Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 September 2024Main stream

Salianji drejt burgut/ Elezi: Të gjithë në opozitë janë rritur me një mjedis sajesash. Nura: Përgjegjësitë janë individuale

By: lia rda
27 September 2024 at 13:43

Ndërkohë, që deputeti Ervin Salianji është në pritje të arrestimit të tij, pasi Apeli la në fuqi dënimin me 1 vit burg, për çështjen “Babale”, deputeti Ibsen Elezi thotë se një pjesë e mirë e opozitës e kanë në gen shpifjen.

I ftuar në “News Line”, ai thekson se fryma është krijuar që nga koha e sistemit komunist.

Për opinionin publik, së pari duhet t’i referohemi shpifjes si veprim, pasi është i dënueshëm jo vetëm me normat fetare, por dhe me moralin shoqëror të ndërtuar me mijëra vjet. Shpifja në fakt më shumë rëndon shpifësi, sepse personi për të cilin shpifet koha e vërteton.

Në rastin e asaj që thotë Salianji është e vërtetë, ti mundet t’i referohesh këtij fakti publik, pra do të sulmonte ministrin për shkak se vëllai i vetë i dënuar në Itali jeton dhe policia nuk kryen detyrën e vetë sepse e ka vëllain ministër. Edhe për këtë penalizohet deri në dorëheqje. Ndërsa pjesa tjetër qendron në faktin e një inçizimi, i cili ka qenë një sajesë. Për mua kjo nuk është e nevojshme, por këtu te ne ndodh, pasi Salianji dhe të gjithë ata janë atje, janë rritur në një mjedis sajesash.  Në përgjithësi, ne i kemi sajesat dhe shpifjet në kohën e komunizmit. Një pjesë e mirë në kohën e komunizmit kanë shpifur sepse ishte trysnia për të futur dikë në burg”, tha Elezi.

Ndërsa, gazetari Artur Nura u shpreh se përgjegjësitë janë individuale, ndryshe nga diktatura që ishin shoqërore.

“Është një banalizim i politikës për momentin tim. Tani sipas analizës time, besoj që ka një politizim të çështjes, në rastin kur qytetarët nuk i referohen shpifjes si proces juridik. Në krahun tjetër ka qene një person i dënuar në Itali që fati ka dashur të jetë vëllai i ministrit të Brendshëm dhe përgjegjësia juridike nuk është kurrë familjare, përveç se në rastin e diktaturave. Politikani në fjalë, ka bërë këtë element, dhe ky informacion nuk shkon. Fakti që Salianji është në një proces juridik por politik, kështu që besoj po i japim opozitës motivacion që të ketë sa më shumë mbështetje. Bie fjala zoti Ibseni është nga pjesa e moderuar, po do të eklipsohen më shumë këta politikanë, sepse një djalë i ri do të shkojë në burg. Përgjegjësitë dhe detyrat janë individuale“./abcnews.al

Salianji: Gati të shkoj në burg, pres shkresën e policisë

By: Re Nato
27 September 2024 at 13:33

Deputeti demokrat, Ervin Salianji konferencën e fundit me gazetarët. në selinë e Partisë Demokratike, në pritje të arrestimit të tij, pasi Apeli la në fuqi dënimin me 1 vit burg, për çështjen “Babale”.

Salianji deklaroi se që të enjten e 26 shtatorit, kur Apeli mori vendimi, ka komunikuar me drejtues të prokurorisë dhe policisë dhe ka shprehur gatishmërinë për t’u vetëdorëzuar.

Ndër të tjera, Salianji u shpreh se pret mbërritjen e shkresës, për të bërë arrestimin e tij.

“Unë kam komunikuar që dje me drejtuesit e prokurorisë dhe policisë, jam gati, çfarë ju duhet? Unë hyj tek ata që përballem. Në lidhje me vendimmarjen nëse do jetë këtu, jemi duke diskutuar me Grupin Parlamentar. Do të dëgjojmë kolegët, më pas do të marrim vendimin. Kërkesën e shoh në parim, meqë është precedent i ri, duhet të kishte një mbledhje të Këshillit të Mandateve. Kjo ishte çështja, ne kemi organizuar kërkesa, i jemi drejtuar Kuvendit, Kuvendi reagon me burime. Qëndrimi im nuk ndryshon, do të përballem

Padiskutim ua thashë, si rregull është që duhet të vijë shkresa, por komunikim kam pasur. Do ta zgjidhim sot këtë punë, pa merak. Do të diskutojmë për këtë çështje”, theksoi ai./abcnews.al

Salianji paralajmëron kallëzime të reja, kush janë zyrtarët që do çojë në SPAK

By: Fia Nelaj
27 September 2024 at 13:42

Deputeti Ervin Salianji, ndaj të cilit Gjykata e Apelit ka vendosur dënimin me një vit burg për akuzën “Kallëzim i rremë” lidhur me dosjen “Babale”, ka dalë në një konferencë për shtyp pas depozitimit në Polici të kërkesës për ekzekutimin e këtij vendimi.

