Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kongresisti Torres për Banjskën: Kërkojmë që autorët të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre brenda Kosovës

24 September 2024 at 23:26

Kongresisti Ritchie Torres, njëherësh bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, ka folur për rastin e Banjskës.

Në një shkrim në Twitter, Torres kërkoi që autorët e sulmit të mbajnë përgjegjësi.

“Sot janë bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjska të Kosovës. E nderojmë sakrificën e policit Afrim Bunjaku në mbrojtjen e popullit gjatë këtij sulmi dhe kërkojmë që autorët të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre brenda Kosovës”, shkroi Torres.

Më herët gjatë ditës pati edhe reagime të tjera.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, bëri homazhe te varri i Bunjakut në Vushtrri më 24 shtator.

“Sot iu bashkova Qeverisë së Kosovës dhe kolegëve të mi diplomatikë për ta nderuar kujtimin e oficerit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në detyrë në sulmin e Banjskës, një vit më parë. Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjet dhe presin që kryerësit dhe të gjithë të përfshirët në këtë krim të tmerrshëm të mbahen përgjegjës”, shkroi Hovenier në X.

Ndërkaq, BE-ja tha se pret nga Serbia të ndërmarrë hapa të nevojshëm për t’u siguruar që të dyshuarit për kryerjen e sulmit vdekjeprurës në Banjskë të japin llogari.

Kosova e ka cilësuar sulmin si terrorist dhe e akuzon shtetin e Serbisë se ka gisht në të. Serbia i ka mohuar akuzat.

Në fillim të këtij muaji, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave për këtë sulm./Telegrafi/

Today marks one year since the terrorist attack in Banjska, Kosovo.

May we honor the sacrifice of police officer Afrim Bunjak in protecting the public during this attack, and demand that the perpetrators are held accountable for their actions within Kosovo.

— Rep. Ritchie Torres (@RepRitchie) September 24, 2024

The post Kongresisti Torres për Banjskën: Kërkojmë që autorët të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre brenda Kosovës appeared first on Telegrafi.

❌
❌