Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 September 2024Main stream

Baçi shoqëroi Salianjin në burgun e Fierit: Kushdo nga deputetët mund të ishte në vendin e tij

By: redi
27 September 2024 at 21:21

Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka qenë i pranishëm pranë burgut të Fierit dhe priti Ervin Salianjin. Baçi dha një prononcim për mediat, ku ka theksuar se sipas tij, Salianji është i dënuar politik nga mazhoranca dhe kryeministri Rama. Deputeti demokrat në Fier ka thënë se do të jenë në mbështetje të Salianjit gjatë periudhës që ai do të kryejë dënimin në burg. Për të Rama kishte informacione të…

Source

“Do të jemi pranë tij” Baçi para burgut të Fierit: Salianji i dënuar politik, çdokush nga ne mund të ishte sot në vendin e tij

By: D Marku
27 September 2024 at 20:37

Deputeti Luan Baçi, ka pritur në ambientet e burgut të Fierit, ku ka deklaruar se ndodhet aty në mbështetje të deputeti Ervin Salianji, i cili pritet të vuajë dënimin me një vit burg në këtë IEPV.

“Në burgun e Fier vjen sot një koleg dhe mik i imi, koleg i PD i dënuar politikisht nga kjo mazhorancë dhe ky kryeministër. Absolutish do të jemi pranë tij dhe në krah të tij. Strukturat e degës së qarkut Fier do të jenë në dispozicion të tij. Është detyrimi ynë meqë institucioni u vuajtjes së dënimit të tij është në Fier.

Kushdo mund të ishte sot në vend të tij. Salianji përveçse ka bërë një dënim që u vërtetua katërçipërisht i vërtetë, sepse vëllai i Xhafajt u dënua ë Itali, si mund të themi që Salianji është dënuar me të drejtë. Është një i dënuar politik, është një goditje ndaj opozitës”, tha Baçi

The post “Do të jemi pranë tij” Baçi para burgut të Fierit: Salianji i dënuar politik, çdokush nga ne mund të ishte sot në vendin e tij appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

E denoncoi për shpifje, Luan Baçi fiton gjyqin ndaj kryebashkiakes së Roskovecit

By: Oldi
21 September 2024 at 16:58

Deputeti i PD-së Luan Baçi ka fituar edhe në Gjykatën e Apelit procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufi. Kjo e fundit e kishte kallëzuar Baçin për shpifje. Deputeti demokrat, sikurse në Shkallën e Parë edhe në Apelin e Posaçëm u shpall i pafajshëm, ndërsa procesi nisi pas një denoncimi që Baçi bëri në […]

The post E denoncoi për shpifje, Luan Baçi fiton gjyqin ndaj kryebashkiakes së Roskovecit appeared first on BoldNews.al.

E denoncoi për shpifje, Baçi fiton gjyqin ndaj kryebashkiakes së Roskovecit

By: user 11
21 September 2024 at 15:03

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka fituar edhe në Gjykatën e Apelit procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufi. Ishte Bufi ajo që e kishte kallëzuar Baçin për shpifje. Deputeti demokrat u shpall i pafajshëm, në një proces që nisi pas një denoncimi që Baçi bëri në rrjetet sociale.

Në një status të datës 11 gusht 2022 Baçi kishte shkruar për humbjen e jetës së një të mituri në lumin Seman. Ai kishte humbur kohë më parë edhe të vëllain në të njëjtat rrethana. Baçi në statusin e tij akuzonte Bufin për mosmbështetje të familjes Hysa që rezultuan edhe me probleme të theksuara ekonomike. Bufi sipas Baçit i mohonte edhe ndihmën sociale familjes.

Kujtojmë se kryebashkiakja Majlinda Bufi është person nën hetim nga SPAK, pas publikimit të një denoncimi nga emisioni investigative “Piranjat”, ku kryebashkiakja shantazhonte sanitaren e një shkolle dhe një qytetar që të mos shkonte të votonte në zgjedhjet 14 majit, pasi ky i fundit është deklaruar si mbështetës i kandidatit të opozitës. Bufi i bën presion qytetarit me faktin se bashkia i ka rikonstruktuar shtëpinë, e tani ai i është borxhli e s’duhet të shkojë të votojë për opozitën.

The post E denoncoi për shpifje, Baçi fiton gjyqin ndaj kryebashkiakes së Roskovecit appeared first on Lapsi.al.

❌
❌