❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 September 2024Main stream

Arti ekspresionist i Gjovalin Gjadrit

26 September 2024 at 11:51

Nga: Valbona Quku

Me daljen nĂ« dritĂ« tĂ« dramĂ«s B2, veprimtarisĂ« letrare tĂ« Gjovalin Gjadrit i shtohet nji shtyllĂ« themelore qĂ« bashkĂ« me librin bestseller Letra grues seme tĂ« vdekun na shtojnĂ« kĂ«rshĂ«rinĂ« me kuptu ma mirĂ« inxhinierin enigmatik qĂ« diti me rreshtu si pak kush pĂ«rkushtime plot adhurim pĂ«r tĂ« dashtunĂ«n, gruen e tij tashma tĂ« vdekun. Shkrimtari i diskutimeve tĂ« thella mbi ekzistencĂ«n, pĂ«rzgjodhi shi tragjiken me coptue krejtĂ«sisht zemrĂ«n e tij, duke gjetĂ« kĂ«shtu arsye pĂ«r me vazhdue nji jetĂ« nĂ« suazĂ«n e normales, nĂ«n pektin e respektuem tĂ« nji tekniku veprat e tĂ« cilit do t’gĂ«zonin njohje dhe vlerĂ«sim deri nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare.

Gjovalin Gjadri dhe pena e tij kishin krijue katër letra simotra të letrave ma të bukra të shkrueme ndonjiherë, hymn tragjik mbi dashuninë e përjetshme, duke mos e lanë hartën letrare të Shqipnisë pa letra dashunie të nji stili Romeo e Zhuliete. I botuem për herë të parë në gjermanisht në vitin 1943, u desht me kalu ma se gjysmë shekulli para se libri të vinte i përkthyem pjesërisht në shqipen standarte në vitin 1997, e vetëm në vitin 2017 do i vinte lexuesit i përkthyem plotësisht në gegnishten letrare.

Normalisht lindin pyetjet:

– Kush asht Gjovalin Gjadri, kjo penĂ« e rafinueme qĂ« tragjikisht trazon shpirtin e lexuesit, duke e ban me mendu pĂ«r dritĂ«hijet e ekzistencĂ«s?

– A janĂ« kĂ«to dy vepra tĂ« vetmet qĂ« ai ka shkrue?

– A ka shkrue ai qĂ« nĂ« rininĂ« e hershme?

Gjovalin Gjadri lindi në Shkodër në vitin 1899; mbeti jetim në moshë të njomë dhe ka pas fatin me u shkollue në Kolegjin Saverian, të qytetit të lindjes. Në moshën 15-vjeçare shkon në Krems, Vjenë, me bursë studimi, deri në diplomimin si inxhinier në vitin 1925 nga Shkolla e Naltë Teknike e Vjenës.

Gjadri vjen në këtë jetë në nji kohë stuhish globale ku përleshen feudalizmi, kapitalizmi dhe idetë e reja bolshevike. Ai përjeton Luftën e Parë Botnore, Revolucionin Rus e më vonë dhe Luftën e Dytë Botnore. Vdekja dhe tragjedia e shoqnojnë autorin thuejse gjatë gjithë jetës së tij.

“Nuk kam atdhe” pranon i dorĂ«zuem Enriku, personazhi kryesor. Autori na prezanton nji personazh me elemente tĂ« qytetarit tĂ« botĂ«s, elemente kĂ«to tĂ« identifikueme qĂ« nĂ« lashtĂ«si nga filozofi grek Diogjin 412 para Krishtit, e ma vonĂ« nĂ« personalitete tĂ« shkencĂ«s dhe filozofisĂ« sĂ« shekullit tĂ« 20 si Albert Einstein, Immanuel Kant, Hugh Schonfield, Garry Davis etj. Nji rast i mirĂ«njohtun i nji qytetari tĂ« botĂ«s asht shkencĂ«tari nobelist Albert Einstein, ai besonte nĂ« paqen universale, pa nacionalizĂ«m dhe pa bomba atomike. Hipoteza e inxhinierit qĂ« u kthye nĂ« shkrimtar duke i dorĂ«zu lexuesit nji vepĂ«r tĂ« paharrueshme, e cila mbasi lexohet mbet si nji hije e lehtĂ« diku nĂ« koshiencĂ«, bjen poshtĂ« me botimin e dramĂ«s B2.

Dy veprat e Gjadrit megjithëse janë të shkrueme të paktën nji dekadë larg njena-tjetrës, posedojne të njajtin stil dhe intensitet mendimi. Ekziston mundësia të ketë shkrue edhe ma herët në rininë e tij, por si perfeksionist që ishte nuk e ka marrë guximin me i botu shkrimet e tija, të paktën deri kur jeta e vuni përballë përzgjedhjes, me vdekë duke ju bashkue së dashtunës apo me jetu tuj shkrue, tuj botue e tuj u djege për të.

