Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 September 2024Main stream

Investitorët e pasur mbështesin Harris, por mendojnë se Trump është më i mirë për ekonominë

By: lia rda
27 September 2024 at 16:57

Shumica e investitorëve të pasur me të paktën 1 milion dollarë aktive për të investuar planifikojnë të votojnë për Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale në SHBA, sipas një sondazhi të kryer nga banka zvicerane UBS.

Sipas raportimeve, 57 për qind e investitorëve do të mbështesin Kamala Harris në zgjedhje dhe 43 për qind do të mbështesin Donald Trump, raporton CNN.

Shumica dërrmuese e investitorëve, konkretisht 84 për qind, deklarojnë se ekonomia është tema kryesore e këtyre zgjedhjeve për ta, e ndjekur nga çështjet sociale 71 për qind, taksat 69 për qind dhe imigracioni.

Në të njëjtën kohë, investitorët besojnë se Trump është një zgjedhje më e mirë për çështjet e ekonomisë dhe taksave.

Kur u pyetën se kush është më kompetent për çështjet ekonomike, 51 për qind thanë se ishte Trump, ndërsa 49 për qind thanë Harris.

Përveç kësaj, 52 për qind besojnë se Trump përfaqëson një zgjidhje më të mirë për politikën tatimore, dhe 48 për qind mendojnë të njëjtën gjë për Kamala Harris.

Shumica e të anketuarve, konkretisht 55 për qind, kanë deklaruar se kanë besim të madh në ekonominë amerikane, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale.

Sondazhi është kryer në periudhën 13-19 gusht dhe pyetjeve iu janë përgjigjur 971 investitorë të cilët kanë në dispozicion të paktën një milion dollarë./abcnews.al

❌
❌