Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 September 2024Main stream

“Salianji”- Berisha flet për Euronews: Opozitës ju shpall luftë, do hidhemi në sulm

By: rom ario
26 September 2024 at 21:49

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, për dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se me vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit, që sipas tij drejtohet prej Ramës, opozitës iu shpall luftë.

Ai shtoi gjithashtu se është radha dhe e drejta e PD që të hidhen në sulm, në një betejë për ekzistencën e opozitës.

“Këtë vendim e konsideroj një vendim politik me të cilin Rama i shpalli publikisht dhe haptas luftë opozitës shqiptare.

E konsideroj një vendim politik me të cilin Geron Xhafa, vëllai i tij Fatzi Xhafa, superministri aktual i Drejtësisë dhe Edi Rama triumfuan në sallën e gjyqit kundër denoncimit me prova e fakte të deputetit Salianji për implikimin direkt të Geron Xhafës në drejtimin e trafikut në qarkun e Vlorës, ndërkohë që vëllai i tij ishte ministër.

Ky akt dëshmon se Edi Rama është i aftë të ndërmarrë çdo veprim për një Shqipëri pa opozitë të vërtetë. Të hidhemi në sulm sa më shpejt, është radha jonë, është e drejta jonë, në një betejë për ekzistencën e opozitës kundër diktaturës më të shpërfytyruar, diktaturës së bandave”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Salianji”- Berisha flet për Euronews: Opozitës ju shpall luftë, do hidhemi në sulm appeared first on Euronews Albania.

Dënimi i Salianjit, Kaso: Durim Bamit nuk i hyri gjemb në këmbë për kallëzim e rremë

By: rom ario
26 September 2024 at 20:22

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, është shprehur se nuk ka asnjë të dhënë që tregon se audio-përgjimi që është publikuar nga deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi për implikimin e Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa, në trafik droge.

Komentet Kaso i bëri në Euronews Albania, ku tha se dënimi i Salianjit nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg ditën e sotme, i shërben kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se Rama e sheh Salianjin si një kundërshtar të fortë që e ka përballë, i cili ka rezultuar edhe fitues në zgjedhjet e kaluara.

Kaso shtoi se për kallëzim të rremë nuk është dënuar askush në Shqipëri, madje as eksponenti i krimit, Durim Bami, për ‘aferën për tentativë vrasje që përfshinte emra të lartë të politikës’.

“Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm i asaj kohe u zotuan se do të provonin pafajësinë e tyre le të themi dhe gjithë montazhin e kësaj historie, sipas tyre kanë kthyer përgjigje që provat e zërit që shkoi të vuante dënimin në Itali nuk ishin të mjaftueshme për të dhënë një përgjigje përfundimtare dhe zëri i paraqitur, i dhënë në Polici ishte shumë i ngjashëm me zërin në audio-përgjim.

Pra nuk kanë dhënë një provë përfundimtare që ajo që është publikuar nga gazetari dhe Salianji janë të montuara dhe falsifikuara. Të falsifikuara janë për Edi Ramën dhe këdo tjetër që një opozitar që e ka shënjestruar si kundërshtar të hapur politik, i cili edhe në zgjedhje ka marrë rezultat fitues. Mjafton edhe kjo lloj drejtësie që gatuhet në zyrat e Ramës për të çuar sot në burg një opozitar për një vepër penale që sot e kësaj dite nuk kemi asnjë të dënuar.

Ne kemi raste të eksponentëve të maxhorancës që kanë bërë kallëzime të rreme të provuara me vendime gjykate, por edhe të eksponentëve të krimit të organizuar, kujtoj rastin e Durim Bamit, kallëzimi publik i të cilit për një aferë tentative vrasjeje që përziente krerët më të lartë të shtetit. Atij nuk i ka hyrë një gjëmb në këmbë. Nuk është dënuar as Durim Bami për kallëzim të rremë, dënohet Salianji që të gjithë shqiptarët e panë që kallëzimi i tij ishte i vërtetë”, tha Kaso.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dënimi i Salianjit, Kaso: Durim Bamit nuk i hyri gjemb në këmbë për kallëzim e rremë appeared first on Euronews Albania.

Dënimi i Salianjit/ Mbledhja e Kryesisë së PD me dyer të mbyllura, zbardhen propozimet e Nokës: Protesta në çdo qark dhe bllokim të rrugëve, porteve e universiteteve

26 September 2024 at 21:26
Pas fjalimit të kryetarit të PD-së Sali Berisha, mbledhja e Kryesisë së kësaj partie, e cila u thirr pas dënimit me një vit burg të deputetit Ervin Salianji, vijoi me dyer të mbyllur. Burime për gazetarin Osman Stafa, bëjnë me dije se Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka propozuar protesta në çdo qark,

Dënimi i Salianjit, Berisha në mbledhjen e Kryesisë: Rama i shpalli luftë të hapur PD-së

By: redi
26 September 2024 at 21:00

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka shpallur luftë Partisë Demokratike. Mbledhja urgjente erdhi pas dënimit me një vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji. “Kryesia e Partisë Demokratike është thirrur me urgjencë pas një ngjarje të parashikuar, por të pa ndodhur që prej viteve të zeza të diktaturës e deri më sot në Shqipëri.

