Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 September 2024Main stream

Shpërngulen 1 mln libanezë, konflikti me Izraelin sjell valë të madhe emigrimi

29 September 2024 at 17:28

Kryeministri në detyrë i Libanit Najib Mikati deklaroi të dielën se rreth një milion njerëz janë zhvendosur për shkak të konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut. Ai e cilësoi këtë si valën më të madhe të shpërnguljeve në historinë e vendit.

Kreu i qeverisë tha se Libani mund të reagojë vetëm në mënyrë diplomatike për atë që po ndodh në territorin e vendit.

Ministria e Shëndetësisë së Libanit thotë se nga sulmet e ushtrisë izraelite që nisën më 23 shtator janë vrarë të paktën 816 njerëz dhe janë plagosur mbi 2 mijë e 500.

Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar se sulmet izraelite në Liban mund të përshkallëzojnë konfliktin e vazhdueshëm të Gazës në një luftë më të gjerë rajonale.

Një pjesë e të shpërngulurve po shkojnë në shtetet fqinje, por dhe në Greqi.

 

The post Shpërngulen 1 mln libanezë, konflikti me Izraelin sjell valë të madhe emigrimi appeared first on Euronews Albania.

❌
❌