marrdhënie, e cila duhet që ta zhvillojë demokracinë shqiptare, pse jo dhe të përshtatet tek politikat e Bashkimit Europian. Ne u takuam pas 15 viteve për sqarim sepse kishin 15 vite që nuk bënim një mbledhje të përbashkët bashkitë e majata dhe të djathta.

Unë nuk mendoj që e dua një anëtar të komunitetit tim më pak se një kryetar i Bashkisë së Vlorës. Kështu që takimi struktural kishte takimin e caktuar për një V.K.M që ne na ka favorizuar shumë si zona. Pjesa falenderuese është pjesa që i takon një detyrë të caktuar dikujt dhe ai e kryen , në këtë rast ishte falenderimi për kryeministrin. Kjo nuk ka lidhje me politikën mendoj unë. Në protest, patjetër isha. Lirinë e votës e quaj një liri të pazëvendësueshme. Kjo është pjesa opozitare, kurse lidhja që kemi si kryebashkiakë me detyrën është krejt tjetër,” tha Curri.

The post Një ditë më parë falenderoi Ramën, reagon kryebashkiaku demokrat: Nuk ka lidhje me politikën, ja pse e bëra appeared first on Sot News | Lajme.

❌