Source

Procedurat/ A do shkojë menjëherë në burg Salianji dhe a ka mundësi ta shmangë

By: user 6
26 September 2024 at 20:19

Gjykata e Apelit dha këtë të enjte vendimin përfundimtar për deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili ishte dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Faktit, vendim ky i lënë në fuqi edhe nga Apeli në lidhje me çështjen e njohur si “Babalja”. Vendimi është përfundimtar dhe i formës së prerë, por cilat janë procedurat që vijojnë.

Menjëherë pas zbardhjes së vendimit të shkurtuar, çështja i njoftohet prokurorit që ka ndjekur akuzën. Prokurori, pasi konstaton vendimin e gjykatës njofton Kuvendin. Më pas është Këshilli i Mandateve që për shkak të këtij dënimi duhet t’i heqë imunitetin Ervin Salianjit.

Sipas nenit 71 të Kushtetutës, dënimi me vendim gjyqësor të formës së prerë është shkak për mbarimin e mandatit të deputetit ose pavlefshmërinë e tij. Pas vendimit të Këshillit të Mandateve, Kuvendi njofton Prokurorin për vendimin e marrë. Ky i fundit i drejtohet më pas policisë e cila kryen arrestimin dhe dërgon personin në vendin e vuajtjes së dënimit.

Procedura ligjore ka një rrugë të vetme ankimimi. Pala e dënuar i drejtohet Gjykatës së Lartë. Salianji mund t’i kërkojë asaj pezullimin e zbatimit të vendimit, që është një çështje që duhet të ndiqet me procedurë të përshpejtuar.

Gjykata e Lartë do të japë një vendim, por kjo nuk do të thotë që deri atëherë Salianji mund të shpëtojë nga burgu nëse prokurori ka njoftuar ndërkohë policinë. Në rast se Gjykata e Lartë pezullon vendimin për zbatim, Ervin Salianji nuk hyn në burg, por pret hapa të tjera ligjorë deri në gjykimin në themel të çështjes nga gjykata e lartë.

Në rast se Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin, Salianji duhet të bëjë 1 vit burg të plotë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Denoncimi i Geron Xhafajt/ Salianji dënohet me 1 vit burg

Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën

The post Procedurat/ A do shkojë menjëherë në burg Salianji dhe a ka mundësi ta shmangë appeared first on Lapsi.al.

U dënua me 1 vit burg, nesër pritet ekzekutimi i vendimit për Ervin Salianjin

By: rom ario
26 September 2024 at 19:15

Ditën e nesërme pritet ekzekutimi i vendimit për dënimin e deputetit të PD-së, Ervin Salianjit, me 1 vit burg.

Nesër në mëngjes do t’i caktohet çështja me short prokurorit të ekzekutimeve dhe më pas ai do të bëjë procedurën sipas afateve ligjore.

Gjykata e Apelit ditën e sotme la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për dënimin e Salianjit me 1 vit burg për dosjen ‘Babale’.

Dënimi i deputetit Ervin Salianji e ka zanafillën në vitin 2018, kur nxori një audiopërgjim, me të cilin godiste vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, si trafikant droge. Por, ky kallëzim, rezultoi të ishte një farsë, për të cilin deputeti dhe 4 emrat e tjerë që u përfshinë, morën dënime nga gjykata.

Pranverën e vitit 2018, Partia Demokratike botoi 2 audioregjistrime, në të cilat dëgjohej se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.

Në përgjimet e publikuara, por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, ishte Fredi Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin për shpërblime që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”.

Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës, por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

Në këtë histori, deputeti Ervin Salianji ka dalë me pretendime, akuza dhe kallëzime për të faktuar një aktivitet kriminal që kryhej nga vëllai i një ministri.

Deputeti demokrat u dënua në 2019-tën nga Shkalla e Parë në lidhje për audio përgjimin, i cili rezultoi të ishte një inskenim e bashkë më të u shpallën fajtorë edhe Fredi Alizoti që inskenoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliu i njohur ndryshe si Babalja dhe gazetëri Jetmir Olldashi, që punoi për realizimin e materialeve.

Ndonëse u dënua me burg, Salianji nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie, ndërsa mëkatin e një skenari që e përndoqi për 6 vjet, tashmë do ta shlyejë përfundimisht me 1 vit burg, duke nisur nga dita kur imunteti i tij të bjerë në këshillin e mandateve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U dënua me 1 vit burg, nesër pritet ekzekutimi i vendimit për Ervin Salianjin appeared first on Euronews Albania.

Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën

26 September 2024 at 15:21

Gjykata e apelit të Tiranës ka forcuar bindjen e të gjithë atyre që besojnë se drejtësia e re është e vetmja kënetë që vijon të jetojë në një kohë, që pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare e ka hedhur pas krahëve: atë të dënimeve politike. Ajo ka dhënë verdiktin me 1 vit burg për deputetetin e opozitës, Ervin Salianji. Për kë nuk e mban mend ngjarjen, akuza ndaj tij është se publikoi një përgjim ku implikohej vëllai i ish ministrit të brendshëm Xhafa, Agroni, se jo vetëm i fshihej një dënimi të mëparshëm në Itali, por edhe vazhdonte trafikun nën mbrojtjen e pushtetit . Ngjarja që bëri bujë publikisht përmes nofkës së njërit prej protagonistëve të saj, “BABALE-s”, e tronditi imazhin e pushtetit që ende se kishte marrë veten nga skandali i Saimir Tahirit. Agron Xhafaj u detyrua që brenda natës të udhëtonte për t’u dorëzuar në Romë, madje pa i’u nënshtruar as provave të zërit, ndërsa Rama dhe ministri i tij i brendëshëm deklaruan, disa herë me radhë, se një agjensi e shquar inteligjence ka provuar se i ashtuquajturi përgjim është një manipulim.  

Lexo më tej:

Përgjimi i Babales/ Si po çmontohen alibitë e çiftit Rama – Xhafaj

Pra qeveria e mbështeti linjën e saj të mbrojtjes në pretendimin se përgjimi ishte një truk, i luajtur me aktorë, ndërsa, me stilin e vet humoristik, Rama e përqeshte Bashën se e pati kthyer selinë e PD-së në Kinostudio. Prova më e madhe për këtë ‘teatër” do të vinte nga ekspertiza ndërkombëtare…vunë bast ata.

Dhe pikërisht ky qe dështimi i tyre spektakolar. Kur prokuroria shqiptare i kërkoi një mendim, laboratori i specializuar i policisë italiane refuzoi të konfirmonte alibinë e Ramës dhe Xhafajt. Po kështu u soll edhe një nga institucionet më kredibël në kontinent, laboratori privat britanik, “JP French Associates”. Pra askush nuk qe në gjendje ndërkombëtarisht të çertifikonte pretendimet e kupolës qeveritare.

Atyre u mbetej që alibinë e tyre ta prodhonin me metoda alla shqiptarçe. Njësoj si në rastin e Fredi Belerit, policia i thirri në ndihmë një kontigjenti të saj, të cilin e paguan për të dhënë dëshmi. Ai, Fredi Alizoti pretendoi se kishte qenë aktori i këtij skeçi. Provat se ai luajti rolin e një dëshmitari të manipuluar, duke pranuar pak burg në këmbim të parave janë të shumta.

Superskandali/ Përgjimet se si policia ka blerë me para manipulimin e dëshmitarit të dosjes Babale

Në plot 9 përgjime të bëra publike rezultoi se ish drejtori i Policisë së Fierit, Berti Nushi dhe nëndrejtori Andon Marko, u angzhuan me mish e me shpirt për të manipuluar këtë “dshmitar vullnetar”. Këto përgjime tregojnë se ata e mbikqyrën dëshmitarin e rremë Alizoti, i thanë atij se do paraqitet dikush ti japë paratë, se do ti vijë një njeri “ta qerasi me birrë” dhe se u ndanë, në fund, me “pezmin” se ai për paratë që ka marë do të duhet të bëjë pak burg.

Skandali/ Dalin dokumentat, manipuloi dëshmitarin e dosjes Babale, gradohet drejtor policie

Mbi bazë të këtij pijetari palaço, të cilin e fabrikoi policia, kanë prodhuar vendime dy gjykata të këtij vendi, ajo e shkallës së parë dhe tani kjo e apelit. E në këtë prizëm, kjo fabul shërben edhe një herë më shumë për të bindur idiotët e dobishëm “pro atlantikë”, që vijojnë të çirren se besojnë tek drejtësia e re, se ajo është shndërruar tashmë në një sopatë, që regjimi po e përdor për të masakruar opozitën. Salianji, Beleri, procesi kundër Berishës dhe ato që pritet të vijojnë janë të gjitha në të njëjtën linjë. Motoja e tyre është: kur nuk ka prova ato i fabrikon qeveria dhe i noterizojnë gjykatat. Dosja “BABALE” ndryshon vetëm në një pikë, se Rama dhe Xhafa vunë bast që alibitë për manipulimin e përgjimit do ti çertifikonin ndërkombëtarëisht, ndonëse përfunduan sërish duke përdorur gjyqtarët e tyre kamikazë.

©Lapsi.al

The post Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën appeared first on Lapsi.al.

❌
❌