Detajet sporadike të informacionit mbi krijimtarinë dhe jetën e autorit deri pak vite ma parë kanë kenë të pamjaftueshme me kuptue plotësisht formësimin dhe personalitetin e tij. Botimi i parë i dramës B2 vjen i shoqnuem me nji parathanie të thukët me informacion të gjanë e të saktë, që na ban me kuptue në linje lineare zhvillimin e jetës tragjike të Gjovalin Gjadrit.

“Rreziku i pĂ«rjashtimit pa tĂ« drejtĂ« apeli i rrin varĂ« mbi krye vetĂ« autorit tĂ« dramĂ«s gjatĂ« gjithĂ« jetĂ«s, lirinĂ« e sĂ« cilĂ«s ai e ruen me nji mburojĂ« ashpĂ«rsie karakteriale qĂ« e ndihmon me ruejt distancĂ«n e duhun me filistinizmin e pĂ«rbotshĂ«m qĂ« e rrethon. Çdo gja e randĂ«sishme tek ai e ka zanafillĂ«n mbrenda unit. Aty nis e pĂ«rfundon lufta, edhe pse ndonji betejĂ« zhvillohet jashtĂ« asaj pĂ«rmase tĂ« mbrendshme”, shkruen Ardian Ndreca autor i parathanies dhe pĂ«rkthyes i dramĂ«s.

Arti ekspresionist i Gjadrit lind si nji muzikë funebre që na lejon me andrrue ringjalljen e nji bote ma të mirë. Ai don, por nuk mundet me e besue Zotin; ai don por nuk mundet me e besue dashuninë e Tatjanës; ai e don aq fort vendin e vet, të cilit nuk mundet me i përkit tashma krejtësisht.

Drama B2 lëvron disa nga linjat themelore të shoqnisë së shekullit të 20 nganjëherë në mënyrë individuale e shpesh të ndërthuruna me njena tjetrën.

1. Linja e parë asht ajo e familjes, e ndërthurun me atë të dashunisë ndërmjet dy karaktereve kryesore Enrikut dhe Tatjanës. Preket, gjithashtu, vendi, roli dhe randësia e grues në familje dhe shoqni. Autori zgjedh me prue në skenë një familje jo konvencionale për kohën. Bahet fjalë për familjen e Tatjanës; ajo jeton me nanën dhe njerkun; baba biologjik i Tatjanes nuk jeton. Familja ban pjesë në një shtresë me nivel sipër mesatares, kjo vërehet nga veshjet, sjelljet dhe komunikimet mes tyne. Marrëdhania babë e bijë na ban menjëhere për vehte me ngrohtësinë, kuptimin dhe dashuninë konstante deri në fund. Marrëdhania mes Anna Feodorovnës dhe Aleksej Nikollajeviqit karakterizohet nga një mirësjellje dhe korrektësi e ftohtë, të cilën krejt familja duke përfshi edhe Tatjanën e pranon pa e vue në diskutim.

NĂ« dialogun e maposhtĂ«m mund tĂ« shohim njĂ« burrĂ« tĂ« qetĂ« dhe tĂ« lumtun aq sa mund tĂ« pretendohet nĂ« nji martesĂ« “nĂ«n kontratĂ«â€ dhe nji tĂ« ri qĂ« mundohet me gjetĂ« nji balancĂ« mes familjes qĂ« dĂ«shiron me formue me tĂ« dashtunĂ«n e zemrĂ«s dhe pozicionit tĂ« tij ndaj grues pa harrue “doket e vendit tĂ« tij”:

Aleksej Nikollajeviq (i qetë): Ka me të kalue gazi shpejt i dashun 


Aleksej Nikollajeviq: Hem, për shembull kur të martohesh!

Enriku: Kisha me dashtë mos me ba garë me ty për të ndejtunit nën pantofla të grues!

Për ma tepër Enriku i vumë në provë nga Aleksej Nikollajeviq bjen në pozicionin e nji burri të dashunuem që pretendon me e materializue pronësinë e grues së tij të premtueme, si të vetmen rasë të nji familjeje funksionale:

Enriku: Puna e martesës qëndron kështu: kur due un nuk don ajo e kur don ajo nuk due un!

Aleksej Nikollajeviq: Këto janë trille apo janë justifikime?

Enriku: Jo! S’e gjejmĂ« dot shtegun pĂ«r te njeni-tjetri.

Aleksej Nikollajeviq: KĂ«tĂ« s’e kapi dot. Tatjana asht e mrekullueshme!

Enriku: Pikërisht për këtë gja! Nji njeri i mrekullueshëm duhet sundue dhe lidhë, ndryshe zhgënjehet.

