Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 September 2024Main stream

Europa League/ Tottenham bind me 10 lojtarë, “gjigantët” anglezë fitojnë bindshëm ndaj Qarabag

26 September 2024 at 23:24

Ishte padyshim lloji i fitores që nevojitej për të nisur sa më mbarë këtë sezon të ri, të UEFA Europa League.

Pavarësisht se me 10 lojtarë për thuajse 85 minuta lojës, skuadra e Tottenham ka dhuruar spektakël në “Tottenham Stadium”, duke mundur me rezultatin e thellë, 3-0 azerët e Qarabag, skuadër në të cilën aktivizohet edhe ish-“ylli” i Tiranës, Redon Xhixha.

Gjithçka nisi me kartonin e kuq të Dragusin, me rumunin që u ndëshkua që në minutën e 8’-të të sfidës, megjithatë kjo nuk ndaloi treshen Brennan Johnson, Pape Sarr e Dominic Solanke për të gjetur rrjetën në minutat 12’, 53’ e 68.

Falë kësaj fitoreje djemtë e Ange Postecoglou vazhdojnë formën e tyre të mirë, teksa në sfidën e radhës do të ndeshen me “Djajtë e Kuq”, të Manchester United, në sfidën e javës së gjashtë, të Premier League. /i.m /abcnews.al

Kryesia e PD merr vendimin: Protesta e parë në 6 tetor

26 September 2024 at 22:43

PD mblodhi mbrëmjen e së enjtes kryesinë ku u diskutuan propozimet lidhur me hapat që do të ndërmarrë opozita pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji.

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha zbuloi se një nga vendimet e marra në mbledhjen e sotme është që protesta e parë e opozitës të mbahet në 6 tetor.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi sot vendimin që e dënon me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ky vendim solli reagime të shumta nga të gjitha krahët e politikës. PD e cilësoi vendim politik dhe bëri thirrje për mosbindje civile, ndërsa kryeministri Edi Rama e cilësoi një ditë të mirë për të vërtetën

The post Kryesia e PD merr vendimin: Protesta e parë në 6 tetor appeared first on Euronews Albania.

“Rama duhet ta dënojë Bardhin si Salianjin”-Manjani: I ka djegur shumë hetimi i SPAK

By: rom ario
26 September 2024 at 22:40

Juristi Ylli Manjani është shprehur se kryeministri Edi Rama me deklaratat e tij pas dënimit të deputetit Ervin Salianji nga Apeli për kallëzim të rremë, ka nxjerrë mllefin e tij personal për dosjen që sipas tij është duke u hetuar në SPAK për vëllain e tij, Olsi Ramën.

Komentet Manjani i bëri në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, ku tha se Rama kërkon që hetimi i SPAK ndaj vëllait të tij të mbetet me çdo kusht me Gazment Bardhin si denoncues.

Ai shtoi gjithashtu se Rama nuk ka nevojë të presë që Bardhi të bëjë kallëzim për Olsi Ramën në SPAK, pasi sipas tij, kryeministri me pushtetin që ka mund edhe ta dënojë vetëm për deklaratat që ka bërë.

“Tani Rama është në fazën e hedhjes së truve të gomarit. Kjo është taktika që ky njeri e ka bërë me sukses për disa vite. Hedh tru gomari, hedh farë përçarjeje, hedh fjalë të rënda për kundërshtarin dhe kur mbarojnë zgjedhjet nuk ka më fjalë të tilla. Kam idenë që ka nxjerrë helm personal.

I ka djegur shumë që ka një hetim në SPAK për çështjen e të vëllait, por që do të lihet me çdo kusht me Gaz Bardhin si denoncues të saj. Tani problemi është unë kam një këshillë për Ramën. Nëse e ka kuptuar rastin Salianji, duhet ta dënojë Gaz Bardhin njësoj, nuk ka nevojë të presi të çojë Gazi kallëzim. Do ta dënosh? Dënoje kështu siç është, sepse ai e ka bërë kallëzimin publik njësoj si Salianji”, tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Rama duhet ta dënojë Bardhin si Salianjin”-Manjani: I ka djegur shumë hetimi i SPAK appeared first on Euronews Albania.

