Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 September 2024Main stream

Çfarë e “tradhtoi” Nasrallah/ Kreu i Hezbollahut u vra nga një bombë 80 tonë

By: user 6
29 September 2024 at 20:48

Një trup i mbështjellë me një çarçaf të bardhë që nxirret ngadalë me anë të një vinçi nga një krater i madh. Kjo është ajo që tregon një video e cila, sipas disa mediave libaneze, tregon momentin në të cilin u gjet trupi i liderit të ndjerë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Israele - Hamas, le notizie di oggi in diretta | «Attacco israeliano alla città yemenita di Hodeidah». Recuperato «intatto» il corpo di Nasrallah: «Sarebbe morto per soffocamento»

Sipas autoriteteve libaneze të sigurisë, të cituara nga media të ndryshme, përfshirë CNN, trupi u gjet i paprekur në vendin ku goditi sulmi ajror izraelit të premten në periferitë jugore të Bejrutit. Sipas burimeve të cituara nga mediat Al Arabiya dhe Al-Hadath, funerali do të mbahet të hënën, por pa specifikuar vendndodhjen.

“Dy burime raportuan se trupi nuk kishte lëndime të drejtpërdrejta dhe duket se shkaku i vdekjes ishte trauma e pasuar nga forca e shpërthimit” – raportoi njëra nga emdiat vendase. Ndërsa sipas kanalit izraelit Channel 12, “besohet se shkaku i vdekjes së liderit të organizatës terroriste ka qenë mbytja, dhe se ai ka vuajtur agoni para se të vdiste”. Hipotezat që hedhin disa media libaneze lidhen me faktin se lideri i Hezbollahut po qëndronte në një vend pa ventilim dhe se bombardimet e forcave ajrore mund t’i kenë shkaktuar hyrjen e gazit në dhomë, duke shkaktuar vdekjen e tij nga asfiksia.

Si arriti Izraeli të eliminonte kreun e Hezbollahut

Sulmi shkatërrues ajror që vrau Hassan Nasrallah, ishte rezultat i një operacioni shumëvjeçar të inteligjencës izraelite që depërtoi në të gjithë rrjetin e tij duke arritur ta gjurmonte atë në qendrën e tij të komandës nëntokësore në Bejrut. Ushtria izraelite përdori një bombë 80 tonëshe të projektuar posaçërisht për shkatërrimin e bunkerëve. Vetëm në këtë mënyrë u arrit të vritej Nasrallah që u kishte mbijetuar përpjekjeve të shumta të mëparshme për ta eliminuar.

Israel spent months developing bombs that would dig through the earth and reach Hezbollah's underground bunkers.

Vdekja e Nasrallah ishte pikërisht ajo që Izraeli shpresonte kur filloi fushatën e bombardimit atë ditë, raporton Financial Times. Inteligjenca izraelite ishte vënë në dijeni për lëvizjet e udhëheqjes së Hezbollahut. Kjo pas vitesh pune me hakerime dhe mbikëqyrjes së grupit terrorist libanez, i cili është një nga milicitë më të mëdha dhe më të armatosura në botë.

Pasi dështoi të vriste Nasrallah disa herë gjatë luftës së vitit 2006, Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake e Izraelit (Aman) u përkushtua në depërtimin brenda Hezbollahut. Shteti hebre pësoi goditjen më të madhe të tij në vitin 2012 kur grupi militant dislokoi luftëtarët e tij në Siri për të ndihmuar presidentin aleat Bashar al-Assad të shtypte një kryengritje. Ish-zyrtarë të inteligjencës izraelite dhe politikanë libanezë i thanë FT se beteja në Siri zbuloi një gropë informacionesh tek Hezbollahu. Të dhënat e reja i lejuan Izraelit të përpilonte profile të gjera për operativët e Hezbollahut, duke përfshirë shefat kryesorë që merrnin pjesë në funeralet e luftëtarëve të vrarë.

Duke ngushtuar objektivat e tij, inteligjenca hebreje më pas filloi të hakeronte pajisjet e komunikimit të grupit terrorist, me spiunë që ishin në gjendje të gjurmonin lëvizjet e sakta të operativëve të Hezbollahut, ndonjëherë edhe përmes telefonave celularë të grave të tyre. Spiunët e Izraelit gjurmuan gjithashtu lëvizjet e liderëve të Hezbollahut duke hakeruar kamerat e vëzhgimit në Liban dhe madje duke lexuar edhe kilometrat e makinave të tyre.

