Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 July 2024Main stream

Horoskopi, e shtunë, 13 Korrik 2024/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

12 July 2024 at 22:59

Horoskopi, e shtunë, 13 Korrik 2024 DASHI Sot do jeni seriozë dhe do dini si të mbroni përherë idetë tuaja. Nëse jeni në një lidhje, edhe pse partneri do bëjë të pamundurën që t’iu kënaqë ju do tregoheni shumë mosmirënjohës. Ka rrezik që mes jush të lindë tension dhe probleme. Mundohuni të paktën të mos […]

The post Horoskopi, e shtunë, 13 Korrik 2024/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Të gjithë me sytë nga Berlini, formacionet e mundshme të finales Spanjë-Angli

By: armand
12 July 2024 at 22:55

Spanjë – Angli, kjo është finalja e Euro 2024 e programuar për të dielën e 14 korrikut në orën 21:00 në stadiumin e Berlinit në Gjermani. Tanimë skuadrat kanë nisur përgatitjet për duelin e madh dhe kërkojnë trofeun. I katërti nëse do fitohet nga Spanja dhe i pari për Anglinë. Luis de la Fuente i […]

The post Të gjithë me sytë nga Berlini, formacionet e mundshme të finales Spanjë-Angli appeared first on BoldNews.al.

Kur popullsia lokale në Evropë vuan prej turizmit

12 July 2024 at 22:51

Shumë rajone turistike në Europë këtë verë presin rekorde te reja vizitorësh. Por në shumë vende banorët po ngrihen kundër turizmit masiv. A ka zgjidhje? Në Venecia madje vitet e fundit disa banorë kanë zaptuar shtëpi. Ata konsiderojnë se qyteti po vuan pasojat nga turizmi dhe banorët nuk po ia dalin me strehimin për vete. […]

The post Kur popullsia lokale në Evropë vuan prej turizmit appeared first on BoldNews.al.

Qëndroni në ambiente me ajër të kondicionuar dhe hidratohuni, ja si të shmangni rreziqet e vapës

By: Ardit
12 July 2024 at 22:42

Kjo verë ka shënuar rekorde të temperaturave të larta përvëluese e të dëmshme për shëndetin. Vapa është e rrezikshme, madje edhe vdekjeprurëse, sidomos për të miturit dhe të moshuarit. Sidoqoftë, rreziku për shëndetin nuk vjen vetëm nga vapa gjatë ditës, por edhe temperaturat e larta gjatë natës. Rreziqet nga vapa e natës Drobitja nga vapa […]

The post Qëndroni në ambiente me ajër të kondicionuar dhe hidratohuni, ja si të shmangni rreziqet e vapës appeared first on BoldNews.al.

Kenia, gjenden 6 trupa të pajetë në një vendgrumbullim mbeturinash

By: Mirgen
12 July 2024 at 22:39

Gjashtë trupa femrash në dekompozim u gjetën në një gurore në kryeqytetin kenian të Nairobit të premten, sipas policisë, duke shkaktuar një protestë në një stacion policie aty pranë. “Alarmi u ngrit pas zbulimit të gjashtë trupave të gjymtuar rëndë, të gjitha femra, në faza të ndryshme dekompozimi në gurore, e cila po përdorej si […]

The post Kenia, gjenden 6 trupa të pajetë në një vendgrumbullim mbeturinash appeared first on BoldNews.al.

Shpërndarësit e drogës/ Policia: Një prej të arrestuarve punonte si shofer në KLSH, por jo i kryetarit

12 July 2024 at 22:34

Policia e Tiranës ndërmori gjatë 24 orëve të fundit një aksion për goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike në kryeqytet. Si rezultat u arrestuan 19 persona, teksa u sekuestrua edhe 1.2 kg kokainë, si dhe qindra doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kanabis. Me një njoftim të dytë, Policia e Tiranës bën me […]

The post Shpërndarësit e drogës/ Policia: Një prej të arrestuarve punonte si shofer në KLSH, por jo i kryetarit appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Empoli triumfon me 10 gola në miqësore, shënon edhe Shpendi

By: armand
12 July 2024 at 22:30

Empoli i shqiptarëve shpartalloi me rezultatin 10-0 skuadrën modestë të Kastelfiorentinos, në testin miqësor të zhvilluar ditën e sotme. Vlen të theksohet fakti se rrugën e rrjetës në këtë test e gjeti edhe sulmuesi shqiptar, Stiven Shpendi, i cili e nisi duelin nga stoli, teksa u hodh në fushë në pjesën e dytë. Sulmuesi 19-vjeçar […]

The post VIDEO/ Empoli triumfon me 10 gola në miqësore, shënon edhe Shpendi appeared first on BoldNews.al.