Enriku dhe Tatjana janë dy të rinj të dashunuem që e adhurojnë njeni-tjetrin. Dashunija e tyne asht një barkë e vogël me vela në oqeanin e tërbuem nga stuhitë që po përjetonte Europa e asaj kohe, ajo mundet me i çue shumë shpejt drejt shkatërrimit total. Të rinjtë të dehun nga aventura e ndjenjës nuk arrijnë me lexue qartë njeni tjetrin, njisoj si nji libër qe nuk mund të lexohet kur e kena ma afër se duhet. Tatjana me nji za të trishtë pyet babën e saj:

Më thuej pse piktori Aiëasoëski nuk i ka pikturue pamjet e tija të detit nën dritën e hanës?

Siç duket autori ka kenë njohës i mirë i artit, jetës dhe filozofisë të Aiëasoëskit nji nga mjeshtërit ma të mëdhenj të pikturës së ujnave detare.

Dy tĂ« rinjtĂ« e dojnĂ« njeni-tjetrin nĂ« plane tĂ« ndryshme tĂ« diktuem nga prejardhja dhe gjinija e tyne. Enriku e don aq shumĂ« TatjanĂ«n, sa dashunija e saj nuk i duket nĂ« tĂ« njatin nivel me atĂ« tĂ« tijĂ«n. Ndjenja e inferioritetit e shtyn nĂ« kĂ«rkimin e pseve tĂ« panumĂ«rta, dhe ma vonĂ« nĂ« largimin e pashmangshĂ«m. Ai lufton mes ndjenjĂ«s dhe detyrĂ«s “doket”qĂ« ka mbart me vehte nga vendlindja peshojnĂ« ma fort, pa e leju me gjetĂ« paqe. Tatjana nga ana tjetĂ«r don vetĂ«m me e jetu dashuninĂ« e saj me sy mbyllĂ«, sepse ndryshe mendimet munden me kenĂ« tĂ« zhurmshme e tĂ« papĂ«rballueshme.

2. Linja e dytë ka të bajnë me jetën profesionale të inxhinierit Enrik Vremida, përplasjet ideologjike, kapitalizmi, bolshevizmi dhe vendi i tij në shoqërinë ruse. Enriku asht i drejtpërdrejtë kur vjen rasa me mbajt qëndrim ai nuk flet me emocion por me një analizë të ftohtë dhe të qartë, duke mos përzi profesionalen me ndjenjat.

Enriku: Sepse, krejt e thjeshtë, profesioni i inxhinierit nuk e edukon zemrën, ai formon mendjen në mënyrë të njianshme.

Enriku: Asht e sigurtë që sistemi kapitalist që përfaqson vetëm klika monetare e interesa raciale e ashpërson luftën profesionale dhe e zhvendosë atë në nji terren jo fort të përshtatshëm përsa i përket ndershmënisë. Por këto rrethana nuk kushtëzojnë vetëm qëndrimin e inxhinierit ndaj jetës. Për këtë asht edhe nji moment tjetër që ka nji rol krejt të përcaktuem.

Enriku shumë shpejt do të ketë rastin të zhgënjehet nga bolshevizmi dhe metodat e tija të dhunshme, në përpjekje të implikimit të ideologjisë së tyne duke fillue me popullin rus:

ShokĂ«, kush s’i kupton idetĂ« tona nuk asht me ne! Ne s’mund ta bindim atĂ«! Rruga e krimit errĂ«son sytĂ« dhe shurdhon veshĂ«t! Ne kemi tĂ« drejtĂ«n me imponue vullnetin tonĂ«. Ne s’kemi frikĂ« me pĂ«rdorĂ« dhunĂ«n, madje ne bazohemi tek ajo. Me kĂ«tĂ« parim e kemi ça rrugĂ«n mes urisĂ« dhe mizerjes. Veç revolucioni i pĂ«rbotshĂ«m mund tĂ« sjellin paqen botnore.

3. Linja e tretë na shpalos diskursin mbi filozofinë dhe ekzistencializmin, duke u konkretizu tek raporti i Enrikut me Zotin. Autori zgjedh momentin ma delikat të ekzistencës, atë moment kur ndihet prania e vdekjes, mundësia për ta taku atë mund të shfaqet nga çasti në çast. Frika si mjet dhune e nënshtrimi nuk i shkon përshtat Enrikut, ai mban qëndrime të ngurta dhe nuk arrin me falë ato që i vodhën fmininë:

Dashunia nuk vendosĂ« kushte! Jam gati me pranue nji Zot. Por jo atĂ« tandin. S’due me e fitue Parrizin prej frikĂ«s sĂ« Zotit, por jam gati me shkue nĂ« Ferr pĂ«r hatĂ«r tĂ« dashunisĂ« pĂ«r Hyun.