The IDF said six buildings were leveled in the bombardments.

Si rezultat i këtyre, Izraeli mësoi se sa herë që rutina e grupit terrorist devijonte, një sulm ishte i pashmangshëm. Kjo gjë ndodhi edhe të premten kur Izraeli bombardoi Bejrutin, kur zyrtarët që mësuan se Nasrallah ishte rrugës për në bunkerin e tij të “komandimit dhe kontrollit”. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte në Nju Jork për fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara kur dha urdhrin për të hedhur armën ideale të Izraelit për të hequr qafe Nasrallah.

Shteti hebre kishte planifikuar sulmin për muaj të tërë, teksa zhvillonte bomba të pajisura me shpërthime që do të gërmonin në tokë, duke lejuar që bomba tjetër të shkonte edhe më poshtë, raporton Wall Street Journal. Ndryshe nga SHBA-ja, e cila ka bombardues të rëndë dhe bomba masive deri në 30 mijë paund për shkatërrimin e bunkerëve thellë nën tokë, ushtria izraelite ka vetëm avionë luftarakë duke qenë të kufizuar në madhësinë e mjeteve luftarake që mund të mbajnë.

Megjithatë bombat izraelite arritën me sukses deri në strehën e Nasrallahut 60 metra nën tokë. Sulmi ishte një nga më të mëdhenjtë që kishte parë ndonjëherë Bejruti, duke rrafshuar 6 ndërtesa duke tronditur zonën pranë selisë së tyre. Një nga ndërtesat e tronditura nga shpërthimi ishte një shkollë e Kombeve të Bashkuara që ndodhej rreth 173 metra larg nga ndërtesa ku ndodhej Nasrallah.

Hezbollah leader Hassan Nasrallah was killed in an Israeli bombardment on Friday following years of planning and preparation.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit e krahasuan situatën me taktikën e Hamasit për t’u fshehur në vende të banuara për të përdorur civilët si mburoja njerëzore. Netanyahu e konsideroi vdekjen e Nasrallahut si një “pikë kthese historike” në mes të përshkallëzimit të vazhdueshëm të konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut që kërcënon një luftë të gjithanshme në rajon. “Nasrallah nuk ishte thjesht një tjetër terrorist. Ai ishte terroristi. Për sa kohë që Nasrallah ishte gjallë, ai do të kishte rindërtuar shpejt aftësitë që ne i shkatërruam Hezbollahut” – tha Netanyahu. ©LAPSI.al

The post Çfarë e “tradhtoi” Nasrallah/ Kreu i Hezbollahut u vra nga një bombë 80 tonë appeared first on Lapsi.al.

Analiza në BBC/ Ku po shkojnë Izraeli, Irani dhe Hezbollahu

By: user 6
29 September 2024 at 18:34

Vrasja nga Izraeli e Hassan Nasrallah, liderit të Hezbollahut, është një përshkallëzim i madh në luftën e Tel Avivit me grupin militant libanez. Kjo e ka çuar rajonin një hap më afër një konflikti shumë më të gjerë dhe akoma më të dëmshëm, një konflikt që tërheq pas vetes si Iranin ashtu edhe SHBA-në. Por, ku ka gjasa të shkojë tashmë situata? Kjo varet kryesisht nga tre pyetje themelore.

Çfarë do të bëjë Hezbollahu?

Hezbollahu po lëkundet goditje pas goditjeje. Strukturës së saj komanduese i janë prerë kokat, me më shumë se një duzinë komandantë të lartë të vrarë. Komunikimet e saj janë sabotuar me shpërthimet tronditëse të pager-ave dhe radiove të saj dhe shumë nga armët e saj janë shkatërruar nga sulmet ajrore.
Analisti i sigurisë për Lindjen e Mesme me qendër në SHBA, Mohammed Al-Basha thotë se “vrasja e Hassan Nasrallah do të ketë implikime të rëndësishme, duke destabilizuar potencialisht grupin dhe duke ndryshuar strategjitë e tij politike dhe ushtarake në periudhën afatshkurtër.”

