Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 September 2024Main stream

“U dënova jo për pikturat, por një familjar u cilësua ‘armik i popullit’”, rrëfehet Çeka: Për 10 vite kam shkruar “Rroftë Enveri”

By: lia rda
26 September 2024 at 11:10

Periudha e regjimit komunist ka qenë tepër e vështirë për piktorin Çlirim Çeka, i cili u internua pasi shoqëroi në festat e Nëntorit një figurë të rëndësishme të politikës.

Ai ka treguar për emisionin “Pas Mesnate” se internuan te Artistikja ‘Migjeni’, ku nga një pedagog i arteve shkruajti për 10 vite parulla dedikuar liderit komunist Enver Hoxha.

Çeka e kujton këtë periudhë me shumë emocion, pasi të gjithë kolegët e tij iu kthyen kundra, në mënyrë që të mbështesnin regjimin.

“Unë isha shumë në rregull me veprat e mia, i kisha dhe në Galerinë e Arteve. Unë shoqërova një figurë në atë kohë që ishte e rëndësishme në politikë. Edhe kur u festua 28-29 Nëntori, mora kurajon ta shoqëroja deri në qendër të Tiranës ku festohej festa. Unë e shoqërova se e kisha të afërt. E dija që atë e kishin pezulluar nga puna dhe së shpejti do ta cilësonin dhe ‘armik të popullit’. Por unë pata kurajon dhe e bëra. Ai ishte pezulluar nga puna e rëndësishme, ishte i izoluar. Ai kishte qejf të shikonte, atë harenë…

Mua më pezulluan nga puna dhe më bën atë ‘gjyqin’ përpara pedagogëve. Më bënin shumë pyetje absurde.

Unë u nervozova në kulm, sepse këto ishin edhe provokuese dhe jo të vërteta. Ata vdisnin për Enver Hoxhën dhe jetën e jepnin për atë. Kështu ishte komunizmi. Përplasa grushtin dhe u inatosa shumë. Pastaj, po prisja ku do më çonin. Disa thoshin jashtë Tirane nga Kukësi, që të mos ketë kontakte, të tjerë thoshin në jug.

Më pas menduan te Artistikja Migjeni me motivin për riedukim, sepse nuk isha politikisht i pjekur, sepse unë shoqërova atë.

Te Artistikja Migjeni, shkruaja parulla. Mendo ça ulje e madhe është që një pedagog i arteve të shkruaj parulla ‘Rroftë Enver Hoxha’ për 10 vjet”, ka treguar Çeka./abcnews.al

❌
❌