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, zbardhen detaje: Opozita njofton protestë kombëtare më 6 tetor

By: I K
26 September 2024 at 22:44

Mësohet se ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PD  ku është marrë vendimi për thirrjen e një proteste kombëtare.

noka

Sipas gazetarit Osman Stafa, PD ka njoftuar se protesta do të zhvillohet më 6 tetor.

 Kujtojmë se kjo mbledhje u zhvillua mbrëmjen e sotme në selinë e PD pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit, e cila dënoi me një vit burg deputetin Ervin Salianji.

Tema kryesore e këtij takimi kanë qenë hapat e ardhshëm të opozitës pas dënimit të Salianjit. Deputetja Ina Zhupa theksoi nevojën për një protestë të pandalshme dhe të qëndrueshme, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri.

“Nuk protestojmë as për Salianjin, as për Sali Berishën, por për çdo qytetar që sot është më i frikësuar se kurrë,” tha Zhupa.

Ndër të tjera, demokratja e quajti misionin e opozitës si historik, duke shprehur nevojën për të luftuar frikën dhe për të qenë në krye të revoltës.

 

Nga ana tjetër, Agron Gjekmarkaj e theksoi rëndësinë e një reagimi të menjëhershëm për situatën e Salianjit, duke kërkuar zhvillimin e diçkaje simbolike që nesër.Ai u shpreh se, nëse Partia Socialiste do të kishte përjetuar një situatë të ngjashme kur ishte në opozitë, do të kishte pasur reagime të menjëhershme nga ndërkombëtarët. Gjekmarkaj theksoi se PD është ende shumë të vakët me ndërkombëtarët, dhe se duhet të bëjnë një përpjekje të madhe.

“Ne jemi ende shumë të vakët me ndërkombëtarët,” tha Gjekmarkaj. “Të bëjmë diçka simbolike nesër, sepse po t’i ndodhte PS-së kjo kur ishte në opozitë, do të kishte reaguar i gjithë faktori ndërkombëtar. Ne jemi ende shumë të vakët me ndërkombëtarët. Më shumë se protesta, Ramës i dhemb kur reagojnë gazetat, shtypi, ndërkombëtarët. Prandaj, duhet ta përdorim edhe këtë formë të rëndësishme. Duhet të bëjmë një përpjekje të madhe me ndërkombëtarët, sepse dënimi politik do të thotë që kjo drejtësi e re nuk funksionon ashtu siç duhet”, u shpreh ai.

 

The post Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, zbardhen detaje: Opozita njofton protestë kombëtare më 6 tetor appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Të ngrihemi për çdo qytetar që sot është më i frikësuar se kurrë”/ Detaje nga diskutimet e mbledhjes së Kryesisë, Ina Zhupa bën thirrje për protesta! Gjekmarkaj: Duhet të bëjmë një përpjekje të madhe me ndërkombëtarët

By: I K
26 September 2024 at 22:35

Mësohet se janë zbardhur diskutime nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila u mblodh pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me një vit burg të deputetit Ervin Salianji.

Deputetja demokrate Ina Zhupa theksoi nevojën për një protestë të pandalshme dhe të qëndrueshme, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri.

“Nuk protestojmë as për Salianjin, as për Sali Berishën, por për çdo qytetar që sot është më i frikësuar se kurrë,” tha Zhupa.

“Protesta e pandalshme dhe e qëndrueshme është një domosdoshmëri. Ne nuk protestojmë as për Salianjin, as për Sali Berishën, por për çdo qytetar që sot është më i frikësuar se kurrë. Frika mban diktaturat në këmbë, dhe sot po mbillet frika te shqiptarët. Ne kemi një mision historik për ta mposhtur frikën e qytetarëve dhe për të qenë në krye të revoltës.

Këto fabrikime të tmerrshme, të ngjashme me ato të Enver Hoxhës, janë thikë mbi kokat e çdo shqiptari. Deputetët duhet të jenë në ballë, në parlament, në rrugë. Dënimi sot, duke krijuar precedentin e parë në vend me burg për kallëzim të rremë, tregon qartësisht arrogancën e pushtetit. Arroganca do përballje, vendosmëri dhe qëndresë të palëkundur. Nuk na intereson karrigia po nuk mbrojmë kushtetutën dhe të drejtat themelore të qytetarëve.

Sot kemi marrë mesazhe pafund nga qytetarët. Nuk duhet të llogarisim numrat që do të jenë në protestën e parë ose të dytë, por duhet të llogarisim që të jemi të parët në betejë dhe qytetarët do na bashkohen. Kjo lidhet edhe me vendimin tonë politik për një qeveri teknike”, u shpreh Zhupa.