Por çdo pritshmëri se kjo organizatë e betuar anti-Izrael do të dorëzohet papritmas dhe do të kërkojë paqen sipas kushteve të Tel Avivit ka të ngjarë të jetë e gabuar. Hezbollahu është zotuar të vazhdojë luftën. Ajo ka ende mijëra luftëtarë, shumë prej tyre veteranë të luftimeve në Siri, dhe ata po kërkojnë hakmarrje.

Ajo ka ende një arsenal të konsiderueshëm raketash, shumë prej tyre armë me rreze të gjatë, të drejtuara me saktësi, të cilat mund të arrijnë deri në Tel Aviv dhe qytete të tjera. Do të ketë presion brenda radhëve të saj për t’i përdorur ato së shpejti, para se edhe ata të shkatërrohen.

Por nëse e bëjnë këtë, në një sulm masiv që kalon mbrojtjen ajrore të Izraelit dhe vret civilë, atëherë përgjigja e Izraelit ka të ngjarë të jetë shkatërruese, duke shkaktuar kërdi në infrastrukturën e Libanit, apo edhe duke u shtrirë në Iran.

Çfarë do të bëjë Irani?

Kjo vrasje është një goditje sa për Iranin, aq edhe për Hezbollahun. Tashmë Teherani ka shpallur 5 ditë zie. Janë marrë gjithashtu masa paraprake emergjente, duke fshehur liderin e tyre, Ayatollah Ali Khamanei, në rast se edhe ai vritet. Irani ende nuk është hakmarrë për vrasjen poshtëruese në korrik të liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në një hotel në Teheran. Ajo që po ndodhur tani, do të bëjë që linja e vijës së ashpër të regjimit të mendojnë për reagimin.

Irani ka një galaktikë të tërë milicish aleate të armatosur rëndë rreth Lindjes së Mesme, të ashtuquajturin “Boshti i Rezistencës”. Përveç Hezbollahut, ai ka Huthi-t në Jemen dhe grupe të shumta në Siri dhe Irak. Irani mund t’u kërkojë këtyre grupeve të shtojnë sulmet e tyre si ndaj Izraelit si dhe ndaj bazave amerikane në rajon. Por çfarëdo përgjigje që Irani të zgjedhë, ai ka të ngjarë ta kalibrojë atë për të mos shkaktuar një luftë që nuk mund të shpresojë ta fitojë.

Çfarë do të bëjë Izraeli?

Nëse dikush kishte ndonjë dyshim përpara këtij atentati, nuk do të ketë më tani. Izraeli qartazi nuk ka ndërmend të ndalojë fushatën e tij ushtarake për një armëpushimin 21-ditor të propozuar nga 12 vende, duke përfshirë edhe aleatin e tij më të afërt, Shtetet e Bashkuara.

Ushtria e tij mendon se ata e kanë Hezbollahun nën këmbë tani, kështu që do të dëshirojë të vazhdojë me ofensivën e tyre derisa të eliminohet kërcënimi i raketave. Me përjashtim të një kapitullimi nga Hezbollahu (gjë që nuk ka gjasa) është e vështirë të shihet se si Izraeli mund të arrijë qëllimin e tij në luftë për të hequr kërcënimin e sulmeve të Hezbollahut pa dërguar trupa në terren.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar pamjet e stërvitjes së këmbësorisë pranë kufirit pikërisht për këtë qëllim. Por Hezbollahu ka kaluar 18 vitet e fundit, që nga përfundimi i luftës së fundit, duke u trajnuar për të përballuar luftën e ardhshme. Në fjalimin e fundit publik para vdekjes së tij, Nasrallah u tha ndjekësve të tij se një inkursion izraelit në Libanin jugor do të ishte, sipas tij, “një mundësi historike”. Për IDF-në, hyrja në Liban do të ishte relativisht e lehtë. Por dalja (ashtu si në Gaza) mund të marrë muaj. ©Marrë nga BBC, përshtati në shqip LAPSI.al

The post Analiza në BBC/ Ku po shkojnë Izraeli, Irani dhe Hezbollahu appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Nasrallahut e lë Iranin me një zgjedhje fatale dhe SHBA-në e poshtëruar

By: user 8
29 September 2024 at 16:18

Kur Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, u tha gazetarëve në Nju Jork të premten se ditët e ardhshme do të përcaktojnë rrugën e ardhshme të Lindjes së Mesme, ai nuk mund të kishte qenë më i matur, edhe nëse në atë kohë ai shpresonte që Hezbollahu dhe Izraeli mund të bindeshin që të tërhiqeshin nga pragu.

