Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 September 2024Main stream

Lubonja: Çështja “Salianji” është dështim i drejtësisë

By: user 6
26 September 2024 at 23:58

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se vëllai i Fatmir Xhafajt e quan çështjen “Salianji” një dështim të drejtësië. Sipas tij vëllai i Xhafajt duhej të hetohej për pretendimet se vijonte të trafikonte drogë ndërsa në krahun tjetër duhej të zbardheshin deri në fund pretendimet se Salianji kishte manipuluar çështjen. Lubonja tha se pas këtij vendimi i bie që të gjithë jemi në rrezik.

“Pse besoj unë që këtu kemi të bëjmë me një rrezik. Në fillim doli e pabesueshme alibia e Ramës pasi nuk doli asgjë në laborator për audion. E dytja, atë vëllanë e Xhafës, në vend që kjo prokuroria që ishte Arta Marku atëherë, ta mbante për ta hetuar dhe t’ja shohim dhe zërin si e ka, me vrap e çuan në Itali, Xhafa me Ramën. Nëse ai vazhdonte të kalonte drogën ai duhet të mbahej për t’u hetuar. E treta është që ky ishte trafikant dhe ishte i mbrojtur nga Xhafa pasi qëndronte këtu dhe jo në Itali.

Më duket shumë e vështirë që duke qenë në opozitë në ato kushte, më duket e vështirë që ky Salianji shkon dhe gjen një njeri krejtësisht të dyshimtë për të bërë këtë inskenim. Të paktën do të gjente një njeri të sigurt.

Ka dhe një anë tjetër. Nëse kjo që Salianji e ka inskenuar është e vërtetë, 1 vit burg është shumë pak. Është shumë më e rëndë. Ndaj them se duhet të kishte një hetim të plotë në të dyja anët, edhe nëse ai vijonte trafiqet edhe nëse ky e ka manipuluar.

Por kur shikoj prokurorë, policë, të angazhuar në një makinacion, atëherë këtu jemi përpara një regjimi të rrezikshëm. Ai ka mbrojtur të vëllanë, pastaj bën një gjë tjetër, fut një tjetër në burg, fut gjykatat në lojë. Kjo është e tmerrshme. Jemi në një regjim. Është një dështim i drejtësisë”, – tha Lubonja në emisionin Open në News 24, duke paralajmëruar se ky regjim do të bjerë dhe bashkë me të do të bjerë edhe drejtësia. ©LAPSI.al

The post Lubonja: Çështja “Salianji” është dështim i drejtësisë appeared first on Lapsi.al.

“Hapja e hetimit ndaj meje, shmang nga dënimi Geron Xhafajn”- Salianji: PD do të depozitojë kallëzim penal në SPAK për falsifikimin e çështjes

26 September 2024 at 23:14
Demokrati Ervin Salianji, pasi u dënua sot me një vit burg nga Gjyakata e Apelit, ka deklaruar se Partia Demokratike do të dorëzojë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme për falsifikim në lidhje me çështjen “Babale”. Salianji ka deklaruar në “Opinion” se hapja e hetimit ndaj tij, ka shmangur një dënim të ri për
Yesterday — 26 September 2024Main stream

“Babale”, PD do të depozitojë kallëzim penal në SPAK për falsifikimin e çështjes

By: Java News
26 September 2024 at 23:03

Ervin Salianji ka deklaruar se Partia Demokratike do të dorëzojë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme për falsifikim në lidhje me çështjen “Babale”. I ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan, Salianji thotë se hapja e hetimit ndaj tij, ka shamgur një dënim të ri për Geron apo Fatmir Xhafajn.

Klodiana Lala: Në momentin që ju bëtë denoncimin dhe nisi një hetim, a keni bërë hetime më të thelluara rreth këtij personazhi dhe a i qëndroni të njëjtës deklaratë që bëtë në gjykatë?

Ervin Salianji: I qëndroj 1 milion herë, do ta vazhdoj dhe pas. PD do të depozitojë kallëzim penal në SPAK për falsifikimin e kësaj çështje, nesër ose të hënën.

