Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 September 2024Main stream

Gati 20 mijë vizitorë admiruan thesaret e Muzeut Kombëtar “Onufri” gjatë shtatorit

By: D Marku
29 September 2024 at 16:52

Gati 20 mijë vizitorë admiruan thesaret e Muzeun Kombëtar “Onufri” gjatë muajit shtator. Sot, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja vlerëson interesin në rritje për pasurinë e jashtëzakonshme të artit ikonografik në Muzeun Kombëtar “Onufri”.

Interesi i madh për këtë trashëgimi, shprehet Gonxhja, ka bërë të mundur që vetëm gjatë muajit shtator gati 20 mijë vizitorë të kenë admiruar thesaret që mban ky muze.

Koleksioni i Muzeun Kombëtar “Onufri” përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX. Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo si dhe piktorët me mbiemer Çetiri (Gjergji, Joani, Nikolla, Naumi, Gjergji i riu dhe Ndini), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë.

Nën dyshemenë e absidës më 12 gusht 1968 u zbuluan dy kodikët e famshëm të Beratit, “Kodiku i Purpurt i Beratit” (“Codex Purpureus Beratinus”) i shek. VI pas Krishtit dhe “Codex Aureus Anthimi” i shek. IX pas Krishtit.

Kodikët në fjalë janë përmendore të kulturës dhe qytetërimit si dhe enciklopedi të vërteta të mendimit të krishterë. Dy Kodikët e Beratit janë regjistruar në listën e veprave më të rëndësishme të njerëzimit, të njohur me emrin “Memoire du Monde” nën mbrojtjen e UNESCO-s.

The post Gati 20 mijë vizitorë admiruan thesaret e Muzeut Kombëtar “Onufri” gjatë shtatorit appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Suksesi i sezonit turistik varet nga kë pyet në Durrës

15 August 2024 at 19:12

Të dhënat aktuale për sezonin turistik veror në Durrës janë konfuze. Bizneset dhe familjet që jetojnë me të ardhurat nga turizmi kanë mendime të ndryshme, lidhur me numrin e turistëve, prejardhjen e tyre dhe mbi të gjitha për fitimin e mundshëm të këtij viti. Në një  nga baret e pakta në shëtitoren e plazhit të […]

The post Suksesi i sezonit turistik varet nga kë pyet në Durrës appeared first on Reporter.al.

Katedralja ‘Shën Luçia’ në Durrës hap dyert për muzikën e Dhomës

2 August 2024 at 15:40

Edicioni i 19-të i Festivalit të Muzikës së Dhomës u realizua plotësisht në sallën modeste të Kon-katedrales “Shën Luçia” në lagjen historike të qytetit, e cila i ka hapur prej shumë vitesh dyert, për instrumentistët dhe muzikantët. “Veprimtaria me tetë koncerte u zhvillua për të dytin vit radhazi në Kon-katedralen “Shën Luçia”, një mjedis shumë […]

The post Katedralja ‘Shën Luçia’ në Durrës hap dyert për muzikën e Dhomës appeared first on Reporter.al.

❌
❌