Salianji bëri të ditur se do të dorëzoj me kolegët e PD, dy kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, një për nisje të hetimit pasuror ndaj Fatmir Xhafaj, kurse kallëzimi i dytë kundrejt këtij të fundit, kryeministrit Rama, Ardi Veliut e personave të tjerë, të cilët sipas tij kanë falsifikuar procesin gjyqësor ndaj tij.

“Siç e kam paralajmëruar dhe më parë sapo kam firmosur kërkesën për hetimin e pasuror ndaj shtetasit Fatmir Xhafaj, drejtuar kreut të SPAK Altin Dumani. Ne do bëjmë plotësimin për këtë rast ndaj Fatmir Xhafaj dhe lidhjeve të tij. Gjithashtu përfaqësues të tjerë të PD do të depozitojnë në SPAK kallëzimin penal për falsifikim të procesit gjyqësor ndaj meje, për shpërdorim detyre, korrupsion në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ndaj shtetasit Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Ardi Veliu dhe të gjithë personat e tjerë, gjyqatrët e çështjes, dy ish-drejtorët e Policisë së Fierit, etj.. Ne nuk do të ndalemi, premtimet do t’i mbajmë,”-u shpreh Salianji.

Në fjalën e tij Salianji ju ka bërë thirrje qytetarëve dhe dashamirësve të Partisë Demokratike që të bashkohen në një protestë në datën 6 tetor kundër këtij vendimi, të cilin ai e cilësoi si një mekanizëm për të përçarë opozitën.

“Përballë do më kenë që të dërgoj edhe një premtim që jua kam bërë më parë, do më kenë pas një viti dhe do me kën gjatë këtij vit, kur këta siç janë kalbëzuar të rrënohen dhe të rrëzohen. Si ka mundësi që kreët e opozitës nga Saliberisha të jenë në burg ose ndjekje penale. Sali Berisha u mori 600 mijë vota pa vulë, pa emër në listën e votimit dhe pasi nuk ja dolën dot me të erdhën me pranga. As që mund të mendohet që do të ketë dorëzim, kjo është dita jonë e forcës. Më 6 tetor duhet të jemi të gjithë bashkë sepse ata po shfarosin Partinë Demokratike. Kjo nuk është vetëm një thirrje; O sot, o kurrë,” -tha ai.

Gjykata e Apelit vendosi të enjten të lerë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Salianjin dhe dënimin e tij me 1 vit burg për dosjen e njohur si “Babalja”.

Deputeti demokrat u dënua në 2019-ën nga Shkalla e Parë në lidhje me nje audio përgjim, ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë ne trafikun e kanabisit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Salianji paralajmëron kallëzime të reja, kush janë zyrtarët që do çojë në SPAK appeared first on Euronews Albania.

“Kjo është dita ime e fundit në liri”- Ervin Salianji tregon nëse është kontaktuar nga Lulzim Basha: Pavarësisht qëndrimeve që kemi pasur…

27 September 2024 at 13:33
Ervin Salianji tha se kjo është dita e tij e fundit në liri për një vit, por theksoi se pavarësisht kësaj, ai i ka mbledhur të gjitha provat për të dorëzuar në SPAK këllëzim për Fatmir Xhafajn. “Pavarësisht se është dita e fundit e imja në liri kam mbledhur të gjitha provat për ti depozituar

“Kam firmosur kërkesën për hetim pasuror ndaj Fatmir Xhafajt drejtuar SPAK”- Salianji: U çora fasadën! Mendojnë si të mjerë se mund të më mposhtin me burg, por…

27 September 2024 at 13:23
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka deklaruar ka firmosur kërkesën për hetim pasuror ndaj ish-ministrit, Fatmir Xhafajt drejtuar SPAK. Salianji, në një konferencë për mediat, theksoi se “u çora fasadën e këta përpëliten e mendojnë si të mjerë që do të më mposhtim me burg”. Deputeti demokrat u shpreh se nuk do të dorëzohet, ndërsa u bëri thirrje