Opozita e Kosovës, vegla në duart e vëllait të Vuçiç, në vend që të respektojnë Berishën

12 July 2024 at 22:19

Nga Enver Bytyçi Prej disa javësh Sali Berisha është zyrtarisht kryetar i opozitës shqiptare. Eshtë njëkohësisht i burgosur politik. Pas njohjes de jure të tij si kryetar i Partisë Demokratike dhe i opozitës atë e kanë vizituar disa figura të njohura ndërkombëtare. Por nga Kosova e ka vizituar vetëm artisti Çun Lajçi dhe ka folur […]

The post Opozita e Kosovës, vegla në duart e vëllait të Vuçiç, në vend që të respektojnë Berishën appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Ciro Immobile transferohet te Besiktas

By: armand
12 July 2024 at 22:14

Besiktas njoftoi këtë të premte mbërritjen e Ciro Immobiles si përforcimi i ri për dy sezonet e ardhshme. Sulmuesi i Lazios u kushtoi arkave të klubit turk tre milionë euro. Italiani kaloi tetë sezonet e fundit në kryeqytetin italian, ku shënoi 207 gola dhe bëri 54 asistime në 340 ndeshje në të gjitha garat. Sulmuesi […]

The post Zyrtare/ Ciro Immobile transferohet te Besiktas appeared first on BoldNews.al.

Zjarret/ Ironia e analistit: Cila kompani ka fituar tenderin e degëve që shuajnë flakët?

By: Ardit
12 July 2024 at 22:04

Teksa vatrat e zjarreve kanë shkrumbuar me dhjetra hektarë në jug të Shqipërisë analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar kapacitetet e autoriteteve shtetërore për të përballuar zjarret në këto kohë të nxehta dhe lënien në mëshirë të fatit të punonjësve të cilët përballen me flakët me mjete primitive. ‘Cila kompani ka fituar tenderin e degëve që […]

The post Zjarret/ Ironia e analistit: Cila kompani ka fituar tenderin e degëve që shuajnë flakët? appeared first on BoldNews.al.

SHBA/ Vazhdon debati brenda Partisë Demokrate mbi kandidaturën e presidentit Biden

By: Re Nato
12 July 2024 at 23:50

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden mori të premten mbështetje nga dy emra të njohur ndër radhët e demokratëve, të cilët thanë se ai duhet të qëndrojë në garën për Shtëpinë e Bardhë, ndërsa anëtarë të tjerë të partisë po ngrenë pikëpyetje nëse presidenti aktual 81 vjeçar është në gjendje të rizgjidhet dhe të udhëheqë vendin.

“Jam me Bidenin, pavarësisht drejtimit që ai zgjedh”, tha ligjvënësi James Clyburn në programin ‘Today’ të rrjetit ‘NBC’, një ditë pas konferencës së presidentit Biden.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, emri i të cilit është përmendur si zëvendësues i mundshëm i zotit Biden, tha se është gjithashtu në mbështetje të presidentit. “Jam plotësisht me të. Nuk kemi dallime”, tha ai në një intervistë të publikuar nga rrjeti ‘CBS’.

Ligjvënësi Clyburn, 83 vjeçar, është një zë që gëzon respekt në mesin e komunitetit të afrikano-amerikanëve, mbështetja e të cilit është shumë i rëndësishëm për fushatën e presidentit Biden, ndërsa zoti Newsom, 56 vjeç, është një nga disa guvernatorët e rinj që shihen si e ardhmja e partisë.

Ndërkohë, një tjetër ligjvënës demokrat ka kërkuar që presidentit Biden të heqë dorë nga gara për Shtëpinë e Bardhë. Deri tani, të paktën 19 ligjvënës kanë kërkuar tërheqjen e zotit Biden në mënyrë që partia të mund të zgjedhë një kandidat tjetër, pas paraqitjes së tij në dobët në debatin e 27 qershorit kundër kundërshtarit republikan Donald Trump.