Nga ana tjetër, Agron Gjekmarkaj e theksoi rëndësinë e një reagimi të menjëhershëm për situatën e Salianjit, duke kërkuar zhvillimin e diçkaje simbolike që nesër.

Ai u shpreh se, nëse Partia Socialiste do të kishte përjetuar një situatë të ngjashme kur ishte në opozitë, do të kishte pasur reagime të menjëhershme nga ndërkombëtarët.

Ai ka theksuar se PD është ende shumë të vakët me ndërkombëtarët, dhe se duhet të bëjnë një përpjekje të madhe.

“Ne jemi ende shumë të vakët me ndërkombëtarët,” tha Gjekmarkaj.  “Të bëjmë diçka simbolike nesër, sepse po t’i ndodhte PS-së kjo kur ishte në opozitë, do të kishte reaguar i gjithë faktori ndërkombëtar. Ne jemi ende shumë të vakët me ndërkombëtarët. Më shumë se protesta, Ramës i dhemb kur reagojnë gazetat, shtypi, ndërkombëtarët. Prandaj, duhet ta përdorim edhe këtë formë të rëndësishme. Duhet të bëjmë një përpjekje të madhe me ndërkombëtarët, sepse dënimi politik do të thotë që kjo drejtësi e re nuk funksionon ashtu siç duhet”, u shpreh ai.

Opozita po përgatitet për një protestë masive, duke shpresuar se qytetarët do të bashkohen për të kërkuar një qeveri teknike dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore.  Qëndrimi i Zhupës dhe Gjekmarkajt dëshmon se angazhimi i opozitës për të mbështetur qytetarët është më i fortë se kurrë.

The post “Të ngrihemi për çdo qytetar që sot është më i frikësuar se kurrë”/ Detaje nga diskutimet e mbledhjes së Kryesisë, Ina Zhupa bën thirrje për protesta! Gjekmarkaj: Duhet të bëjmë një përpjekje të madhe me ndërkombëtarët appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Hapja e hetimit ndaj meje, shmang nga dënimi Geron Xhafajn”- Salianji: PD do të depozitojë kallëzim penal në SPAK për falsifikimin e çështjes

26 September 2024 at 23:14
Demokrati Ervin Salianji, pasi u dënua sot me një vit burg nga Gjyakata e Apelit, ka deklaruar se Partia Demokratike do të dorëzojë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme për falsifikim në lidhje me çështjen “Babale”. Salianji ka deklaruar në “Opinion” se hapja e hetimit ndaj tij, ka shmangur një dënim të ri për

“Nuk ka më paqe!”- Aksioni opozitar, paralajmëron Noka: Do jemi në terren në të gjitha rrugët e Shqipërisë dhe në Parlament

26 September 2024 at 23:00
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, pas mbledhjes së kryesisë në seli tha për gazetarët se opozita do të shtrije aksionin e saj në gjithë Shqipërinë. Noka tha se për protestën e paralajmëruar më 6 tetor, nuk do mblidhen në bulevard, por do të jenë në terren në të gjitha rrugët e Shqipërisë. “Aksioni opozitar
Yesterday — 26 September 2024Main stream

“Babale”, PD do të depozitojë kallëzim penal në SPAK për falsifikimin e çështjes

By: Java News
26 September 2024 at 23:03

Ervin Salianji ka deklaruar se Partia Demokratike do të dorëzojë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme për falsifikim në lidhje me çështjen “Babale”. I ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan, Salianji thotë se hapja e hetimit ndaj tij, ka shamgur një dënim të ri për Geron apo Fatmir Xhafajn.

Klodiana Lala: Në momentin që ju bëtë denoncimin dhe nisi një hetim, a keni bërë hetime më të thelluara rreth këtij personazhi dhe a i qëndroni të njëjtës deklaratë që bëtë në gjykatë?

Ervin Salianji: I qëndroj 1 milion herë, do ta vazhdoj dhe pas. PD do të depozitojë kallëzim penal në SPAK për falsifikimin e kësaj çështje, nesër ose të hënën.

Blendi Fevziu: PD do të depozitojë kallëzim në SPAK për falsifikimin e kësaj çështje?

