Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 September 2024Main stream

Si kurrë më parë, “Salianji” unifikon partitë e reja me PD

By: user 2
27 September 2024 at 21:12

Dënimi skandaloz i Ervin Salianjit ka bërë si kurrë më parë bashkë edhe partitë e reja që zakonisht janë kritike me PD-në dhe gjithë klasën e vjetër politike. Në qëndrimet që ato kanë shprehur pas vendimit të burgosjes me një vit të deputetit demokrat, kanë reaguar edhe Endri Shabani i Nisma Thurje edhe Agron Shehaj i Mundësia edhe Adriatik Lapaj.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën

Lapsi.al i ka ndjekur me vëmendje të gjitha reagimet, si një indikator për të kuptuar humorin e shoqërisë ndaj një burgosjeje politike.

Koordinatori i “Shqipëria Bëhet”, Lapaj përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “më herët për këtë lloj vepre gjykatat nuk e kanë aplikuar dënimin me burg”, duke shtuar se ndaj Salianjit mund të ishte vendosur një ndëshkim me gjobë, pasi sipas tij denoncimi në thelb ka qenë i provuar, pasi subjekti i tij vëllai inish ministrit të brendëshëm Fatmir Xhafaj shkoi dhe bëri burg në Itali, ku edhe kërkohej për trafik droge.

Gjatë një interviste për A2 CNN, drejtuesi i Nismës, Endri Shabani deklaroi se e sheh dënimin si një akt mafioz për ti mbyllur gojën kujdo që synon të denoncojë. “Mua nuk më intereson Salianji si person, as si deputet i PD-së, por si një njeri që ka pasur guximin të denoncojë. Në një shoqëri ku shkojnë në burg ata që denoncojnë dhe jo ata që vjedhin apo kryejnë krim, do të thotë se ne po i afrohemi autokracisë”, tha ai.

Ndërsa përmes një postimi në Facebook, Agron Shehaj shkruajti se dënimi i Salianjit është një mesazh direkt i kryeministrit Edi Rama ndaj kujtdo që guxon të denoncojë.

Shehaj tha se Salianji u dënua pasi denoncoi ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafën, i cili sipas tij mbronte në Shqipëri vëllain e vet të dënuar për trafik droge nga Italia.

Sipas Shehajt, kjo do të jetë edhe klima në të cilën do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. “Kjo është klima në të cilën do zhvillohen zgjedhjet e ardhshme. Salianji që denoncoi skandalin shkon në burg, ministri që mbronte vëllain drejton komisionin parlamentar Anti-SPAK” tha ai.

Salianji-Beleri/ Si po pranojnë gjykatat dëshmitarët e manipuluar nga policia

Vetëm Dashamir Shehi, që i është bashkuar së fundi grupit më të ri parlamentar, atij të Alibeajt, e ka quajtur qesharake idenë për të lodhur njerëzit me protesta për një vit burg që do bëjë Salianji. Në një deklaratë të rimarë nga gjithë mediat e Rilindjes ai ka theksuar se “drejtësia nuk është perfekte, po ne i kemi dalë për zot asaj”.

Denoncimi i Geron Xhafajt/ Salianji dënohet me 1 vit burg

Ky unifikim gati total për rastin Salianji edhe nga ato forca të reja politike që s’lënë kritikë pa bërë kundër Berishës dhe PD-së, nuk tregon vetëm se në këtë rast dhuna e pushtetit e ka kapërcyer Rubikonin, por  ky unifikim ndaj një padrejtësie me sa duket ka shqetësuar edhe Edi Ramën, që me disa deklarata rresht është munduar të ndajë publikun në dysh. Në reagimin e fundit në X (ish twitter) kryeministri shfryu kundër atyre që heroizojnë një shpifës. “Viktimizimi i një të dënuari për një vepër të turpshme, e cila mund të konsiderohet kryevepra e turpit të Mbretërisë së Shpifarakëve – sepse nuk ishte thjesht një shpifje si miliona shpifjet që janë thënë e shkruar në këto 34 vjet Liri Shpifjeje, po ishte një fabrikim i tërë, një film i Kinostudios së Shqupit me aktorë e me producentë të përkushtuar për të bërë keq – tregon se sa poshtë ka rënë niveli i kuptimit të botës sonë mediatike për peshën e rëndë të shpifjes në jetën e një shoqërie”- shkroi Rama në reagimin e vet të premten në mbrëmje.

©Lapsi.al

The post Si kurrë më parë, “Salianji” unifikon partitë e reja me PD appeared first on Lapsi.al.

Lapaj: Salianji denoncoi një fakt që u provua. Kjo situatë mban erë!