“Hapni udhën për një nga shumë udhëheqësit tanë të aftë demokratë, që të kemi mundësi më të mira për ta mposhtur Donald Trumpin”, shkroi në rrjete sociale ligjvënësja Brittany Pettersen.

Zyrtarët demokratë, donatorë dhe aktivistët po përpiqen të përcaktojnë nëse zoti Biden është kandidati i duhur për ta mposhtur zotin Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit dhe nëse është në gjendje të shërbejë për një mandat tjetër katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Dy donatorët demokratë, Dmitri Mehlhorn dhe John Morgan, i thanë agjencisë Reuters se besimi i tyre u rrit pas konferencës së mbrëmshme të presidentit Biden. Por, gazeta ‘New York Times’ njoftoi se i se donatorë të paidentifikuar i kanë thënë Komitetit të Veprimit Politik Demokrat, i ashtuquajtur “Super PAC” i cili mbldh fonde të dhuruara në mbështetje të zotit Biden, se afro 90 milionë dollarë të premtuara do të pezullohen në pritje të vendimit nëse Presidenti amerikan Joe Biden do të vazhdoje të mbrojë kandidaturen e tij.

Një grup ligjvënësish hispanikë biseduan me zotin Biden të premten, tha një ndihmës i tij. Ndërsa udhëheqësit e grupit kanë mbështetur presidentin, disa anëtarë të tjerë nuk kanë shprehur qëndrimet e tyre.

Takimi Jeffries-Biden

Hakeem Jeffries, udhëheqësi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se u takua me presidentin Biden të enjten mbrëma, për t’i përcjellë atij mendimet e ligjvënësve për kandidaturën e tij.

“Shpreha mendimet e gjera, pikëpamjet e sinqerta dhe përfundimet rreth rrugës që kemi përpara”, shkroi zoti Jeffries në një letër drejtuar kolegëve. Ai nuk tha nëse ai vetë mendon se zoti Biden duhet të qëndrojë në garë.

Ndërsa shumica e votuesve janë të ndarë në ideologjitë e tyre, sondazhet tregojnë se gara mbetet e ngushtë.

Demokratët janë të shqetësuar se mbështetja e ulët për zotin Biden dhe shqetësimet në rritje se ai është shumë i vjetër për këtë detyrë, mund t’u kushtojë me humbje të vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, duke i lënë pa kontroll mbi pushtetin në Uashington, nëse republikani Trump fiton Shtëpinë e Bardhë. Konferenca e së enjtes e zotit Biden u dha argumente edhe atyre që e mbështesin edhe atyre që dyshojnë në kapacitetin e tij.

Në një moment, presidenti Biden iu referua nënpresidentes së tij Kamala Harris, si “nënpresidenti Trump”. Pak orë më parë, gjatë takimit të nivelit të lartë të NATO-s në Uashington, ai prezantoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy si “presidenti Putin”.

Presidenti Biden herë pas here ngatërronte përgjigjet e tij në konferencë, por gjithashtu jepte vlerësime të hollësime mbi çështjet globale, duke përfshirë sulmin rus kundër Ukrainës dhe konfliktin Izrael-Hamas në Gazë, gjë që solli në kujtesë përvojën e tij prej dekadash në skenën botërore.

Disa ekspertë demokratë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se paraqitja e zotit Biden nuk do të ketë ndikim të ndjeshëm në debatin brenda partisë mbi gjendjen e tij.

Presidenti Biden do të mundohet të zhvendosë vëmendjen tek rivali i tij Trump gjatë një tubimi në Detroit.

Ai dhe demokratë të tjerë kanë paralajmëruar se një program gjithëpërfshirës politik i hartuar nga aleatët konservator i quajtur ‘Projekti 2025’, do t’i jepte ish-presidentit Trump mundësi “të realizojë tekat e tij”. Zoti Trump është distancuar nga projekti.

Në Miçigan ndodhet edhe selia e sindikatës së punëtorëve të industrisë së automjeteve, udhëheqësit e së cilës kanë mbështetur zoti Biden, por tani po vlerësojnë opsionet e tyre, thanë tre burime për agjencinë Reuters.

