Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 September 2024Main stream

Ervin Salianji është dënuar pa ligj! Ky fakt është ulëritës

By: Oldi
27 September 2024 at 09:43

Nga Ylli Manjani Ky është një fakt shumë i rënë për realitetin e këtij shteti që nuk e dinë më se ç’emër e formë ka. Nuk ka në Kodin Penal të këtij shteti asnjë nen që të lejojë dënimin e dikujt për kallzim të rremë publik. Nuk ka. “Kallzim publik” është term i sajuar, sepse […]

The post Ervin Salianji është dënuar pa ligj! Ky fakt është ulëritës appeared first on BoldNews.al.

Pritet ekzekutimi i vendimit të Apelit për Ervin Salianji: Do të shkoj vetë në polici

By: user 11
27 September 2024 at 08:15

Sot pritet të ekzekutohet vendimi për prangosja e deputetit të PD-së Ervin Salianjit i cili dje me vendim të formës së prerë u dënua me 1 vit burg. Trupa e gjykatës së Apelit e përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes ‘Babale’.

Në audio përgjim evidentohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge. Prokurori i Apelit Arben Qose i cili mori dje vendimin e shkurtuar të Apelit ia ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme për ekzekutim. Mësohet se sot do të hidhet shorti për të caktuar prokurorin dhe më pas ku i fundit do të firmosë vendimin për ekzekutimin e arrestit. Por skenari i dytë është mundësia e dorëzimit vullnetar të deputetit të PD-së.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi mbrëmë në një studio televizive se sot do të zbatojë vendimin për ndalimin e tij dhe se për këtë arsye do të shkojë vetë në polici.

“Po, besoj se në rrugë e sipër është. Është ndjekur një procedurë, që do të jetë urdhër ekzekutimi i menjëhershëm dhe nesër mesa duket do të zbatohet. Por do të jem vetë që do të shkoj”, tha Ervin Salianji.

Ndërkohë kryesia e PD-së mori dje vendim për të thirrur një protestë më 6 tetor. Mbledhja e Kryesisë së PD zgjati rreth 1 orë e 30 minuta. Berisha foli online, ndërsa tha se me këtë vendim Rama i shpalli luftës PD.

The post Pritet ekzekutimi i vendimit të Apelit për Ervin Salianji: Do të shkoj vetë në polici appeared first on Lapsi.al.

❌
❌