Blendi Fevziu: PD do të depozitojë kallëzim në SPAK për falsifikimin e kësaj çështje?

Ervin Salianji: Po, nesër ose të hënën me të gjitha provat. Do të dorëzohet për Fatmir Xhafën për hetimin e pasurisë sepse si subjekt i ligjit anti-mafia, për shkak se ka vëllain e vet të dënuar, ai duhet të ishte hetuar deri më tani. Thelbi i kërij diskutimi është se hapja e hetimit ndaj meje, shmang nga një dënim të ri, Geron apo Fatmir Xhafajn.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg nga Apeli

26 September 2024 at 16:57

Në një sallë gjyqi të mbushur me deputetë të Partisë Demokratike, Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat, Ervin Salianji për veprën penale të “kallëzimit të rremë” në lidhje me çështjen e njohur publikisht si dosja “Babale”. Vendimi u shpall nga trupi gjykues me relatore Elona […]

The post Deputeti demokrat, Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg nga Apeli appeared first on Reporter.al.

Procesi që çoi në burg Salianjin, kallëzimi dhe beteja e humbur në dosjen “Babale”  

By: fra nc
26 September 2024 at 15:39

Dënimi i deputetit Ervin Salianji e ka zanafillën në vitin 2018, kur nxori një audiopërgjim, me të cilin godiste vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, si trafikant droge. Por, ky kallëzim, rezultoi të ishte një farsë, për të cilin deputeti dhe 4 emrat e tjerë që u përfshinë, morën dënime nga gjykata.

Pranverën e vitit 2018, Partia Demokratike botoi 2 audioregjistrime, në të cilat dëgjohej se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.

Në përgjimet e publikuara, por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, ishte Fredi Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin për shpërblime që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”.

Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës, por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

Në këtë histori, deputeti Ervin Salianji ka dalë me pretendime, akuza dhe kallëzime për të faktuar një aktivitet kriminal që kryhej nga vëllai i një ministri.

Deputeti demokrat u dënua në 2019-tën nga Shkalla e Parë në lidhje për audio përgjimin, i cili rezultoi të ishte një inskenim e bashkë më të u shpallën fajtorë edhe Fredi Alizoti që inskenoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliu i njohur ndryshe si Babalja dhe gazetëri Jetmir Olldashi, që punoi për realizimin e materialeve.

Ndonëse u dënua me burg, Salianji nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie, ndërsa mëkatin e një skenari që e përndoqi për 6 vjet, tashmë do ta shlyejë përfundimisht me 1 vit burg, duke nisur nga dita kur imunteti i tij të bjerë në këshillin e mandateve.

The post Procesi që çoi në burg Salianjin, kallëzimi dhe beteja e humbur në dosjen “Babale”   appeared first on Euronews Albania.

Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën

26 September 2024 at 15:21

Gjykata e apelit të Tiranës ka forcuar bindjen e të gjithë atyre që besojnë se drejtësia e re është e vetmja kënetë që vijon të jetojë në një kohë, që pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare e ka hedhur pas krahëve: atë të dënimeve politike. Ajo ka dhënë verdiktin me 1 vit burg për deputetetin e opozitës, Ervin Salianji. Për kë nuk e mban mend ngjarjen, akuza ndaj tij është se publikoi një përgjim ku implikohej vëllai i ish ministrit të brendshëm Xhafa, Agroni, se jo vetëm i fshihej një dënimi të mëparshëm në Itali, por edhe vazhdonte trafikun nën mbrojtjen e pushtetit . Ngjarja që bëri bujë publikisht përmes nofkës së njërit prej protagonistëve të saj, “BABALE-s”, e tronditi imazhin e pushtetit që ende se kishte marrë veten nga skandali i Saimir Tahirit. Agron Xhafaj u detyrua që brenda natës të udhëtonte për t’u dorëzuar në Romë, madje pa i’u nënshtruar as provave të zërit, ndërsa Rama dhe ministri i tij i brendëshëm deklaruan, disa herë me radhë, se një agjensi e shquar inteligjence ka provuar se i ashtuquajturi përgjim është një manipulim.  