Ish-presidenti Trump do të jetë në qendër të vëmendjes kombëtare javën e ardhshme. Partia Republikane do të mbajë kuvendin e saj në Miluoki, për t’i dhënë atij kandidaturën zyrtare për president.

Një sondazh i rrjeteve NPR dhe PBS, i publikuar të premten, zbuloi se presidenti Biden prin me 50 për qind me 48 për qind ndaj rivalit Trump, një rritje e lehtë nga pozita e tij para debatit. Por, disa ekspertë jopartiakë kanë paralajmëruar se zoti Biden po humbet terren në një pjesë të vogël të shteteve kyçe që pritet të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve./VOA

“Spanja eleminoi ekipet pretendente”/ Finalja e EURO 2024, Tami Kona: Anglinë e vërtetë e pamë në ndeshjen ndaj Holandës

By: Re Nato
12 July 2024 at 23:32

Menaxheri i futbollit, Tami Kona thotë se finalja mes Spanjës dhe Anglisë, për kampionatin evropian, EURO 2024, do të jetë një përballje ku të dyja ekipet do të fillojnë gjithçka nga zero.

Në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News, Kona u shpreh se Spanja ka eleminuar ekipe pretendente, si Gjermania dhe Spanja.

Sipas Konës, Anglia e ka treguar veten vetëm në ndeshjen me Holandën.

“Kemi një Spanjë, ka eleminuar ekipe pretendente, Anglia ishte e para sa i përket koeficientit, por jo më mbrapa ishin Gjermania dhe Franca, që kjo Spanjë i eleminoi. Fjala finale, por mjafton të përmend, që para 4 vjetësh, ishte Anglia favorite. Anglia, jo rastësisht kuotohej në vend të parë për fitimin. Në grupe, pati disa surpriza. Sado e përfolur Anglia, deri para ndeshjes me Holandën, ne thamë, me gjithë mend e bënë pretendente? Harry Kane ishte i lodhur. Bellingham, nuk është si te Real Madrid. Foden, është ai i Manchester City-t? Anglinë e kemi parë vetëm me Holandën. Futbolli më i bukur se Spanjë-Gjermani, ndeshja më e bukur e kampionatit”, theksoi ai./abcnews.al

Finalja e EURO 2024/ Ledio Pano: Spanja me moral më të lartë, Anglia ka zhvilluar ndeshje të vakta

By: Re Nato
12 July 2024 at 23:13

Ish futbollisti Ledio Pano thotë se Spanja shkon më moral më të lartë në finalen e madhe të Berlinit, të kampionatit evropian, EURO 2024.

Në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News, Pano u shpreh se ekipi spanjoll ka arritur rezultate pozitive te të gjitha ndeshjet që ka zhvilluar deri më tani.

Ndërsa për Anglinë, Pano deklaroi se arritja e finales është sukses, teksa “Tre Luanbët” kanë zhvilluar ndeshje të vakta dhe jo spektakolare.

“Është vazhdë e gjithë lojërave që kanë zhvilluar. Besoj se Spanja shkon me moral të lartë, ka marrë rezultate pozitive te të gjitha ndeshjet. Edhe Anglia, është sukses që ka shkuar në finale. Që nga fillimi i këtij evropiani, përqindja më e lartë i jepej Anglisë. Kjo Angli, me ato ndeshje të vakta dhe jo spektakolare, është në finale. Gjatë kësaj kohe, është folur pse Anglia është në këtë gjendje, ka pasur kritika për lojtarët dhe trajnerin. Ka marrë rezultatin dhe kaq. Unë besoj se 20 minuta luajti edhe ndeshjen e fundit me Holandën. Ishte ajo Angli që prisnim të gjithë. Spanja ka luajtur me ekipet më të forta.”, theksoi ai./abcnews.al

 

Uzuni ndër më të kërkuarit, “gjigantët” spanjollë vihen pas “legjionarit”

12 July 2024 at 22:56

Sezoni i parë në La Liga nuk shkoi siç ndoshta do të donte. Në planin personal Myrto Uzuni nuk ka zhgënjyer, por skuadra e tij Granada duket se do të zbresë sërish në një kategori më poshtë në futbollin spanjoll.