“Po shkoj në burg si politikan i ri i opozitës”- Ervin Salianji në konferencë para arrestimit: Goditje nën brez për të kënaqur epshet e grupeve kriminale

27 September 2024 at 13:20
Ervin Salianji para arrestimit ka dalë në një konferencë për gazetarët, duke deklaruar se vendimi i dënimit të tij nuk është i drejtë.Ai tha se do të shkojë në burg jo si kallëzues i rreme, por si një politikan i ri i opozitës. Ervin Salianji deklaroi se “kjo është një goditje nën brez për të

Vendimi i Gjykatës së Apelit/ Salianji: Jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës

27 September 2024 at 13:10
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në një konferencë për mediat, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 1 vit burg, u shpreh se urdhrin, sipas tij, e dha ish-ministri Fatmir Xhafaj. “Jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës”, tha Salianji. Ervin Salianji: Sot unë jam i dënuar politik

Salianji në konferencë: Jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës

27 September 2024 at 13:24

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një konferencë për mediat, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me një vit burg, u shpreh se urdhrin e dha ish-ministri Fatmir Xhafaj.

“Jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës”, tha Salianji, teksa pritet zbatimi i vendimit të gjykatës për burgosjen e tij.

“Sot unë jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës dhe porosi të Ramës. Rama, a e paralajmëroi vendimin në seancë? Pse Rama u detyrua të komentonte një vendim gjyqësor? Në çdo deklarim të mëparshëm ka thënë nuk komentoj vendimet. Çfarë e detyroi të shkelte standardin? Që ishte i tërbuar nga një vendim gjyqësor? Kënaqësinë e mori, ndalimin për kandidimin për deputet e arriti”, theksoi Salianji.

“Në 15 maj 2018, dola në këtë foltore me Bardhin e Alibeajn dhe publikuam vendimin në Itali për dënimin e vëllait të Xhafajt. Pas këtij publikimi, si Agron Xhafaj, ashtu edhe vëllai i tij ministër, nuk patën asnjë reagim për tre ditë resht duke u fshehur. Krimi im është që kam denoncuar me emër këdo që i ka rënë në qafë qytetarëve”, shtoi më tej deputeti demokrat. /Telegrafi/

The post Salianji në konferencë: Jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës appeared first on Telegrafi.

Salianji para arrestimit: Goditje nën brez për të kënaqur epshet e grupeve kriminale

By: user 8
27 September 2024 at 13:29

Ervin Salianji para arrestimit ka dalë në një konferencë për gazetarët, duke deklaruar se vendimi i dënimit të tij nuk është i drejtë. Ai tha se do të shkojë në burg jo si kallëzues i rreme, por si një politikan i ri i opozitës.

“Ata u provuan qartësisht që nuk janë funksionarë shteti, por pupacë të narkoshtetit.

Unë kam një kontribut në PD, kam denoncuar afera korruptive. Unë nuk shkoj në burg si kallëzues i rreme sic pretendon gjykata e Belindës së PS apo e Gencëve përfaqësuesve të PS në KQZ, por shkoj si një politikan i ri i opozitës, si një model i ri që ka dëshmuar me prova përfshirjen e ministrit dhe familjes së tij në narkotrafik. Janë shumë nga ata që më thonë

Kjo është një goditje nën brez për të kënaqur epshet nën brez të grupeve kriminale. Por unë e di që kjo është mënyra më e mirë për ti thënë demokratëve dhe miqve që njeriu vlen nëse nuk përkulet, nëse kundërshtarin e përballon me cdo mjet. Sic e kam treguar në cdo përballje elektorale. Të njëjtën gjë do bëj edhe në këto momente. Nuk më trembin mua dhe opozitën. Përballë do më kenë sot, pas një viti, do më kenë gjatë këtij viti, e kështu me radhë derisa të rrëzohen”. 

Lexo më tej: Denoncimi i Geron Xhafajt/ Salianji dënohet me 1 vit burg 

The post Salianji para arrestimit: Goditje nën brez për të kënaqur epshet e grupeve kriminale appeared first on Lapsi.al.

Pritet arrestimi i Salianjit/ Deputetët e PD-së mblidhen pranë shtëpisë së Berishës

By: user7
27 September 2024 at 13:20

Paraditen e sotme disa përfaqësues të Partisë Demokratike kanë mbërritur pranë ambienteve të shtëpisë së kreut të PD-së, Sali Berisha.

