Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 September 2024Main stream

Agjencia franceze e lajmeve “AFP” shënjestër e një sulmi kibernetik

29 September 2024 at 07:54

Agjencia franceze e lajmeve “Agence France-Presse” (AFP) është goditur nga një sulm kibernetik, ka njoftuar agjencia në një deklaratë. Sulmi ndaj sistemit IT të AFP-së, i cili ndikoi pjesërisht në teknologjinë e transmetimit te klientët, u zbulua dje. Nuk dihet se kush qëndron pas sulmit.

“Departamenti teknik i AFP-së, i ndihmuar nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Francës (ANSSI), po merret me hetimin e incidentit”, tha agjencia.

Megjithëse sulmi dëmtoi përkohësisht transmetimin, raportimi i AFP-së në mbarë botën vazhdoi si zakonisht. Sulmi ndaj agjencisë së lajmeve pasoi një incident të madh kibernetik në mars, i cili preku disa ministri dhe institucione shtetërore franceze.

Hakerët pro-rusë morën përgjegjësinë për sulmin, megjithëse autoritetet franceze nuk e konfirmuan këtë në atë kohë.

Franca akuzon Rusinë për rritje të përpjekjeve për destabilizim – që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini në shkurt të vitit 2022.

Agjencia shtetërore polake e lajmeve PAP u hakerua gjithashtu në maj – dhe qeveria në Varshavë fajësoi shërbimet e inteligjencës ruse për incidentin.

Before yesterdayMain stream

Stacionet e trenit në Britani goditen nga një sulm kibernetik, shkëputet interneti

By: E.K
26 September 2024 at 13:29

Zyrtarët e transportit të Britanisë dhe Policia po hetojnë një “incident kibernetik” që ka goditur rrjetet publike të internetit në stacionet më të mëdha hekurudhore në vend. Pasagjerët që përpiqeshin të lidheshin me internet në stacionet përfshirë “Manchester Piccadilly”, “Birmingham New Street” dhe “11 London” të mërkurën në mbrëmje, u përballën me një mesazh “Ne […]

The post Stacionet e trenit në Britani goditen nga një sulm kibernetik, shkëputet interneti appeared first on FaxWeb.

Arrestohet një i dyshuar se përndiqte online të miturën

15 August 2024 at 12:20

Një 21 vjeçar, banues në Durrës, u arrestua të enjten nga Policia e Tiranës për veprat penale të “përndjekjes” dhe “falsifikimit kompjuterik” ndaj dy vajzave, njëra prej të cilave shtetase e mitur. “Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka administruar kallëzim nga një shtetase, banuese në qytetin e Tiranës, se në mënyrë të vazhdueshme është […]

The post Arrestohet një i dyshuar se përndiqte online të miturën appeared first on Reporter.al.

❌
❌