Pasi u shpall golashënuesi më i mirë në sezonin e shkuar të La Liga 2, duke fituar edhe “Këpucën e Artë” të kampionatit, sulmuesi kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës plot 11 herë në elitën e futbollit spanjoll, si dhe ka dhuruar një asistim por kaq nuk kanë ndihmuar skuadrën e Granada, që renditet në zonën e ftohtë në La Liga, mirëpo nëse skuadra e tij duket se shkon e sigurt drejt rënies, për Uzunin ka një tjetër të ardhme.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, ai do të qëndojë në elitë, madje duke bërë edhe kapërcimin e madh në karrierën e tij. Duke qëndruar në këto raportime, Granada do të nxjerrë në shitje yjet e saj në fund të sezonit, përfshirë edhe sulmuesin “kuqezi”.

Myrto Uzuni ka admirues të shumtë në La Liga, përfshirë “Andaluzianët” e Sevilla dhe skuadrën e Las Palmas, të cilat janë mbushin thasët për kartonin e futbollistit 28-vjeçar dhe sipas specialistëve të “Transfermarkt”, kartoni i tij vlerësohet 9 milion euro, megjithatë Granada duket se ka pretendime më të mëdha financiare. /i.m /abcnews.al

Shkelja e të drejtave të njeriut/ Amerika do të vendosë kufizime vizash për zyrtarët kinezë

By: lia rda
12 July 2024 at 22:49

Shtetet e Bashkuara do të vendosin kufizime vizash për zyrtarët kinezë për shkak të “përfshirjes së tyre në shtypjen e komuniteteve të margjinalizuara fetare dhe etnike“, njoftoi këtë të premte Departamenti i Shtetit.

“Kina ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve të saj për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, siç tregohet nga gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit në Xinjiang, erozioni i lirive themelore në Hong Kong, shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Tibet dhe represioni transnacional në mbarë botën”, pohoi Departamenti i Shtetit.

Ai i bëri thirrje Kinës që t’u përmbahet parimeve të përmbajtura në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe të pranojë shumë nga rekomandimet e bëra këtë vit gjatë Rishikimit Universal Periodik të të Drejtave të Njeriut, duke përfshirë lirimin e pakushtëzuar të qytetarëve të saj që ka ndaluar në mënyrë arbitrare dhe të padrejtë./abcnews.al

Forcat amerikane shkatërrojnë tre drone të rebelëve Houthi

By: Re Nato
12 July 2024 at 22:44

Komanda Qendrore e SHBA ka thënë se 3 dronë u shkatërruan në një zonë të kontrolluar nga Houthi të Jemenit gjatë 24 orëve të fundit.

Dronët paraqisnin një “kërcënim të menjëhershëm për SHBA-në, forcat e koalicionit dhe anijet tregtare në rajon”, sipas një deklarate, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Njoftimi erdhi pasi Houthi-t thanë se kishin shënjestruar dy herë një anije komerciale – në Detin e Kuq dhe ngushticën Bab al-Mandab – me një numër raketash balistike dhe detare dhe dronë.

Grupi ka nisur prej muajsh sulme ndaj anijeve pranë ujërave të Jemenit në shenjë solidariteti me palestinezët në Gaza.

July 12 U.S. Central Command Update

In the past 24 hours, U.S. Central Command (USCENTCOM) forces successfully destroyed three Iranian-backed Houthi uncrewed aerial vehicles (UAV) in a Houthi-controlled area of Yemen.

It was determined these UAVs presented an imminent threat to… pic.twitter.com/zEFiOThGVb

— U.S. Central Command (@CENTCOM) July 12, 2024

Shembet shkolla në Nigeri, 17 nxënës të vdekur. Mbi 100 të bllokuar

By: Xhen Sila
12 July 2024 at 22:44

Disa fëmijë kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë bllokuar pasi një shkollë u shemb në shtetin qendror të Plateau të Nigerisë, raporton BBC. Ngjarja ndodhi teksa nxënësit ishin në klasa të premten në mëngjes.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave (Nema) tha se “numri i saktë i vdekjeve është ende duke u konfirmuar”. Raportet e mediave thonë se të paktën 17 nxënës kanë humbur jetën. Në një postim në X, Nema tha se më shumë se 40 studentë të bllokuar u shpëtuan dhe u dërguan në spitalet lokale.