By: Ela
27 September 2024 at 18:01

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar për dënimin e deputetit Ervin Salianji, me një vit burg. Lapaj argumenton se deputeti Salianji akuzohet për “Kallëzim të rremë” sipas nenit 305 të Kodit Penal, dhe referuar përmbajtjes së dispozitës, dënimi që ajo parashikon është me gjobë ose burg deri në 5 vite. Sipas avokatit […]

The post Lapaj: Salianji denoncoi një fakt që u provua. Kjo situatë mban erë! appeared first on BoldNews.al.

“Kjo situatë mban erë!”- Dënimi i Salianjit, Lapaj: Ndëshkimi për veprën që ai akuzohet nis me gjobë! Deputeti denoncoi një fakt që u provua

By: D Marku
27 September 2024 at 18:14

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar për dënimin e deputeti të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, me një vit burg.

Lapaj argumenton se deputeti Salianji akuzohet për “Kallëzim të rremë” sipas nenit 305 të Kodit Penal, dhe referuar përmbajtjes së dispozitës, dënimi që ajo parashikon është me gjobë ose burg deri në 5 vite.

Sipas avokatit Lapaj, ligjvënësi ka parashikuar se ndëshkimi për këtë vepër nis nga gjoba pikërisht në ato raste kur nga rrethanat e veprës nuk del rrezik i lartë për shoqërinë.

Ai thekson se nisur nga faktet, rezulton se deputeti denoncoi publikisht një fakt i cili u provua, pasi vëllai i ministrit, Geron Xhafaj, përfundoi në burg për llogari të drejtësisë italiane.

“Nga eksperienca ime profesionale për këtë lloj vepre kam vërejtur se gjykatat tona nuk e kanë aplikuar dënimin me burg. Atëherë pse dënim me burg për një deputet që denoncoi një fakt të vërtetë kur praktika për këtë vepër nuk ka aplikuar burgun?”, shkruan ai.

Ndër të tjera, Lapaj shkruan se Salinjin e ka kundërshtar politik, por kjo situatë ndaj tij mban erë e kutërbon.

Reagimi i Adriatik Lapajt

Pra, deputeti Salianji akuzohej për “Kallëzim të rremë” sipas nenit 305 të Kodit Penal.  Referuar përmbajtjes së dispozitës dënimi që ajo parashikon është me gjobë ose burg deri në 5 vite.

Ligjvënësi ka parashikuar se ndëshkimi për këtë vepër nis nga gjoba pikërisht në ato raste kur nga rrethanat e veprës nuk del rrezik i lartë për shoqërinë.

Nisur nga faktet rezulton se deputeti denoncoi publikisht një fakt i cili u provua pasi vëllai i ministrit përfundoi në burg. Thënë ndryshe edhe pse denoncimi brenda mund të ketë pasur shkelje ligji (në disa nga aspektet e veta) në thelb ka qenë i provuar sa kohë subjekti i denoncimit shkoi në burg për llogari të drejtësisë italiane.

Nga eksperienca ime profesionale për këtë lloj vepre kam vërejtur se gjykatat tona nuk e kanë aplikuar dënimin me burg. Atëherë pse dënim me burg për një deputet që denoncoi një fakt të vërtetë kur praktika për këtë vepër nuk ka aplikuar burgun?

Unë me subjektin politik që Ervin Salianji përfaqëson jam përballë, por kjo situatë mban erë e kutërbon, kur pikërisht sot Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjyaktës së Apelit të Posaçëm që la në fuqi masën e “arrestit me burg” për 2 nga drejtorat e 5D që akuzohen se kanë përlarë dhjetëra milionë euro nga taksat tona.

Mban erë kur dënohet me burg një njeri që akuzoi një fakt dhe nuk shkojnë në burg ata që vodhën 400 milion euro të incineratorëve e me radhë.

Shkon në burg një njeri që denoncoi një fakt, por as nuk nis hetim fare ndaj atyre që nga arroganca i shkaktuan Shqipërisë 110 milion euro dëm ndaj Beketit.

The post “Kjo situatë mban erë!”- Dënimi i Salianjit, Lapaj: Ndëshkimi për veprën që ai akuzohet nis me gjobë! Deputeti denoncoi një fakt që u provua appeared first on Albeu.com.

Salianji drejt burgut, reagon Adriatik Lapaj: Ja pse mban shumë erë e kutërbon ky vendim i Gjykatës

By: redi
27 September 2024 at 16:51

Deputeti Ervin Salianji po shkon drejt burgut dhe Adriatik Lapaj nga “Shqipëria Bëhet”, thotë se edhe pse me Partinë Demokratike është përballë, për dënimin e Salianjit nënvizon se kjo situatë mban erë e kutërbon. Në një postim në Facebook, ai shkruan se ligjvënësi ka parashikuar se ndëshkimi për këtë vepër nis nga gjoba pikërisht në ato raste kur nga rrethanat e veprës nuk del rrezik i lartë…