Nuk dihet se cila është arsyeja e kësaj lëvizjeje, por mendohet se deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj dhe Luçiano Boçi, të kenë diskutuar për vazhdimësinë e aksionit politik të PD, pas dhënies së vendimit të Gjykatës së Apelit për deputetin Ervin Salianji.

The post Pritet arrestimi i Salianjit/ Deputetët e PD-së mblidhen pranë shtëpisë së Berishës appeared first on Lapsi.al.

Dokumenti/ Prokuroria urdhëron arrestimin e Salianjit

By: user7
27 September 2024 at 12:50

Prokuroria ka dërguar policisë ekzekutimin e vendimit të Apelit për Ervin Salianjin.

Tashmë pritet që Kuvendi të vihet në lëvizje për të nisur procedurat mbi ndërprerjen e mandatit të deputetit.

Dokumenti është firmosur nga prokurorja e Tiranës, Elona Algora.

The post Dokumenti/ Prokuroria urdhëron arrestimin e Salianjit appeared first on Lapsi.al.

Ervin Salianji u drejtohet shqiptarëve: Po bëhen gati të zbatojnë urdhërin e Ramës për të më izoluar, por s’do t’ia dalin

By: M C
27 September 2024 at 12:12

Ervin Salianji vetëm pak minuta më parë i është drejtuar gjerë e gjatë shqiptarëve të cilët nuk kanë kursyer mbështetjen ndaj deputetit përgjatë orëve të fundit, pas vendimit të Apelit për lënien në fuqi të masës 1 vit me burg për të.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Salianji shkruan se ky është një moment i vështirë për shtetin e demokracisë dhe për të gjithë ata mijëra burra e gra, të rinj e të reja të cilët i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj përballje prej vitesh me “qeverisjen e keqe, të dhunshme të korruptuar e të lidhur me krimin”.

Duke theksuar se asgjë nuk është mbyllur me këtë vendim të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama, Salianji shton se nuk do t’ ia dalin që të mbyllin gojën e opozitës.

“Teksa sot po bëhen gati të zbatojnë urdhêrin e Edi Ramës, vendimin e tij për të më izoluar, dhe të çojnë deri në fund perndjekjen politike, ata kurrë nuk do ja dalin të vendosin si normë se denoncimi i krimit, qenka faj. Nuk do ja dalin kurrë ta vendosin rend, heshtjen e mbylljen e gojës.

Dhe për këtë garancia e madhe jeni ju, demokratët e guximshem, qytetarêt e lirë që më keni mbeshtetur në gjjthë këto vite. E vërteta do na bêjê më tê mirê. Dhe e verteta që po sulmohet, po goditet, po burgoset sot është se Edi Rama është produkt i krimit i bandave”, shkruan Salianji ndër të tjera, teksa më tej vijon me sulmet për kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë se, ditën e djeshme, datë 26 Shtator 2024, Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të lërë në fuqi vendimin e disa viteve më parë të Gjykatës së Shkallës së Parë, për dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji për dosjen “Babale”.

Postimi i plotë:

Të dashur miq!

Jam mirënjohës pa fund nga mbështetja juaj, nga solidariteti me praninë, me telefonatat e mesazhet.

Ky është një moment i veshtirë për shtetin e së drejtës e sundimin e ligjit, për demokracinë, për të gjithë ata, mijëra burra e gra, të rinj e të reja me të cilet kemi bërë një udhëtim pa kushte në këto vite të veshtira të përballjes me qeverisjen e keqe, arbitrare, të dhunshme, të korruptuar, të lidhur me krimin.

Po duhet t’ju them se asgjë, asgjë nuk është mbyllur. Eshtë një përpjekje e ulët nën brez e tyre, që nuk do na ndalojë, nuk do na shkurajojë në perpjekjen tonë të madhe për një Shqipêri më të mirë.

Teksa sot po bëhen gati të zbatojnë urdhêrin e Edi Ramës, vendimin e tij për të më izoluar, dhe të çojnë deri në fund perndjekjen politike, ata kurrë nuk do ja dalin të vendosin si normë se denoncimi i krimit, qenka faj.

Nuk do ja dalin kurrë ta vendosin rend, heshtjen e mbylljen e gojës. Dhe për këtë garancia e madhe jeni ju, demokratët e guximshem, qytetarêt e lirë që më keni mbeshtetur në gjjthë këto vite.