Tani, me konfirmimin e vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, rajoni, pas 11 muajsh, më në fund ka kaluar pragun dhe ka shkuar në një vend që me të vërtetë nuk ka qenë kurrë më parë.

Të gjithë sytë do të kthehen nga përgjigja e Teheranit. Irani përballet me zgjedhjen fatale që ka kërkuar gjithmonë të shmangë dhe një të tillë që lidershipi i saj i ri reformist në veçanti nuk dëshironte ta bënte.

Nëse ai thjesht dënon Izraelin me zemërim për shkatërrimin e pjesës qendrore të boshtit të rezistencës që ka ndërtuar me mundim gjatë kaq shumë viteve, ose u bën thirrje të tjerëve të ndërmarrin veprime të papërcaktuara, besueshmëria e Iranit është në rrezik.

Por pragmatizmi mund ta shtyjë Iranin të këshillojë Hezbollahun që të kontrollojë humbjet dhe të pranojë një armëpushim që nuk sjell gjithashtu një armëpushim në Gaza, objektivi i deklaruar i Hezbollahut.

Nëse nga ana tjetër, Irani në vend të kësaj fillon një hakmarrje të drejtpërdrejtë ushtarake kundër Izraelit, ajo duhet të jetë kuptimplotë. Irani e di se do të hyjë në betejë kundër një ushtrie që ka dëshmuar vlerën vdekjeprurëse të aftësive të saj jashtëzakonisht superiore teknologjike dhe inteligjente. Inteligjenca e Izraelit ka depërtuar qartësisht thellë brenda Hezbollahut dhe mund të ketë bërë të njëjtën gjë në Teheran.

Për presidentin e ri, Masoud Pezeshkian, i zgjedhur me premtimin e heqjes së sanksioneve ekonomike pjesërisht duke ndërtuar marrëdhënie më të mira me perëndimin, vdekja e Nasrallah nuk mund të vinte në një kohë më të keqe.

Ministri i tij i Jashtëm, Sayeed Abbas Araghchi, sapo kishte kaluar një javë të plotë në Nju Jork në margjinat e asamblesë së përgjithshme të OKB-së, duke takuar politikanë europianë si ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe sekretarin e jashtëm britanik, David Lammy, në një përpjekje për t’i bindur ata të rihapin bisedimet për të rivendosur marrëveshjen bërthamore që u nënshkrua në 2015, dhe Donald Trump e prishi në 2018.

Rafael Grossi, kreu i inspektoratit bërthamor të OKB-së, kishte mbetur i impresionuar nga ajo që dëgjoi nga takimet, duke thënë: “Mendoj se ky është momenti kur është e mundur të bëhet diçka për çështjen bërthamore. Avantazhi i z. Araghchi është se ai di gjithçka për këtë proces, gjë që e lejon atë të ecë më shpejt”. Vrasja e Nasrallahut e bën shumë më të vështirë për reformistët që të bindin ushtrinë iraniane se një degë ulliri ka ende kuptim.

Pezeshkian tashmë ishte ankuar se kishte marrë pak në këmbim asaj që bëri me kërkesë të perëndimit. Ai nuk kërkoi hakmarrje të menjëhershme për vrasjen e Ismail Haniyeh, udhëheqësit të Hamasit të vrarë nga Izraeli në Teheran.

Pezeshkian tha se i ishte premtuar se një marrëveshje armëpushimi në Gaza që do të lironte pengjet dhe të burgosurit politikë palestinezë ishte vetëm një ose dy javë larg. Marrëveshja nuk u materializua kurrë sepse, në sytë e Iranit, SHBA refuzoi të ushtronte presionin e kërkuar ndaj Benjamin Netanyahut për të pranuar kushtet e armëpushimit.

I zhgënjyer një herë, Pezeshkian vështirë se është i prirur t’i besojë betimeve të SHBA-së se nuk kishte njohuri paraprake për planin për të vrarë Nasrallah, dhe, gjithsesi, Netanyahu mund ta kishte sanksionuar vdekjen e tij nga një dhomë gjumi hoteli në Nju Jork, por ishin bomba të furnizuara nga SHBA-të ato që shpërthyen në Bejrut.

