Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 September 2024Main stream

VOA: Në Nartë janë shtuar flamingot, por e ardhmja e tyre është e kërcënuar

By: user 6
29 September 2024 at 21:06

Laguna e Nartës, që vlerësohet nga biologët si ndër zonat natyrore të paprekura të Evropës, ka shënuar këtë vit popullatën më të madhe të flamingove. Por sipas studiuesve habitati i tyre rrezikohet nga planet për zhvillimin e ndërtimeve në funksion të turizmit masiv. Aeroporti i madh ndërkombëtar i Vlorës po ndërtohet fare afër zonës ku jetojnë flamingot.

Laguna e Nartës këtë vit ka dhuruar pamje mbresëlënëse të kolonive të mëdha të flamingove. Peisazhi që vlerësohet nga biologët si ndër zonat natyrore të paprekura të Evropës i ndërron herë pas here ngjyrat ndërsa në zemër të lagunës flamingot kërkojnë ushqimin në ushtritë e mëdha plot ngjyra.

Studiuesi i shpendëve Mirjan Topi thotë se këtë vit është regjistruar një shifër rekord e popullatës së flamingove në Lagunën e Nartës.

“Vera e këtij viti shënoi një rekord të ri për sa i përket numrit të flamingove në Lagunën e Nartës me rreth 5300 individë që përbëjnë rreth 4% të popullatës europiane të këtij lloji. Kjo e bën këtë zonë një nga ligatinat më të rëndësishme në Mesdhe, jo vetëm të flamingos, por edhe llojeve të tjera të shpendëve”, tregon ai.

Cilësia ekologjike e zonës ka ndikuar në rritjen e popullatave të flamingove ndonëse ata nuk folezojnë në Shqipëri, thotë më tej zoti Topi. Por sipas tij zhvillimet e projekteve ndërtimore pritet të sjellin shqetësim për kolonitë e flamingove në zonën e peisazhit të mbrojtur.

“Unë në fakt e shoh të vështirë, bazuar në rrethanat aktuale të shqetësimit që gjenerohet vazhdimisht në peisazhin e mbrojtur Vjosë -Nartë që flamingove t`u krijohen kushtet e folezimit, sepse në atë zonë, sikundër dihet, po ndërtohet një aeroport dhe ka plane për ndërtimin e strukturave të mëdha për turizmin masiv etj… etj, që në thelb prishin atë që quhet integritet ekologjik i ekosistemit dhe rrjedhimisht ndikojnë popullatat jo vetëm të flamingove, por të gjithë shpendëve të egër”

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës sipas qeverisë shqiptare sjell një zhvillim turistik të këtij rajoni dhe përmirëson ekonominë e banorëve ndërsa organizatat shqiptare për mbrojtjen e mjedisit i kanë kundërshtuar këto plane.

Përfaqësuesi i organizatës për mbrojtjen e natyrës Zydjon Vorpsi, thotë se organizatat mjedisore kanë bërë një padi ndaj organizmave shtetërorë që lejuan ndërtimin e aeroportit në një peisazh të mbrojtur ndërkohë që ende gjykimi është në faza fillestare.

“Janë disa çështje mjedisore që janë në gjykatë. Ajo që shihet në rastin e Aeroportit të Vlorës është që gjykata më shumë e ka zvarritur çështjen duke a pasuar sa në njërën shkallë në tjetrën dhe ende nuk ka menaxhuar që të fillojë çështjen duke mos legjitimuar edhe organizatat në shkallë të parë një e drejtë që e ka dhënë Konventa e Aarhusit dhe Gjykata e Lartë. Kjo është shumë e dëmshme pasi punimet atje vazhdojnë. Pavarësisht se është një precedent i ri mund të përsëritet edhe për ç ështje të tjera duke sjellë largimin e banorëve lokalë, demotivimin e atyre që janë në mbrojtje të mjedisit, për të mos i ruajtur më burimet natyrore”, thotë zoti Vorpsi.

Ndërsa studiuesi i shpendëve Mirian Topi thotë se “tashmë për fat të keq me Ligjin e ri për Zonat e Mbrojtura lejohet ndërtimi i infrastrukturave të mëdha në Zonat e Mbrojtura që nënkupton zhvillimin e turizmit masiv që në thelb është i paqëndrueshëm.”

Punimet për ndërtimin e Aeroportit vijojnë dhe pritet të përfundojnë, sipas autoriteteve, brenda këtij viti për t`ia lënë vendin vitin e ardhshëm përgatitjeve për operimin e mëtejshëm të aeroportit.