Ervin Salianji: Po, nesër ose të hënën me të gjitha provat. Do të dorëzohet për Fatmir Xhafën për hetimin e pasurisë sepse si subjekt i ligjit anti-mafia, për shkak se ka vëllain e vet të dënuar, ai duhet të ishte hetuar deri më tani. Thelbi i kërij diskutimi është se hapja e hetimit ndaj meje, shmang nga një dënim të ri, Geron apo Fatmir Xhafajn.

U denoncua nga i biri se ishte zhdukur nga banesa, 92-vjeçari gjendet dhe shpëtohet në ujërat e lumit Osum

By: Java News
26 September 2024 at 22:57

Një 92-vjeçar është shpëtuar nga mbytja në lumin Osum, pasi është gjetur nga forcat e policisë pas denoncimit të djalit të të moshuarit, se i ati ishte zhdukur nga banesa.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Qemal Grëmshi. Efektivët e policisë të lidhur me litarë kanë hyrë në lumë dhe pasi kanë pikasur 92-vjeçarin që ishte në mes të rrymës, kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga lumi.

Operacioni i shpëtimit ka zgjatur rreth 30 minuta dhe pas nxjerrjen nga ujërat e Osumit, policia e ka transportuar të moshuarin drejt Spitalit Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas familjarëve, 92-vjeçari Qemal Grëmshi vuan nga skleroza.

Baton Haxhiu zbulon mesazhin që fshihet pas dënimit të Salianjit: Ai është viktima e parë

By: Java News
26 September 2024 at 22:53

Analisti Baton Haxhiu e konsideron dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit si “viktimën e parë të identitetit të PD-së”.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Haxhiu u shpreh se e shikon me problem vendimin e Gjykatës së Apelit.

Sipas Baton Haxhiut, dënimi i Salianjit kërkon të përcjellë një mesazh duke vendosur një precedent.

“Salianji është viktima e parë e identetit të PD-së kohët e fundit. Shumë gjëra që kanë ndodhur në foltoret e PD-së kanë qenë problematike. Dhe ky model problematik i ndërtimit të rrëfimeve pa qenë, e ka viktimën e parë.

Kam problem vërtetë me vendimin e gjykatës. Në momentin para zgjedhjeve dëshirojnë të krijojnë precedent se tani e tutje duhet kujdes me ata që dalin në publik me deklarata të pavarefikuara dhe një disiplinim përmes Salianjit. Është një prej deputetëve që ka qenë eksponent dhe ka qenë njeri që ka denoncuar vazhdimisht. Ndonjëherë guximi i pakujdesshëm…”, u shpreh Baton Haxhiu.

Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë me vendim të formës së prerë për çështjen “Babalja”.

Vendimi i Apelit për Ervin Salianjin, analisti: Një akt shpalljeje lufte! Duhen protesta serioze dhe rezistencë

By: Java News
26 September 2024 at 22:48

Drejtor i Komunikimit në PD, Alfred Lela, ka komentuar mbrëmjen e sotme, vendimin e Gjykatës së Apelit, sipas të cilit deputeti demokrat Ervin Salianji do të duhet të kalojë 1 vit në burg me akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Në emisionin “Open” në Neës24, Lela tha se është koha për protesta serioze, në kuptimin edhe të përmasave, edhe rezistencës dhe vijueshmërisë.

“Nuk mjaftojnë ato protestat që konsideron si shëtitje”, tha Lela. Ai tha se një anëtar i grupit parlamentar dënohet se ka denoncuar vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, dhe dënohet nga kunata e zv.Kryeministres së të njëjtës parti.

“Tani që po flas për Salianjin më kujtohet Gazment Bardhi, sepse me logjikën e përdorur nga Apeli, mund të dënohet edhe Bardhi, pra kemi një akt shpallje lufte. Opozitës nuk i mbeten përveç tjetër veç atyre të luftës”, tha Lela.

Ndër të tjera ai u shpreh se me këto vendime të Gjykatës janë të diktuara, dhe sipas tij, “Qeveria thotë mos guxoni të denonconi as vjedhjet, as abuzimet, as lidhjet me krimin”.

Vendimi i Apelit është konsideruar si politik nga opozita, ndërsa kreu demokrat, Sali Berisha, ka deklaruar në mbledhjen e Kryesisë së PD-së ,se do të ketë përballje dhëmb për dhëmbë dhe rezistencë në rrugë e sheshe.