Shkaku i shembjes nuk dihet, por banorët thanë se ngjarja ka ndodhur pas tre ditësh shirash të dendur./abcnews.al

Në kërkim të një aventure të re, Keidi Bare kërkohet në Spanjë e Greqi

12 July 2024 at 22:36

Prej disa ditësh tashmë, Keidi Bare nuk është më lojtar i Espanyol, me klubin spanjoll që ka zyrtarizuar mesditën e 28 qershorit largimin e fierakut, i cili e ka veshur fanellën e Espanyol në 119 ndeshje, përgjatë katër sezoneve të fundit, duke qenë një lojtar kyç në mesfushon e “Bardhekaltërve” katalunjas, me këta të fundit, që në deklaratën e tyre e kanë cilësuar Baren, si “luftëtar” i palodhur, si dhe një shembull i sakrificës dhe i përkushtimit.

Ditët e fundit është përfolur se Bare mund të transferohet në Pire, aty ku “gjigantët” grek të Olympiacos kanë filluar të kërkojnë përforcime për sezonin e ardhshëm, ku do të kërkojnë titullin kampion në Greqi, si dhe do të luftojnë për një vend mes më të mirave të Europa League, por jo vetëm pasi 26-vjeçarin e kërkojnë edhe në Spanjë, me skuadrat e Leganes dhe Rayo Vallecano, që janë vënë pas “Legjionarit”.

Bare luan prej 8 vitesh në Spanjë, e nëse transferohet në Greqi, do ishte një eksperiencë krejt e re për fieriakun, që hapat e para të karrierës i ka hedhur tek skuadra e Apolonisë. Bare  nuk ishte pjesë e skuadrës së Sylvinho në Kampionatin Evropian, ndonëse ishte grumbulluar nga teknik brazilian gjatë kualifikueseve. /i.m /abcnews.al

Pas 18 anëtarëve të Kongresit, edhe Mike Levin i bën thirrje Biden të tërhiqet

By: lia rda
12 July 2024 at 22:26

Kongresmeni demokrat, Mike Levin i bëri thirrje këtë të premte presidentit amerikan Joe Biden të tërheqë kandidaturën e tij për zgjedhjet e nëntorit.

Duke nënvizuar se ka respekt për shërbimin shumëvjeçar të Joe Biden, 45-vjeçari Levin tha në deklaratën e tij: “Mendoj se është koha që Presidenti Biden të dorëzojë stafetën“, duke shtuar se “është koha për të ecur përpara, me një lider të ri”.

Deri më tani, 18 anëtarë të Kongresit dhe një senator demokrat i kanë bërë thirrje publikisht Presidentit Biden të tërhiqet nga gara. Ata janë kongresmenët Lloyd Doggett (Texas), Raul Grijalva (Arizona), Seth Moulton (Massachusetts), Mike Quigley (Illinois), Angie Craig (Minnesota), Adam Smith (Washington), Mickey Sherrill (New Jersey), Pat Ryan (New Jersey), Earl Blumenauer (Oregon), Hilary Solten (Michigan), Brad Snyder (Illinois), Ed Case (Hawaii), Greg Stanton (Arizona), Jim Himes (Connecticut), Scott Peters (Kaliforni), Eric Sorensen (Illinois), Brittany Petersen (Kolorado), Mike Levin (Kaliforni) dhe Senatori Peter Welch (Vermont)./abcnews.al

Hungaria akuzon BE-në: Dëshiron të sabotojë misionin e paqes së Orban

By: Xhen Sila
12 July 2024 at 22:20

Hungaria, e cila mori presidencën e radhës së BE-së, ka akuzuar unionin se dëshiron që të sabotojë “misionin e paqes” mes Ukrainës dhe Rusisë, të ndërmarrë nga kryeministri Viktor Orban.

“Përkrahësit e luftës në Bruksel e kundërshtojnë misionin hungarez të paqes, dhe kështu sulmojnë presidencën aktuale dhe kryeministrin: paqja është e nevojshme dhe është e nevojshme të veprohet për këtë qëllim”, thuhet në një deklaratë të qeverisë së Budapestit.

Orban nuk u ftua në seancën e parë plenare të Parlamentit Evropian, ku drejtuesi i radhës i presidencës mban tradicionalisht një fjalim kryesor, pikërisht për shkak të vizitës në Moskë, e cilësuar si shkelje e rregullave të BE-së./abcnews.al

❌
❌