Në atë që ka të ngjarë të jetë një deklaratë përmbajtjeje, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u bëri thirrje myslimanëve të shtunën “të qëndrojnë pranë popullit të Libanit dhe Hezbollahut krenar me çfarëdo mjeti që kanë dhe t’i ndihmojnë ata në përballjen me … regjimin e lig [ të Izraelit]”. 

Për Uashingtonin, ky është një poshtërim diplomatik dhe një shfaqje e paaftësisë ose refuzimit të tij për të kontrolluar aleatin e tij problematik.

Netanyahu shpreson ti ketë bërë për budallenj diplomatët amerikanë në Nju Jork. Departamenti Amerikan i Shtetit këmbëngul se kishte një kuptim të qartë në bazë të bisedave me Ron Dermer, ministrin e çështjeve strategjike të Izraelit dhe Netanyahun, se Izraeli do të pranonte një armëpushim 21-ditor, dhe megjithatë sapo u njoftua plani, Netanyahu refuzoi marrëveshjen.

Në një farë mënyre, është kulmi i gati 12 muajve të një strategjie amerikane që tani është në rrënoja. Herë pas here që nga sulmet e 7 tetorit nga Hamasi, SHBA i ka kërkuar Izraelit të miratojë një strategji të ndryshme për dërgimin e ushqimit në Gaza, zonat e mbrojtjes, një ofensivë tokësore në Rafah, kushtet e një armëpushimi dhe, mbi të gjitha, mbi shmangien e përshkallëzimit të konfliktit.

Çdo herë, Netanyahu pranoi qëndrimin e SHBA-së, anashkaloi një përgjigje të qartë dhe më pas injoroi Uashingtonin. Çdo herë, SHBA, e shqetësuar dhe e frustruar, ka shprehur dyshime për strategjinë e Netanyahut, por çdo herë ka vazhduar të kalojë municionet.

Me zgjedhjet presidenciale afër dhe Netanyahun që gëzon një rritje të popullaritetit të brendshëm, si dhe disa shtete arabe që derdhin lot për vdekjen e Nasrallah, SHBA duket se ka pak opsione në dispozicion. Netanyahu këmbëngul se ai po fiton dhe është në rrugën e duhur për një fitore totale.

Për momentin, nëse Irani nuk rezulton të jetë më vendimtar nga sa ka qenë deri më tani, është Netanyahu i mbijetuari i madh ai që ka timonin në dorë dhe i jep drejtim.

Nga Patrick Wintour për The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

The post Vrasja e Nasrallahut e lë Iranin me një zgjedhje fatale dhe SHBA-në e poshtëruar appeared first on Lapsi.al.

Gjendet trupi i Nasrallah 48 orë pas vrasjes, kreu i Hezbollah u gjet i pajetë brenda një bunkeri

By: Java News
29 September 2024 at 17:40

Dy ditë pas lajmit se është eliminuar nga bombardimet izraelite, trupi i pajetë i liderit të Hezbollah, Hassan Nasrallah është gjetur brenda një bunkeri në Liban. Agjencia e lajmeve Reuters bën me dije se trupi i tij nuk kishte lëndime dhe se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë trauma e fortë nga forca e shpërthimeve.

Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan këtë diel valën e re të sulmeve me jugun e Libanit, duke shkaktuar dhjetëra viktima, numri i të cilëve është vazhdimisht në rritje.

SHBA sheh mundësinë e një inkursioni tokësor të kufizuar izraelit në Liban ndërsa Izraeli po lëviz forcat në kufirin e tij verior.

Mbetet e paqartë nëse ushtria e shtetit hebre do të nisë një sulm tokësor, pavarësisht se më herët zëdhënësi i saj, Peter Lerner, tha se trupa po përgatiten për mundësinë e një inkursioni, i cili është një opsion që po shqyrtohet. Ministri libanez i Informacionit, Ziad Makary theksoi se qeveria e Libanit po këmbëngul për një armëpushim.

“Përpjekjet diplomatike për një armëpushim me Izraelin janë ende në vazhdim. Kryeministri është i vendosur për këtë, por çështja nuk është aq e lehtë”, tha ministri libanez.