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD pas dënimit të Salianjit, zbardhet vendimi: 6 tetori protestë kombëtare

By: Java News
26 September 2024 at 22:44

Ka përfunduar mbledhja e deputetëve të Partisë Demokratike në Kryesi, ku është vendosur edhe data e protestës.

PD ka njoftuar se do të dalin në protestë kombëtare më 6 tetor.

Demokratët u mblodhën mbrëmjen e sotme në selinë e PD pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila dënoi me një vit burg deputetin Ervin Salianji.

Tema kryesore e këtij takimi kanë qenë hapat e ardhshëm të opozitës pas dënimit të Salianjit. Deputetja Ina Zhupa theksoi nevojën për një protestë të pandalshme dhe të qëndrueshme, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri.

“E këshilluan të pranonte fajësinë që të përfitonte amnistinë, s’e pranoi për nderin e tij”, Curri: Salianji sot është lideri ‘de facto’ i opozitës

By: Java News
26 September 2024 at 22:39

Dënimi i deputetit Ervin Salianji me 1 vit burg nga Apeli po diskutohet këtë të enjte në emisionin Top Story në Top Channel.

Analisti Arjan Curri tha se të afërm dhe kolegë të tij e këshilluan Salianjin që të bënte një kleçkë juridike, të pranonte fajësinë para amnistisë dhe më pas të përfitonte.

Por ai nuk pranoi për shkak të nderit të tij, thekson Curri, ndërsa shton se me atë vendim do të dilte përjetësisht nga politika.

Curri: Për të njëjtin, gazetarin e dënon me shërbim prove politikanin e fut në burg se duhet të ishin të dy në burg ose duhet të ishin me dënime alternative. Ishin betuar eksponentë të maxhorancës që këtë do ta dënojmë dhe pikë, dënimi i tij ishte parashkruar.

Këtu ka një element… për shkak të njohjeve të mia di që Salianjin e kanë këshilluar edhe njerëz të afërt të tij për të bërë një lloj kleçkë juridike që ti shko dhe prano fajësinë, para se të kalonte amnistia, disa brenda PD-së por edhe eksponentë i thanë që shko prano fajësinë të marrësh dënimin që të të zërë amnistia dhe të shpëtosh, dhe për nderin e tij nuk e pranoi, mund të ishte një fitore e vogël, por do të ishte një humbje afatgjatë. Indi politik i Salianjit, ajo që e bën Salianj do ta zhbënte përfundimisht.

Këtë gjykata ta nxjerrë për disa vite nga politika, por me atë vendim do të dilte përjetësisht nga politika, për shkak të këtij dënimi ai është kryetari de facto i opozitës. Ai ka bërë disa kallëzime pse sa iu afrua vëllait të Xhafajt…sot është një ditë e zezë për demokracinë shqiptare, kujdes kur u afroheni vëllezërve të lartë tanëve. Është një mesazh për ne mos flisni më shumë seç duhet, mos flisni keq për vëllezërit tanë.

“Nuk e njoh frikën”, Salianji: Dënimi ndaj meje pa asnjë akuzë dhe fakt penal

By: Java News
26 September 2024 at 22:30

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka mbërritur në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan. Në nisje të fjalës së tij, Salianji ka thënë se nuk e njeh frikën dhe për këtë arsye është dënuar me burg.

Më tej ka shtuar se dënimi ndaj tij është medalja më e lartë që ka regjimi pa asnjë akuzë dhe pa fakt penal duke qenë se ka qenë një denoncim ndaj trafikantëve të drogës.

Blendi Fevziu: Salianji, mirëmbrëma, mirë se ke ardhur!

Ervin Salianji: Mirë se ju gjej!

Blendi Fevziu: Nuk dukesh i trembur shumë.

Ervin Salianji: E kam thënë, nuk e njoh frikën dhe ky dënimi për këtë ishte. Është një medalje më e larta që ka ky regjim pa asnjë akuzë dhe asnjë fakt penal. Denoncim ndaj trafikantëve të drogës./tvklan.al

Debatet brenda Kryesisë për aksionin opozitar, Gjekmarkaj: Jemi vakët me ndërkombëtarët

By: Java News
26 September 2024 at 22:26

Detaje të tjera janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e kryesisë së Partisë Demokratikë, ku mes të tjerash po diskutohet dhe rruga që opozita do të ndjekë për të kundërshtuar dënimin që ajo e quan politik të Ervin Salianjit.

