Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 September 2024Main stream

Urdhri bektashi/Kulla: Më shumë se një shtet plus fetar, është një minishtet shqiptar. Doçi: Jo më kot Rama e ngriti në OKB

26 September 2024 at 20:43

TIRANË- Ish-kryetari i Komitetit të Kulteve dhe njëherësh eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, i ftuar në Real Story tha se Kryegjykata, u shpreh se më shumë se një shtet plus fetar, është një minishtet shqiptar.

Ai shpreson se me nismën e fundit, që synohet krijimi i shëtit sovran i Urdhrit Bektashi, disa vende të tjera ta njohin atë dhe kjo sipas tij ka qenë arsyeja se pse Rama e ka përmendura këtë çështje në OKB.

“Më shumë se sa një shtet plus fetar, ky është një minishtet shqiptar. Shpresojmë që të ketë vullnet të disa vendeve, në Evropës, Azi, në Lindjen e Mesme, që ta njohin se nuk është se do vijë Baba Mondi me Ferdinand Samarxhiun dhe ca të tjerë që rrinë aty dhe do bëjnë grusht shteti në bulevard. Bashkësitë fetare janë pronarët më të mëdhenj në Shqipëri dhe shumica e tyre nuk janë kthyer. Ajo që u intereson është që, nëse Kryegjyshata kthehet në një minishtet do t’i jepen edhe disa atribute financiare”, tha ai.

Pastori Ylli Doçi, tha se krijimi i këtij shteti u bën nder të gjithë shqiptarëve dhe sipas tij Rama e përmendi në OKB për këtë arsye;

“Veçanti e bektashinjve është që nuk kanë pasur që, është shqiptare, duke qenë qendra  Botërore në Shqipëri,  na bënë nder ne shqiptarëve për të pasur diçka, që bota mund ta eksplorojë. Unë besoj se një nga arsyet e Ramës për ta bërë këtë është që të japë vëmendjen e Evropës në një kontekst të tillë që jemi tani, ku myslimanizmi është një nga çështjet kryesore të gjeopolitikës”, tha ai./ abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Ylli Doçi për ”Shteti Bektashi”: S’mund të jemi apriori kundër, Rama po tregon potencialin

By: redi
24 September 2024 at 22:00

Pastori Ylli Doçi duke komentuar idenë e krijimit të ”Shtetit Bektashi” tha se po sugjerohet një Westfali e re. Doçi tha se është një ide që duhet marrë me seriozitet. Ai tha se Kryeministri po kthehet në një protagonist me potencial. ”Ka një potencial që kjo të jetë një përgjigje për gjeopolitikën e tanishme. Veçantia e bektashizmit, të gjitha komunitetet fetare janë ndërkombëtare…

Source

❌
❌