Ndërsa Irani nuk përjashton mundësinë e një lufte masive në Lindjen e Mesme. Duke marrë shkas nga vrasja e liderit të Hezbollah, kreu i diplomacisë iraniane Abbas Araghchi, tha se “gjithçka është e mundur, edhe lufta”.

“Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin se situata është e nxehtë dhe se gjithçka është e mundur, madje edhe lufta”, paralajmëroi ministri Iranian. Araghchi nuk kurseu akuzat ndaj Izraelit dhe deklaroi se për këtë arsye Irani ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit në OKB.

Gjendet trupi i liderit të Hezbollahut! Nuk kishte plagë, vdekja e Hassan Nasrallah dyshohet se është shkaktuar nga…

29 September 2024 at 14:53
Trupi i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah është gjetur, kanë thënë dy burime për Reuters. Një burim mjekësor dhe një burim sigurie thanë se trupi i tij u gjet i paprekur në vendin e një sulmi ajror izraelit në periferitë jugore të Bejrutit. Nuk kishte plagë të drejtpërdrejta dhe dukej se shkaku i vdekjes ishte

Biden e quan vrasjen e udhëheqësit e Hezbollahut një “masë drejtësie”

By: rom ario
29 September 2024 at 09:08

Presidenti Joe Biden e quajti të shtunën sulmin izraelit që vrau Hassan Nasrallahun, udhëheqësin e Hezbollahut një “masë drejtësie” ndaj sundimit të tij prej katër dekadash përmes terrorit.

Komentet e tij vijnë pasi grupi militant konfirmoi më herë të shtunën se Nasrallah, një nga themeluesit e grupit, u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut një ditë më parë.

Zoti Biden vuri në dukje se operacioni për të eliminuar Nasrallahun u ndërmor në kontekstin më të gjerë të konfliktit që filloi me masakrën e Hamasit ndaj izraelitëve më 7 tetor 2023.

“Nasrallah, të nesërmen, mori vendimin fatal për të bashkuar forcat me Hamasin dhe për të hapur atë që ai e quajti një ‘front verior’ kundër Izraelit”, tha Presidenti Biden me anë të një deklarate.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Hezbollahu nën drejtimin e Nasrallahut ka qenë përgjegjës për vdekjen e mijëra amerikanëve.

Megjithatë Presidenti Biden shtoi se synimi i Shteteve të Bashkuara është ulja e tensioneve në Lindjen e Mesme, përmes mjeteve diplomatike.

Mes përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, Departamenti i Shtetit udhëzoi të shtunën disa kategori punonjësish në ambasadën amerikane në Bejrut dhe anëtarë të familjeve të tyre, të largohen nga Libani.

“Personeli i Ambasadës së SHBA-së në Bejrut duhet të shmangë udhëtimet personale pa autorizim paraprak”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë, shkruan VOA.

Në udhëzim thuhet se mund të vendosen kufizime shtesë për personelin amerikan, nëse përkeqësohet më tej situata e sigurisë dhe shtohen kërcënimet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Biden e quan vrasjen e udhëheqësit e Hezbollahut një “masë drejtësie” appeared first on Euronews Albania.

Kryeministri izraelit pas vdekjes së Nasrallah: Pikë kthese historike, lamë hesapet

By: rom ario
29 September 2024 at 08:41

Hezbollah konfirmoi të shtunën se lideri i kësaj organizate prej kohësh, Hassan Nasrallah, ishte vrarë pas sulmeve ajrore intensive izraelite në Liban.

Vdekja e Nasrallah është një përshkallëzim i madh në luftën e Izraelit me grupin militant libanez, shkruan korrespondenti i Sigurisë i BBC-së Frank Gardner, i cili potencialisht e ka sjellë rajonin një hap më afër një konflikti edhe më të gjerë, sipas mediave të huaja.

Ayatollah Ali Khamenei, lideri suprem i Iranit, u zotua se vdekja e Nasrallahut “nuk do të kalonte pa hakmarrje”. Irani, i cili e ka mbështetur Hezbollahun si financiarisht ashtu edhe ushtarakisht, shpalli zi publike disaditore, ashtu si edhe Libani e Iraku.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e përshkroi vdekjen e Nasrallah, e cila erdhi pasi Izraeli të premten sulmoi selinë qëndrore të Hezbollahut në Bejrut, si një “pikë kthese historike”. Ai tha se me vrasjen e Nasrallahut, Izraeli kishte “larë hesapet”.

Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se vdekja e Nasrallah ishte një “masë drejtësie” për viktimat e tij, por shtoi se Uashingtoni do të vazhdojë të punojë për të de-përshkallëzuar konfliktin. “Është koha për një armëpushim tani,” u tha ai gazetarëve.

Ndërkohë, ushtria izraelite thotë se ka kryer “dhjetëra” bastisje ndaj objektivave të Hezbollahut në Liban në orët e fundit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kryeministri izraelit pas vdekjes së Nasrallah: Pikë kthese historike, lamë hesapet appeared first on Euronews Albania.

Analiza: Vrasja e Nasrallah, humbje e madhe për Hezbollahun dhe Iranin

By: rom ario
29 September 2024 at 08:06

Vdekja e Hassan Nasrallahut është goditje e rëndë për Hezbollahun dhe mbështetësin e tij kryesor, Iranin.

Hezbollahu, grup militant dhe parti politike i cili e kontrollon shumicën e Libanit jugor, tha se Nasrallahu u vra gjatë bombardimeve izraelite në kryeqytet, Bejrut, më 27 shtator.

Gjatë 30 vjetëve në krye të Hezbollahut, Nasrallahu e shndërroi këtë milici shiite në një forcë të madhe politike në Liban, si dhe në një armik të fuqishëm të Izraelit fqinj.

Hezbollahu – i cilësuar organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, megjithëse Bashkimi Evropian e cilëson të tillë vetëm krahun e tij ushtarak – është gjithashtu anëtar kyç i të ashtuquajturit bosht i rezistencës i Iranit. Ky bosht është një rrjet i përfaqësuesve të Iranit dhe grupeve militante të mbështetura nga Teherani kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Vdekja e Nasrallahut është “humbje e madhe dhe turpëruese” për Iranin, tha Ali Fathollah-Hejad, drejtor i Qendrës për Lindjen e Mesme dhe Rendin Global me bazë në Berlin.

“Kjo është goditja më e rëndë për pozitën e Teheranit në rajon” që nga vrasja e komandantit të lartë iranian, Qassem Soleimani, nga një sulm ajror amerikan në Iran më 2020, tha Fathollah-Nejad për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë.

Nasrallahu, Soleimani dhe lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, “përbënin bërthamën e ambicieve të gjera rajonale të Iranit”, tha ai.

Një klerik karizmatik dhe orator i aftë, Nasrallahu u zgjodh shef i Hezbollahut në moshën 32-vjeçare. Me ndihmë të konsiderueshme financiare dhe politike nga Teherani, Nasrallahu e ndihmoi Hezbollahun të bëhej një entitet i fuqishëm politik dhe ushtarak në Liban dhe një lojtar kyç në rajon.

Vdekja e tij në moshën 64-vjeçare do të ketë “pasoja të rënda” për operacionet e boshtit të rezistencës së Iranit, tha Hamidreza Azizi, nga Instituti Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri.

“Tani për tani, kjo shkaktojë telashe të mëdha, mungesë koordinimi dhe paqartësi”, i tha ai REL-in.

Rebelët Huthi të Jemenit, një tjetër anëtar i boshtit, mund ta marrin rolin e Hezbollahut nëse Irani vendos ta krijojë një hierarki të re në rrjet, thotë Azizi.

Këta rebelë janë treguar “më të zotë” për ta sfiduar Izraelin prej se shpërtheu lufta e Gazës sesa anëtarët e tjerë të boshtit të rezistencës dhe gjithashtu kanë pësuan më pak goditje, tha Azizi.

“Por, nuk ka asnjë garanci se ata do të mbeten të tillë, duke pasur parasysh vendosmërinë e Izraelit për t’i ndjekur [anëtarët e boshtit] një nga një”, shtoi ai.

Për Hezbollahun, vdekja e Nasrallahut mund të jetë katastrofike, thonë ekspertët.

“Do të jetë shumë e vështirë për ta zëvendësuar Nasrallahun”, tha Norman Roule, një veteran i CIA-s që punonte në Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

“Secilit pasardhës të tij do t’i mungojë statusi i tij politik në Liban dhe marrëdhënia personale me liderin suprem të Iranit”, tha Roule për Radion Farda.