Për Ina Zhupën, protestat duhet të jenë të pandalshme, me qëllimin e vetëm për të vrarë frikën e qytetarëve nga diktatura e Ramës.

“Protesta e pandalshme dhe të qëndrueshme është domosdoshmëri. Nuk protestojmë as për Salianjin, as për Sali Berishën, por për çdo qytetar që sot është më i frikësuar se kurrë. Frika mban diktaturat në këmbë dhe sot po mbillet frika te shqiptareve dhe ne kemi mision historik që ta vrasim frikën e qytetarëve, të jemi në krye të revoltës. S’kemi ç’e duam karrigen po nuk mbrojtëm kushtetutën, të drejtat themelore të qytetarëve”, u shpreh Zhupa.

Teksa Agron Gjekmarkaj sugjeroi që opozita duhet të bëjë më shumë për të bindur ndërkombëtarët se edhe drejtësia e re nuk po funksionon.

“Të bëjmë diçka simbolike që nesër, sepse po t’i bëhej PS kjo gjë kur ishte në opozitë do kishte reaguar gjithë faktori ndërkombëtar. Ne jemi ende shumë të vakët me ndërkombëtarët. Më shume se protesta, Ramës i dhemb kur reagojnë gazetat, shtypi, ndërkombëtarët. Ndaj ta përdorimin edhe këtë formë të rëndësishme. Duhet të bëjmë një përpjekje të madhe me ndërkombëtarët se dënimi politik, dmth që nuk funksionon as kjo drejtësia e re”, u shpreh Gjekmarkaj. (A2 Televizion)

Një vit burg për Salianjin, Frrok Çupi: Rasti i parë i një politikani që dënohet për shpifje

By: Java News
26 September 2024 at 22:21

Gjykata e Apelit të përgjithshëm dënoi me 1 vit burg Deputetin e Partisë demokratike Ervin Salianji për akuzën e kallëzimit të rremë.

Analisti Frrok Çupi në “Tirana Live”, në ABC News, u shpreh se ky është rasti i parë i një politikani që dënohet për shpifje në vendin tonë.

Gjatë intervistës në studio, analisti theksoi se shpifja ul dinjitetin e njeriut.

“Pritet që të shkojnë forcat e policisë dhe ta marrin për në burgun 313. Ajo që është evidente është se po ti shikosh të dënuarit e klasës politike prej 30 vitesh ky është rasti i dënuar për arsye se kanë poshtëruar individin dhe kjo është për t’u gëzuar sepse po merret në mbrojtje individi.

Dënimet e tjera janë bërë sepse kanë dëmtuar ekonominë apo shtetin, por ky dhe Zhulali janë dënuar sepse kanë shkelur individin.

Pra ka të bëjë me një shpifje kundër individit dhe shpifja ndaj individit sot është sa bombat e ’97, tha Çupi.

Salianji akuza direkte zyrtarëve të policisë: Paguan dëshmitarin mbi të cilin u dënova

By: Java News
26 September 2024 at 22:18

Pas dënimit të marrë sot nga Gjykata e Apelit me 1 vit për kallëzim të rremë, deputeti i PD-së Ervin Salianji ka ardhur në studion e emisionit Opinion në Tv Klan pasi ende nuk është ekzekutuar vendimi për ta dërguar në qeli.

Salianji u shpreh se ai është dënuar mbi bazën e dëshmive të Fredi Alizotit. Ky i fundit është personi që pretendohet se ka bërë zërin e Agron Xhafajt në audio-përgjimin me Albert Veliun (Babalja).

Ervin Salianji ka hedhur akuza ndaj 3 zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të policisë, se kanë paguar Fredi Alizotin dhe se ky i fundit është kontigjent policie.

“Fredi Alizoti, personazhi mbi dëshminë e të cilit unë jam dënuar sot, unë nuk i kam njohur kurrë as para as pas tani Fredi Alizotin, s’kam pasur kurrë takim. Të gjitha përgjimet tregojnë që Fredi Alizoti është paguar nga Ardi Veliu ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë, nga drejtori i Policisë Fier dhe Andon Marko ish-zv/drejtor i Policisë Fier, të tre këta i çojnë lekë. Ishte rekrutuar sepse ishte kontigjent i policisë, kishte 6 dënime.