E vërteta do na bêjê më tê mirê. Dhe e verteta që po sulmohet, po goditet, po burgoset sot është se Edi Rama është produkt i krimit i bandave.

Sepse bëri Ministër të Brendshëm hetuesin e komunizmit dhe lidhjen mes bandave dhe tij, sepse përdori çdo institucion për ta mbrojtur e manipuluar çështjen. Sepse korrupsioni është i shtrirë ngado. Sepse me para të pista e me banditë ai blen vota e ruan pushtetit.

E vërteta është se asnjë qeveri nuk ja del të qendrojë gjithnjë në këto themele të kalbura.

Të dashur miq!

Do të jemi bashkë çdo ditë dhe më të fortë. Do të jemi bashkë shumë shpejt e do punojmë me zemer e perkushtim për ta hequr këtë të keqe që i ka zënē rrugën vendit. Dhe do ja dalim.

Falenderime

The post Ervin Salianji u drejtohet shqiptarëve: Po bëhen gati të zbatojnë urdhërin e Ramës për të më izoluar, por s’do t’ia dalin appeared first on Albeu.com.

Tabaku shtyn Integrimin për “Salianjin”/ Mbledhja ishte parashikuar të mbahej këtë të premte

By: Xhen Sila
27 September 2024 at 11:19

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane, Jorida Tabaku ka shtyrë mbledhjen e parashikuar këtë të premte për shkak të çështjes së Ervin Salianjit, i dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

Gazetarja e ABC News, Fiona Xhafaj raportoi live se: “Një tjetër zhvillim është edhe shtyrja e komisionit për çështjet evropiane që ishte caktuar për ditën e sotme. Kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku për shkak të çështjes së Salianjit ka vendosur që të mos diskutojë sot për çështjen e integrimit”.

Sakaq, më herët gazetarja Xhafaj raportoi se Këshilli i Mandateve refuzoi kërkesën e PD-së për mbledhjen urgjente, dhe në këtë mënyrë, vendimi për deputetin do të zbatohet automatikisht.

Prokuroria e Tiranës caktoi mëngjesin e së premtes me short prokuroren që do t’i kërkojë policisë ekzekutimin e vendimit të gjykatës së Apelit, e cila një ditë më parë la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar me 1 vit burg deputetin demokrat në lidhje me dosjen “Babale”.

Një ditë më parë, Salianji tha se do të shkojë vetë në polici, ndërkohë që selia blu, në një vendim të marrë mbrëmë vonë, ka deklaruar se do të përshkallëzojë aksionin dhe protestat./abcnews.al

Apeli: Vendim unanim! Gjykata përgënjeshtron lajmet e rreme në portale

By: Re Nato
27 September 2024 at 10:44

Gjykata e Apelit ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë të enjten e 26 shtatorit, për deputetin demokrat Ervin Salianji, ku u la në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, për dënimin me 1 vit burg për 1çështjen babale.

Në reagim, gjykata sqaron se vendimi për Salianjin është marrë në unanimitet, duke përgënjeshtruar lajmet e rreme që portale.

“Përshëndetje! Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj), ju njoftojmë se vendimi është marrë në unanimitet”, reagon Gjykata e Apelit për dënimin e Ervin Salianjit.

Pas këtij vendimi, Këshilli i Mandateve duhet të konstatojë përfundimin e mandatit dhe më pas Salianji do të izolohet në qelitë e burgut

Salianji, pas këtij vendimi humbet mandatin e deputetit dhe referuar ligjit të dekriminalizimit nuk e ka më të drejtën të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare./abcnews.al

PD përgatit padinë për Fatmir Xhafaj, i kërkon SPAK të nisë hetimin pasuror

27 September 2024 at 11:32

Grupi parlamentar i PD po përgatit një padi për në SPAK ndaj Fatmir Xhafajt. Sipas informacioneve të siguruara për Euronews Albania nga gazetari Ardit Hoxha, grupi i  PD janë shprehur se Xhafaj është subjekt i ligjit antimafia dhe ndaj tij do kërkohet hetim pasuror.

Gjithashtu sipas gazetarit Hoxha demokratët e akuzojnë Xhafajn për falsifikim, pengim i se vërtetës dhe shpërdorim detyre.