Prej dashunisë jam ba i devotshëm. Hareja kumbonte tek un psalmet e saja. Priftin, përndryshe të urryem, e ndigjoja me dëshirë tek fliste për të, për Zojën. Tregonte për mrekullina përrallore të shejtnores së Lourdes. E un besoja në mrekullina, për hatër të dashunisë së Zojës.

A ke pa ndonjiherë nji fëmijë të vorfën tue qa? Vetëm këtë të pyes, kurrgja tjetër! Loti rrumbullakoset plot me mjerim, ai ka në vetvete nji botë me dhimbje. Tek ai resa e skamnorëve shkrihet në asgja. Qaj me lotët e nji fëmije të këtillë e ke me u ba edhe ti nji bolshevik.

Ky dialog ka nota të dukshme autobiografike, asht Gjovalin Gjadri që dialogon me ndërgjegjen e tij dhe në fund ai nuk jep një përgjigje përfundimtare, dialogu mbetet i hapun për lexuesin me e plotësue në vijim:

Papritmas kam kaq frikë. Terri më rrethon, zbraztia, asgjaja, diçka e tmerrshme si asgjasimi i jetës më afrohet pandalshmënisht.

Dinamizmi asht prezent gjatë gjithë dramës duke përdor shpesh ironinë apo humorin e hollë gjatë replikave, duke ndryshu tensionin e momentit në funksion të përqëndrimit në detaje të ndryshme apo duke ndryshu dritë hijet e mbrendshme të karaktereve. Personazhet dytësore janë të zgjedhuna me shumë kujdes. Me anë të nji qasje persistente në nji kohë të shkurtë, duke dhanë efekte të menjëhershme në zhvendosjen e vëmendjes tek një topik tjetër i parapërcaktuem.

Babushka me ironine dhe humorin e saj original, na jep figurën e përvujtun të nji dadoje me dashuni amnore që kujdeset për Enrikun jo vetëm nga ana materiale por edhe nga ajo shpirtnore.

Ipeshkvi Brisanski ngulmon me e kthye Enrikun në rrugën e drejtë të shpëtimit e përkushtimit ndaj zotit, zakonisht te pashmangshëm në pozicionin e tij të pashpresë ku asgjesimi total shihet si eminent.

Grupi rinor me të cilin shoqnohet Enriku shfaq herë mbas here elemente të lëvizjes feministe. Lirija e vajzave në veshje, në vendimmarrje si edhe respekti ndaj tyne i gjinisë mashkullore janë të mirëprituna por të trajtume në nji dritë të lehtë dyshimi nga autori. Janë këto elemente që paraprijnë revolucionin seksual të viteve në vijim.

Në skenën e fundit na shfaqen Enriku dhe Tatjana në nji dialog të ngarkuem nga ana sentimentale, në një ambiancë melankolike që e ban të vështirë për spektatorin mos me lotu. Ata arrijnë me mbledh nji tufë kujtimesh nga dashnija e tyne e vrame prej kushteve dhe shoqnisë ku jetojnë. Lotët e tyne të vokët e fjalët e ambla janë dëshmi e qartë se shpirti i tyne nuk asht bjerr. Tatjana dhe Enriku e ruajnë me fanatizëm hinin e nxehtë, të dashunisë së tyne të fikun. Humanizmi dhe mirësia e tyne triumfon kësaj here mbi tragjedinë e tyne personale.

Gegnishtja me prezencĂ«n e saj thekson hijshĂ«m aromat, ngjyrat dhe shijet nĂ« skenĂ«, duke komplimentu skenografinĂ«, muzikĂ«n dhe dritĂ«n qĂ« sĂ« bashku formĂ«sojnĂ« panoramĂ«n elegante tĂ« viteve ‘20. Zhandri i dramĂ«s na falenderon kandshĂ«m tuj u shtye nga mungesa e forcueme ndĂ«r vite.

Drama B2 vjen vrullshĂ«m si njĂ« uragan i fuqishĂ«m shkatrrimtar mbi tĂ« gjitha “tokat e premtueme”, tĂ« cilat i refuzohen autorit nga vetĂ« jeta. E megjithatĂ« çdo mendim, diskurs apo replikĂ« pĂ«rçon ndjenja tĂ« forta qĂ« burojnĂ« nga dashunija e tij e madhe pĂ«r jetĂ«n, njerĂ«zit, atdheun dhe humanitetin nĂ« pĂ«rgjithsi. Ky uragan e ka emnin “Gjovi Maranaj”. /Gazeta “Panoram”/

 

The post Arti ekspresionist i Gjovalin Gjadrit appeared first on Telegrafi.

❌
❌