Lexo më tej:

Përgjimi i Babales/ Si po çmontohen alibitë e çiftit Rama – Xhafaj

Pra qeveria e mbështeti linjën e saj të mbrojtjes në pretendimin se përgjimi ishte një truk, i luajtur me aktorë, ndërsa, me stilin e vet humoristik, Rama e përqeshte Bashën se e pati kthyer selinë e PD-së në Kinostudio. Prova më e madhe për këtë ‘teatër” do të vinte nga ekspertiza ndërkombëtare…vunë bast ata.

Dhe pikërisht ky qe dështimi i tyre spektakolar. Kur prokuroria shqiptare i kërkoi një mendim, laboratori i specializuar i policisë italiane refuzoi të konfirmonte alibinë e Ramës dhe Xhafajt. Po kështu u soll edhe një nga institucionet më kredibël në kontinent, laboratori privat britanik, “JP French Associates”. Pra askush nuk qe në gjendje ndërkombëtarisht të çertifikonte pretendimet e kupolës qeveritare.

Atyre u mbetej që alibinë e tyre ta prodhonin me metoda alla shqiptarçe. Njësoj si në rastin e Fredi Belerit, policia i thirri në ndihmë një kontigjenti të saj, të cilin e paguan për të dhënë dëshmi. Ai, Fredi Alizoti pretendoi se kishte qenë aktori i këtij skeçi. Provat se ai luajti rolin e një dëshmitari të manipuluar, duke pranuar pak burg në këmbim të parave janë të shumta.

Superskandali/ Përgjimet se si policia ka blerë me para manipulimin e dëshmitarit të dosjes Babale

Në plot 9 përgjime të bëra publike rezultoi se ish drejtori i Policisë së Fierit, Berti Nushi dhe nëndrejtori Andon Marko, u angzhuan me mish e me shpirt për të manipuluar këtë “dshmitar vullnetar”. Këto përgjime tregojnë se ata e mbikqyrën dëshmitarin e rremë Alizoti, i thanë atij se do paraqitet dikush ti japë paratë, se do ti vijë një njeri “ta qerasi me birrë” dhe se u ndanë, në fund, me “pezmin” se ai për paratë që ka marë do të duhet të bëjë pak burg.

Skandali/ Dalin dokumentat, manipuloi dëshmitarin e dosjes Babale, gradohet drejtor policie

Mbi bazë të këtij pijetari palaço, të cilin e fabrikoi policia, kanë prodhuar vendime dy gjykata të këtij vendi, ajo e shkallës së parë dhe tani kjo e apelit. E në këtë prizëm, kjo fabul shërben edhe një herë më shumë për të bindur idiotët e dobishëm “pro atlantikë”, që vijojnë të çirren se besojnë tek drejtësia e re, se ajo është shndërruar tashmë në një sopatë, që regjimi po e përdor për të masakruar opozitën. Salianji, Beleri, procesi kundër Berishës dhe ato që pritet të vijojnë janë të gjitha në të njëjtën linjë. Motoja e tyre është: kur nuk ka prova ato i fabrikon qeveria dhe i noterizojnë gjykatat. Dosja “BABALE” ndryshon vetëm në një pikë, se Rama dhe Xhafa vunë bast që alibitë për manipulimin e përgjimit do ti çertifikonin ndërkombëtarëisht, ndonëse përfunduan sërish duke përdorur gjyqtarët e tyre kamikazë.

©Lapsi.al

The post Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

“Frikën nuk e njoh”- Salianji reagon pas gjyqit në Apel: Të vërtetën do e mbroj me çdo çmim! S’ka asnjë fakt si mund të inkriminohem

20 September 2024 at 22:31
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar sërish pas seancës së sotme në Gjykatën e Apelit të Tiranës, për çështjen që siç tha ai “e kanë quajtur “Babale” sepse e kanë babalizuar Shqipërinë”. Ai është shprehur përmes një reagimi në rrjetet sociale, që nuk ka frikë nga asgjë përveç zotit, ndërsa shton: “jam dhe kam
❌
❌