Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Me sytë nga “Botërori 2026”, në SHBA kanë nisur punën për organizimin e turneut

13 September 2024 at 19:16

Kupa e Botës do të kthehet pas tre dekadash në Amerikën e Veriut me një plan ambicioz të prezantuar nga FIFA, që ka zgjeruar me 48 skuadra fazën finale të turneut më të rëndësishëm të futbollit duke nisur nga viti 2026.

Për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika përballen me një sfidë të vërtetë sa i përket infrastrukturës, përfshirë stadiumet.

Ndeshjet do të luhen në 16 qytete të ndryshëm në të tre shtetet, ndërsa organizatorët amerikanë kanë nisur punën, ku pjesa më e madhe e energjive janë fokusuar te përshtatja e impianteve.

Terrenet e fushave janë shumë të rëndësishme dhe studiues të fushës po punojnë që pas dy vitesh ato të jenë në kushtet më optimale.

“Ata po kalojnë për herë të parë tre kufij. I pari ka të bëjë me numrin më të madh të skuadrave. Nga 32 bëhen 48. Kjo është një rritje me 50% dhe sigurisht kërkon rritjen në të njëjtin nivel të numrit të dhomave, të hoteleve, të stadiumeve dhe fushave stërvitore”,- u shpreh Trey Rogers, njëri prej ekspertëve të zgjedhur për kryerjen e këtyre studimeve.

Siç thonë vetë ekspertët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ndërtojnë stadium futbolli e për këtë arsye lind nevoja për të modifikuar ata ekzistues, sidomos fushat në kampuset e Universiteteve që do të përdoren si terrene për stërvitje dhe kjo sjell nevojën e mënyrave të reja për zhvillimin e tapeteve të barit.

Mes tre organizatorëve të “Botërorit 2026”, Kanadaja do të presë për herë të parë këtë turne, ndërsa Meksika e ka zhvilluar dy herë në shtëpi në vitin 1970 dhe 1986, ndërsa Shetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1994. /i.m /abcnews.al

Humbja ndaj Gjeorgjisë, Shqipëria humbet dy pozicione në renditjen e FIFA-s

By: armand
13 September 2024 at 15:35

Kombëtarja shqiptare  e futbollit ka humbur pozicione në klasifikimin e FIFA-s falë ndeshjeve të fundit në Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë regjistruan një fitore jashtë fushë, por edhe një humbje në shtëpi. Suksesi ndaj Ukrainës në transfertë i dha Shqipërisë pikë të rëndësishme pasi kundërshtari renditej më lart se kuqezinjtë në renditjen e FIFA-s. Por […]

The post Humbja ndaj Gjeorgjisë, Shqipëria humbet dy pozicione në renditjen e FIFA-s appeared first on BoldNews.al.

❌
❌