Ndërkohë në dy zona në Zvërnec dhe Sazan, edhe sipërmarrësi amerikan Jared Kushner ka propozuar investime në turizëm.

Investimi përfshin një kompleks të rrjetit luksoz “Aman” në Sazan, ndërsa në zonën e Zvërnecit sipas planit pritet të ndërtohen hotele dhe vila me një kapacitet prej 10 mijë dhomash. /VOA

The post VOA: Në Nartë janë shtuar flamingot, por e ardhmja e tyre është e kërcënuar appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Senati amerikan heton lidhjet e zyrtarëve serbë e shqiptarë me projektet e Kushner

26 September 2024 at 21:16

Një hetim i Senatit Amerikan ka zbuluar detaje lidhur me projektin e kompanisë “Affinity Partner” të Jared Kushner, dhëndrit të ish -presidentit Trump, për të investuar në një resort luksoz në Sazan e Zvërnec si edhe në Serbi.

Hetimi i kreut të Komitetit të Financave në Senatin Amerikan, Ron Wyden, D-Ore i cili është në vazhdim tregon se ishin zyrtarë qeveritarë në Shqipëri dhe Serbi iu afruan firmës për partneritete të mundshme në marrëveshjet e pasurive të paluajtshme.

“Affinity i tregoi Komitetit se zyrtarë qeveritarë në Shqipëri dhe Serbi iu afruan firmës për partneritete të mundshme në marrëveshjet e pasurive të paluajtshme. (Affinity nuk bëri të ditur identitetin e atyre zyrtarëve shqiptarë dhe serbë.) Affinity konfirmoi gjithashtu se këto qeveri të huaja do të kenë kontroll të plotë mbi të gjitha vendimet në lidhje me lejet, taksat vendore dhe licencat e nevojshme që projektet të ecin përpara, duke u dhënë atyre kontroll të konsiderueshëm mbi një investim fitimprurës të familjes Trump.

Affinity konfirmoi se një projekt i ardhshëm i Beogradit, në vendin e një ish-bombardimi të NATO-s, do të përfshijë një muze që është përshkruar si një monument për “viktimat e agresionit të NATO-s”.

Affinity konfirmoi se investitorët e saj mund të rinegociojnë marrëveshjet e tyre të investimeve ose të tërheqin të gjitha fondet e tyre pasi periudha e tyre fillestare pesëvjeçare e investimit të përfundojë në gusht 2026, në mes të një mandati të dytë të mundshëm të Trump në detyrë. Kjo do t’u jepte qeverive dhe subjekteve të huaja një ndikim të pazakontë mbi financat e familjes së presidentit në detyrë, në rast se ai zgjidhet, edhe përtej ndikimit që ata patën dhe ushtronin në mandatin e tij të parë”, thuhet mes të tjerash në hetimin e sentit.

Disa pika kryesore të hetimit përfshijnë:

– Affinity ngarkon Fondit Publik të Investimeve të Arabisë Saudite një tarifë vjetore prej 1.25% mbi 2 miliardë dollarë, dhe deri në 2% për investitorët e tjerë.

– Firma nuk ka prodhuar kthim nga investimet deri në korrik 2024, pavarësisht tarifave të larta.

– Ka varësi të madhe nga qeveritë e huaja, si Shqipëria dhe Serbia, për projekte të pasurive të paluajtshme, duke u dhënë atyre kontroll mbi vendime të rëndësishme.

– Një projekt në Beograd përfshin një muze për “viktimat e agresionit të NATO-s”.

– Investitorët e huaj mund të tërheqin fondet e tyre në vitin 2026, duke ndikuar në financat e familjes Trump.

– Lidhjet me qeveritë e huaja sugjerojnë se Affinity mund të jetë një skemë për të anashkaluar ligjet amerikane si FARA.

 

 

 

The post Senati amerikan heton lidhjet e zyrtarëve serbë e shqiptarë me projektet e Kushner appeared first on Euronews Albania.

Senati amerikan heton lidhjet e zyrtarëve serbë dhe shqiptarë me projektet e Jared Kushner

26 September 2024 at 15:33

Komiteti i Financave në Senatin e Shteteve të Bashkuara tha të mërkurën se hetimi i tij mbi Affinity Partners ka zbuluar se zyrtarë të qeverive serbe dhe shqiptare iu afruan proaktivisht kompanisë me propozime për projekte të zhvillimit të pasurive të paluajtshme në vendet e tyre. Kompania që merret me aksione dhe investime është e […]

The post Senati amerikan heton lidhjet e zyrtarëve serbë dhe shqiptarë me projektet e Jared Kushner appeared first on Reporter.al.

❌
❌