Serbia zvarrit sërish nisjen e gërmimeve në varrezën e dyshuar në Kozhle
Pavarësisht dakordimit paraprak, Serbia po e vonon procesin e nisjes së gërmimeve në një lokacion të ri, ku dyshohet se fshihen trupa të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës. Qeveria e Kosovës thotë se Beogradi as kësaj radhe nuk e ka mbajtur fjalën, derisa shpreson që ndërkombëtarët ta shtojnë presionin ndaj shtetit serb.
Serbia vazhdon të zvarrisë gërmimin në varrezën e mundshme masive afër Novi Pazarit.
Pasi Beogradi kishte konfirmuar kërkimet, ishte paralajmëruar se në mes të shtatorit do të mësohej data e nisjes së gërmimit apo vlerësimit të lokacionit në fshatin Kozhle.
Por, kur gjendemi në javën e fundit të muajit, shteti serb nuk ka kthyer përgjigje.
âFatkeqĂ«sisht, pĂ«rveç qĂ« nuk ka ende ndonjĂ« informatĂ« as pĂ«r lokacionin nĂ« Kozhle, nĂ« kuptim tĂ« saktĂ«simit tĂ« lokacionit apo lokacione tĂ« tjera, fatkeqĂ«sisht nuk ka ende asnjĂ« datĂ« edhe pĂ«r fillimin e gĂ«rmimeve, pĂ«rkundĂ«r paralajmĂ«rimit dhe dakordimit qĂ« rasti nĂ« Kozhle tĂ« jetĂ« njĂ« nga tri rastet tĂ« cilat do tĂ« trajtohen gjatĂ« kĂ«tij viti nĂ« territorin e SerbisĂ«â, ka deklaruar pĂ«r TV Dukagjinin Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar pĂ«r tĂ« Zhdukurit.
Zvarritja e gërmimeve në këtë lokacion po bëhet pavarësisht se Grupet Punuese për Persona të Zhdukur të Kosovës dhe të Serbisë u dakorduan gjatë takimeve në janar dhe korrik të këtij viti.
Lokacioni nën të cilin dyshohet se fshihen trupa të shqiptarëve të zhdukur nga lufta në Kosovë, përfshin një deponi mbeturinash.
Përgatitjet për pastrimin e hapësirës dhe krijimin e një rruge hyrëse, autoritetet serbe i kanë nisur gjatë fundit të muajit gusht.
Por për palën kosovare vazhdon të mbetet çështje kyçe hapja e arkivave serbe.
âJemi nĂ« vazhdimĂ«si nĂ« komunikim me mekanizmat ndĂ«rkombĂ«tarĂ« pĂ«r tĂ« shtuar, pĂ«r tĂ« rritĂ« presionin ndaj SerbisĂ« meqĂ« pĂ«rvoja deri tani ka konfirmuar qĂ« vetĂ«m njĂ« presion mĂ« i madh i bashkĂ«sisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare do tĂ« sillte mĂ« shumĂ« rezultate nĂ« kĂ«tĂ« procesâ, ka theksuar Gara.
Dy delegacionet, përfshirë Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq si dhe organizata të familjarëve të personave të zhdukur, kanë vizituar lokacionin në Kozhle.
Bashkë me ta kanë qenë edhe përfaqësues të EULEX-it, por ky mision i BE-së refuzon të tregojë nëse ka ndërmarrë ndonjë veprim për të përshpejtuar nisjen e gërmimeve.
âKjo veprimtari Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me angazhimin e EULEX-it pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur me ndihmĂ« ekspertĂ«sh forensikĂ« tĂ« Institutit tĂ« MjekĂ«sisĂ« Ligjore dhe institucionet e tjera relevante pĂ«r tĂ« hedhur dritĂ« mbi fatin e mbi 1,600 personave tĂ« zhdukur nĂ« lidhje me konfliktin e KosovĂ«s. PĂ«r pyetjet tuaja specifike, ju ftojmĂ« me mirĂ«sjellje tĂ« kontaktoni autoritetet lokaleâ.
Gjatë kësaj jave, Komisioni Qeveritar i Kosovës për Persona të Zhdukur ka mbajtur edhe një takim të radhës me Kryqin e Kuq, në përpjekje për të përshpejtuar procesin.
The post Serbia zvarrit sërish nisjen e gërmimeve në varrezën e dyshuar në Kozhle appeared first on Telegrafi.