“Në ambientet e selisë demokratike janë të katër nënkryetarët bashkë me sekretarin e përgjithshëm dhe disa prej deputetëve së bashku me zotin Salianji. Ata janë duke diskutuar ndaj një padie ndaj zotit Fatmir Xhafaj. Kjo padi është vijim i një denoncimi që zoti Salianji bëri vetëm pak ditë më parë ku ka kërkuar që për zotin Xhafaj të merren masa nga Prokuroria e Posaçme që të nisë një hetim pasuror, pasi sipas tij dhe avokatëve të zotit Salianji, ka indicie dhe prova të mjaftueshme që prokuroria të nisë hetimet”,-tha gazetari Hoxha.

Ndërkohë mbetet për tu parë nëse kërkesë-padia do depozitohet brenda ditës së sotme, apo zoti Salianji vetëm do mund ta firmosë këtë kërkesë-padi e ajo të depozitohet në ditët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PD përgatit padinë për Fatmir Xhafaj, i kërkon SPAK të nisë hetimin pasuror appeared first on Euronews Albania.

Gjykata e Apelit reagon për dënimin e Salianjit: Vendimi është marrë në unanimitet

By: fra nc
27 September 2024 at 11:03

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u dënua të enjten e 16 shtatorit me 1 vit burg.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm e dënoi deputetin demokrat për “kallëzim të rremë.

Gjykata e Apelit ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e dhënë, ku në një prononcim të shkurtër për media bën me dije se vendimi për të pandehurit e çështjes “Babale” u mor me unanimitet të plotë.

“Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm, çështja ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj…, ju njoftojmë se vendimi është marrë në unanimitet”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata e Apelit vendosi të enjten të lerë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Salianjin dhe dënimin e tij me 1 vit burg për dosjen e njohur si “Babalja”. Deputeti demokrat u dënua në 2019-ën nga Shkalla e Parë në lidhje me nje audio përgjim, ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë ne trafikun e kanabisit.

Në atë kohë, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe shpalli fajtorë të 4 të pandehurit, mes të cilëve Fredi Alizotin, që inskenoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliun, i njohur ndryshe si “Babalja”, gazetarin Jetmir Olldashi, si dhe deputetin Ervin Salianji. Tashmë në bazë të Kushtetutës, i nderpritet menjëherë mandati Salianjit dhe nga ana tjetër ligji i dekriminalizimit i heq të drejtën të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2025 dhe në zgjedhjet e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjykata e Apelit reagon për dënimin e Salianjit: Vendimi është marrë në unanimitet appeared first on Euronews Albania.

Vendimi i Apelit/ Grida Duma: Ervin Salianji është bashkërrugëtar i imi! E di si e ka krijuar figurën e tij politike

27 September 2024 at 11:10
Moderatorja dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pas dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit e ligjvënësit demokrat, Ervin Salianji. Grida Duma u shpreh se Ervin Salianji është bashkërrugëtari i saj, teksa theksoi se “unë e di se si e ka krijuar figurën e tij politike”. Ish-ligjvënësja deklaroi se Salianji

Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg/ Gjykata e Apelit sqaron si u mor vendimi nga gjyqtarët për deputetin demokrat

27 September 2024 at 10:47
Gjykata e Apelit me një sqarim shkurt ka deklaruar se vendimi për të lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg të deputetit të PD, Ervin Salianji është marrë në unanimitet. “Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj), ju njoftojmë se vendimi është marre ne unanimitet”,

Dënimi me burg, mbërrin shkresa në Kuvend për heqjen e mandatit të Salianjit

By: Ardit
27 September 2024 at 11:55

Ka mbërritur në Kuvend shkresa e Prokurorisë ku kërkohet heqja e mandatit të deputetit Ervin Salianji, i cili u dënua dje me një vit burg. Me mbërritjen e shkresës, pritet që Kuvendi të konstatojë faktin dhe të interpretojë Kushtetutën, duke sjellë më pas edhe ndërprerjen e mandatit të deputetit. Kujtojmë që më herët kreu i […]

The post Dënimi me burg, mbërrin shkresa në Kuvend për heqjen e mandatit të Salianjit appeared first on BoldNews.al.

“Një moment i vështirë”, Salianji flet përpara arrestimit: Asgjë nuk është mbyllur!

By: Oldi
27 September 2024 at 11:52

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar sërish sot për dënimin e tij me një vit burg. Me anë të një mesazhi në rrjetet social, deputeti demokrat thotë se Gjykata dhe Prokuroria me urdhër politik të Ramës po bëhen gati për ta izoluar, por thekson se nuk do t’ia dalin. Salianji thotë se ky […]

The post “Një moment i vështirë”, Salianji flet përpara arrestimit: Asgjë nuk është mbyllur! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