Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 September 2024Main stream

Festivali i filmit për fëmijë kthen në kinema spektatorët e vegjël të Gjirokastrës

29 September 2024 at 19:29

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë ka çelur siparin në Gjirokastër duke mbledhur së bashku në qytetin e gurtë kineastë, regjisorë, krijues të filmit për fëmijë nga vendi dhe bota.

Edicioni i 15-të i këtij festivali ka rikthyer në kinema spektatorin e vogël duke ndjekur me interes transmetimin në ekranin e madh të rreth 60 filmave për fëmijë shqiptarë dhe të huaj.

“Tashti u bë viti i 15 eksperienca ka treguar që gjithmonë fëmijët e mirëpresin festivalin, tani ka një lloj interesimi dhe gradualisht kanë dashamirësi për filmin e animuar, është në këndvështrim ndryshe por sërish kinemaja mbushet”, tha Artan Maku, organizator i Festivalit

Kineastët e pranishëm kanë shprehur vlerësime për mënyrën e organizimit të festivalit ndërkombëtar të filmit për fëmijë si edhe mundësinë e bashkëpunimit me krijuesit dhe regjisorët shqiptarë.

“Të shkëmbejmë mendimet, të shkëmbejmë të gjitha ato  filmat e mirë dhe të gjitha  ato që i kemi të përbashkëta do të thotë që  ti ndajmë, pse jo në të të ardhmen nëse  kemi mundësi të shkëmbejmë edhe publikun  pse jo mos vijë publiku i fëmijëve  andej ose  publiku i Prishtinës të vijë këndej  që ti shohë filmat”, u shpreh Burim Haliti, regjisor nga Kosova.

“Janë filma të realizuar në mënyrë profesionale kanë një cilësi mjaft të mirë kinematografike, por mbi të gjitha përcjellin mendimet e fëmijëve çfarë është më domethënësja,  mbi të gjitha përcjellin vlera edukative për fëmijët e vegjël”, tha Dhimitris Bellos, regjisor nga Greqia.

Për organizatorët e festivalit evente të tilla po rikthejnë traditën e pasur të kinematografisë shqiptare të filmave dhe prodhimeve që kanë në qendër argëtimin dhe edukimin e fëmijëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Festivali i filmit për fëmijë kthen në kinema spektatorët e vegjël të Gjirokastrës appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Nis Festivali i Kërcimit, koreografi francez: Në Shqipëri ndihem si në shtëpinë time

By: Fia Nelaj
20 September 2024 at 16:55

Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit vjen për të tretin vit radhazi në Tiranë, duke tërhequr artistë, nga e gjithë bota.

Ky festival do të hapet me dy performanca premierë të “Liqenit të Mjellmave”, nga koerografi me famë botërore Angelin Preljocaj më 20 dhe 21 shtator në Teatrin e Operës dhe Baletit.

“Populli shqiptar e meriton artin kontemporan”, tha koreografi francez, i cili u shpreh i emocionuar për këtë festival.

“Jam shumë i emocionuar që po bëhet ky festival i tretë kontemporan. I pari ishte si një lloj prove, i dyti u zhvillua jashtëzakonisht shumë mirë, po ky i treti është jashtëzakonisht si emblema e festivalit. Kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e artit shqiptar. Ku erdha këtu thashe se populli shqiptar e meriton të zbulojë artin kontemporan. Në këtë festival të tretë i kam dhënë shtysë shumë artistëve shqiptar të fushave të ndryshme që të bëhen pjesë e këtij festivali,” –u shpreh koreografi më tej.

Preljocaj, foli në lidhje me shfaqjen e “Liqenit të Mjellma” ku rrëfehet historia e mjellmës që përballet me problemet e epokës tonë.

“Çdo gjë është më kontemporane dhe më e zhvilluar. Koreografia është komplet ndryshe. Janë tre fjalë që e përshkruajnë, tekst kontekst dhe pretekst. Të tre elementet bashkohen në një. Kjo është mënyra e të punuarit tim,” –tregoi Preljocaj.

Koreografi franko-shqiptar dhe drejtori artistik i festivalit, është i angazhuar për të promovuar artin e kërcimit në të gjithë Shqipërinë

“E ndjej veten si në shtëpinë time.  Është një ndjenjë që dua të ja jap këtij vendi siç ma kanë dhënë prindërit e mi. Është kjo qqë më bën të angazhohem shumë thellë për këtë festival,” –tha ai.

Përgjatë 3 javëve, Tirana do të gjallërohet nën ritmin e kërcimit, specifikisht atij bashkëkohor.

Ky Festival që do të zgjasë deri më 12 tetor do të përmbajë gjithashtu seminare, masterklasa dhe takime interaktive.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nis Festivali i Kërcimit, koreografi francez: Në Shqipëri ndihem si në shtëpinë time appeared first on Euronews Albania.

❌
❌