Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama ndan pamjet: Resorti që prezanton denjësisht ofertën turistike në bregdetin e Durrësit


TIRANË, 9 tetor/ATSH/ “Grand Blue Fafa Resort”, po prezanton denjësisht ofertën turistike në bregdetin e Durrësit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të këtij resorti, të cilin e konsideroi si modelin se si sipërmarrjet lider në këtë treg bëhen të tilla duke branduar çdo ditë veten nën kornizat e cilësisë, shërbimit ekselent dhe përsosjes së vetvetes përmes trajnimit dhe edukimit.

Menaxherja e këtij resorti tregon se si nisi udhëtimi i këtij resorti.

“Kompania “Fafa Group” ka më shumë se 25 vite që operon në tregun shqiptar, kryesisht në fushën e ndërtimit. Në vitin 2013, tregon menaxherja e këtij resorti pamë të kishte një kërkesë të lartë të operatorëve turistikë për struktura akomoduese në Durrës.

“Kjo na bëri që apartamentet që i kishim për shitje në Durrës t’i kthenim në dhoma hotelerie”, tregon ajo.

Sezoni turistik ende vazhdon. Durrësi është sot një destinacion i qëndrueshëm dhe shumë i kërkuar nga turistë europianë që janë duke u kthyer për pushime vit pas viti. Ndërkohë edhe turistë të shumtë, të akomoduar në këtë resort vlerësuan bregdetin e Durrësit, shërbimin në këtë resort dhe ushqimin e ofruar. Ata premtojnë të rikthehen.

Fokusi i kompanisë sa i përket prodhimeve ushqimore mbetet prodhimi vendas. Një vit para fillimit të sezonit turistik, kompania siguron kontrata bashkëpunimi me fermerë të zonës për të siguruar një produkt cilësor dhe për të ndihmuar prodhimin vendas gjithashtu. Këto produkte u ofrojnë pushuesve shijen tradicionale shqiptare, që ata kaq shumë e kërkojnë.

Afro 8.3 milionë të huaj kanë ardhur në Shqipëri nga janari deri në shtator. Fluksi i lartë i të huajve këtë vit ka tejkaluar me gati 30% më shumë numrin e atyre të hyrë vjet për po të njëjtën periudhë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, për periudhën janar-gusht peshën kryesore të turistëve e mbajnë shqiptarët nga Kosova me 2.5 milionë hyrje.

Grupi i dytë i vizitorëve të huaj është ai i italianëve me rreth 658 mijë hyrje. Vendin e tretë e mbajnë vizitorët nga Maqedonia e Veriut me 510 mijë hyrje, ndërsa në vend të katërt janë turistët nga Greqia me 450 mijë hyrje.

The post Rama ndan pamjet: Resorti që prezanton denjësisht ofertën turistike në bregdetin e Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