Source

“Kjo situatë mban erë e kutërbon!”- Dënimi me një vit burg i Salianjit, Lapaj: Ndëshkimi për veprën që ai akuzohet nis me gjobë! Deputeti denoncoi një fakt që u provua

27 September 2024 at 17:46
Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar për dënimin e deputeti të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, me një vit burg. Lapaj argumenton se deputeti Salianji akuzohet për “Kallëzim të rremë” sipas nenit 305 të Kodit Penal, dhe referuar përmbajtjes së dispozitës, dënimi që ajo parashikon është me gjobë ose burg deri në 5
Before yesterdayMain stream

Dogana e Gazhelit/ 450 mijë ton naftë kontrabandë? Shoqata e Hidrokarbureve hesht

By: Oldi
26 September 2024 at 10:33

Nga Boldnews.al Aktivisti Adriatik Lapaj ka bërë një analizë shumë të thjeshtë, nga e cila, sipas tij, në Shqipëri hyn të paktën 450 mijë ton naftë kontrabandë në vit. Në studion e “A2 CNN” pak ditë më parë, përfaqësuesi i “Shqipëria Bëhet” ka bërë një krahasim minimalist shifrash ndërmjet zhdoganimit të lëndës hidrokarbure në Shqipëri […]

The post Dogana e Gazhelit/ 450 mijë ton naftë kontrabandë? Shoqata e Hidrokarbureve hesht appeared first on BoldNews.al.

Arlind Qori i mbyll derën koalicionit me Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanin: Na ndan oligarkia

By: user 8
20 September 2024 at 13:59

Drejtuesi i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori i ka mbyllur derën një bashkëpunimi të mundshëm me 2 partitë e tjera të vogla, |Nismën Thurje” të Endri Shabanit dhe “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt.

Sipas tij, ajo që e ndan “Lëvizjen Bashkë” me këto parti janë denoncimet ndaj oligarkëve, teksa shtoi se nuk mund të bëjë koalicion me njerëz që duan të bashkëpunojnë jo vetëm me të, por edhe me Bashën e Alibeajn.

“Lëvizja Bashkë ka disa kritere që na e pamundësojnë bashkëpunimin me ato parti që e kanë qeverisur Shqipërinë, apo kanë dalë nga parti që e kanë qeverisur Shqipërinë. 

Kur vjen punë te partitë që përmendët (Nisma Thurje dhe Shqipëria Bëhet), këtu kemi dy probleme, një është pak më sipërfaqësorë, jam pak skeptik për njerëz që kërkojnë të bashkëpunojnë edhe me mua edhe me Bashën, apo Alibeajn.

Tjetra, ka të bëjë më qëndrimin ndaj oligarkisë ekonomike. Ose evidentojmë problemin në tërësinë e vet, ose nuk ka sens të merresh me Ramën dhe Berishën dhe jo me ata që i financojnë dhe që vjedhin me zotin Rama dhe zotin Berisha. Të bësh këtë që bën lëvizja Bashkë ka rreziqe, më e dukshmja është përjashtimi nga media. Ne mbajmë kosto për këtë. Unë kam mbi një vit nuk marr ftesë nga Top Channel, Klan, ABC.

Në mediat në Shqipëri, ftohen çdo ditë 300-400 vetë, them si ka mundësi që nuk gjendet vend për përfaqësuesit e Lëvizja Bashkë?    

Kjo ka të bëjë me qëndrimin tonë ndaj oligarkisë ekonomike dhe politikës. Nëse flet me çerek zëri ndaj tyre, ose ua ke frikën, ose kërkon të bësh ujdi me ta. Një njeri që do dorën time, nuk mundet që dorën tjetër ta mbajë rezervë për Samir Manen, Shefqet Kastratin, Ramën, Bashën, etj.  Unë nuk kam besimin në momentin që flasim, se parti të tjera kanë këtë lloj konseguence. Deri tani nuk shoh partner të denjë për të shkuar përpara”, tha Qori në MCN.

The post Arlind Qori i mbyll derën koalicionit me Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanin: Na ndan oligarkia appeared first on Lapsi.al.

Adriatik Lapaj paralajmëron Kallëzim Penal për Fondin Shqiptar të Zhvillimit për punimet në Sarandë

14 September 2024 at 19:01

Adriatik Lapaj Paralajmëron Kallëzim Penal për Fondin Shqiptar të Zhvillimit për Punimet në Sarandë   Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka paralajmëruar një kallëzim penal kundër Fondit Shqiptar të Zhvillimit, duke ngritur shqetësime të mëdha për cilësinë e punimeve të kryera në Sarandë. Në një koment të bërë në një publikim të Saranda […]

The post Adriatik Lapaj paralajmëron Kallëzim Penal për Fondin Shqiptar të Zhvillimit për punimet në Sarandë appeared first on Saranda Web.

❌
❌