Babalja ka qenë në PD me gazetarin Jetmir Olldashi. Kërkuan që nëse bëhet një investigim a do kishte mbështetje nga PD. Kanë kërkuar a do të kishte mbrojtje dhe denoncim nga PD. Nuk e kam njohur asnjëherë më parë Albert Veliun. Asnjë njeri i rrethit tim nuk e ka njohur kurrë. Përgjimin nuk e kanë sjellë te unë në fillim ata. Më thanë që do kemi një denoncim, tha jam në mllef me Agron Xhafajn për shkak se kur kam rënë në burg më ka lënë dhe ka braktisur dhe dua që t’i bëj këtë gjë. Këta kanë shkuar kanë gjetur drogë nëpër pleq, kanë gjetur drogë aty që ishte sheshit. Ditën që ka dalë ky denoncim Agron Xhafaj ka shkuar në burg.

Ka dalë Edi Rama ka thënë kam akt ekspertimin. E çuan te laboratori shtetëror në Itali, nuk ja u pranoi sepse zëri i marrë i Agron Xhafajt nuk ishte marrë në formën e duhur. Shkuan në një laborator privat anglez. Dëshmia e Fredi Alizotit është marrë parasysh, 3 dëshmitë tona nuk merren parasysh”, u shpreh Ervin Salianji.

Kryesia e PD merr vendimin, më 6 tetor nisin protestat, Noka: Do ketë përshkallëzim, aksion opozitar edhe në Parlament

26 September 2024 at 22:53

Nga Gazeta Si- Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur në përfundim të mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme se do të zhvillojë një protestë në datën 6 tetor, si protesta e parë e një serie protestash.

Vendimi erdhi pas diskutimeve të demokratëve për të përshkallëzuar aksionin e tyre opozitar, teksa ditën e sotme Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për të dënuar me 1 vit burg deputetin Ervin Salianji.

I pari ishte Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm, i cili propozoi që protestat të shtrihen nga portet, te aeroporti e universitetet.

Teksa Agron Gjekmarkaj sugjeroi që opozita duhet të bëjë më shumë për të bindur ndërkombëtarët se edhe drejtësia e re nuk po funksionon.

“Të bëjmë diçka simbolike që nesër, sepse po t’i bëhej PS kjo gjë kur ishte në opozitë do kishte reaguar gjithë faktori ndërkombëtar. Ne jemi ende shumë të vakët me ndërkombëtarët. Më shume se protesta, Ramës i dhemb kur reagojnë gazetat, shtypi, ndërkombëtarët. Ndaj ta përdorimin edhe këtë formë të rëndësishme. Duhet të bëjmë një përpjekje të madhe me ndërkombëtarët se dënimi politik, dmth që nuk funksionon as kjo drejtësia e re”, u shpreh Gjekmarkaj.

Pas përfundimit të mbledhjes, Flamur Noka tha për mediat se opozita nuk do të rrijë duarkryq dhe do të ketë protesta të ndryshme, të përshkallëzuara.

“Drejtësia e re vepron kundër Kushtetutës, në duart e Edi Ramës. Vendos padrejtësinë si normën e saj dhe funksion si organizatë kriminale.

Kërkon të kërcënojë opozitën si vendim i radhës se kush lufton kundër Ramës dhe ministrave, kush dënon Ramën dhe narkotrafikantët dhe lidhjen e Ramës dhe ministrat me krimin e organizuar e pret ky fat.

Opozita nuk mund të rrijë duarkryq. Nuk bëhet fjalë thjesht për protestë kombëtare, përshkallëzim. Radikalizim i protestave, ne do të jemi në terren në të gjithë republikën e Shqipërisë.

Qytetarët janë sot një hap para opozitës. Janë të revoltuar, kanë nevojë t’i kontaktojmë. Rruga jonë është pa kthim. Edi Rama do të gjunjëzohet! Aksioni opozitar do të jetë edhe në Parlament edhe në terren, nuk ka më paqe për Edi Ramën dhe regjimin e tij kriminal. Drejtësia e re është vegël e regjimit”, tha Noka.

The post Kryesia e PD merr vendimin, më 6 tetor nisin protestat, Noka: Do ketë përshkallëzim, aksion opozitar edhe në Parlament appeared first on Gazeta Si.

❌
❌