Hezbollahu ka pësuar dështime të mëdha në muajt e fundit. Izraeli i ka vrarë anëtarët kryesorë të udhëheqjes së tij, ka shkatërruar një pjesë të madhe të arsenalit të tij ushtarak dhe ka ndërprerë komunikimet e tij.

“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë zhdukur një brez të tërë të udhëheqësve të Hezbollahut, të cilët marrin me vete një përvojë të madhe kolektive që është e pazëvendësueshme”, tha Roule.

Baza e mbështetjes së Hezbollahut nuk shtrihet përtej komunitetit shiit të Libanit dhe jo të gjithë në komunitet e mbështesin grupin.

Heiko Wimmen, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave me bazë në Bruksel, tha se Hezbollahu është shumë “i institucionalizuar për t’u shkatërruar”.

Por, shtoi ai se ky grup mund të “dorëzohet në fund” nëse vazhdon të marrë kaq shumë “goditje të mëdha”./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Analiza: Vrasja e Nasrallah, humbje e madhe për Hezbollahun dhe Iranin appeared first on Euronews Albania.

U vra nga Izraeli, trupi i pajetë i liderit të Hezbollahut Hassan Nasrallah mbërrin në Irak

By: V K
29 September 2024 at 08:13

Ditën e djeshme, Hassan Nasrallah, u vra pas një sulmi ajror izraelit. Trupi i pajetë i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka mbërritur në Kadhimiya, Iraq.

Pikërisht në këtë vend, do të mbahet edhe funerali i tij. Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e liderit të saj, Hassan Nasrallah.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.

Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani.

The post U vra nga Izraeli, trupi i pajetë i liderit të Hezbollahut Hassan Nasrallah mbërrin në Irak appeared first on Albeu.com.

Vrasja e liderit të Hezbollahut, Irani bën lëvizjen e papritur! Ja çfarë kërkon

29 September 2024 at 07:38
Irani ka bërë thirrje për një takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB-së pas vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Në një letër drejtuar 15 anëtarëve të këshillit, ambasadori i Iranit në OKB Amir Iravani paralajmëroi kundër “çdo sulmi” ndaj përfaqësuesve diplomatikë të vendit të tij, duke thënë se Teherani nuk do të

U vra nga Izraeli/ Trupi i pajetë i liderit të Hezbollahut mbërrin në Irak

By: Re Nato
28 September 2024 at 22:33

Trupi i pajetë i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka mbërritur në Kadhimiya, Iraq. Pikërisht në këtë vend do të mbahet edhe funerali i tij.

Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e liderit të saj, Hassan Nasrallah, pas një sulmi ajror izraelit.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.

Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani./abcnews.al

Vrasja e Nasrallahut, ‘humbje e madhe’ për Hezbollahun dhe Iranin

By: gaze tare
28 September 2024 at 23:25

Hassan Nasrallah, lideri shumëvjeçar i Hezbollahut, u vra në një sulm masiv ajror izraelit në Bejrut të premten në mbrëmje, ka konfirmuar grupi me bazë në Liban.
Ushtria izraelite e kishte marrë përsipër atentatin më herët gjatë ditës.

Nasrallah, i cili arriti kulmin e popullaritetit të tij pas luftës me Izraelin në 2006, u pa si një hero nga shumë njerëz, jo vetëm në Liban, por më gjerë. Qëndrimi ndaj Izraelit është ajo që e përcaktoi atë dhe grupin e tij të mbështetur nga Irani, Hezbollahun, për vite me radhë. Por kjo ndryshoi kur Hezbollahu dërgoi luftëtarë në Siri për të shtypur kryengritjen që kërcënonte sundimin e Presidentit Bashar al-Assad.

Edhe para përfshirjes së Hezbollahut në luftën në Siri, Nasrallah kishte dështuar të bindte shumë në botën sunite myslimane arabe se lëvizja e tij nuk qëndron pas vrasjes së ish-kryeministrit të Libanit, Rafik Hariri në vitin 2005. Një gjykatë ndërkombëtare paditi katër anëtarë të grupit për vrasjen dhe një u dënua më vonë.

Pavarësisht nga kjo, Nasrallah vazhdoi të gëzonte mbështetjen e bazës së tij besnike – kryesisht myslimanëve shiitë të Libanit – të cilët e nderonin atë si një udhëheqës dhe figurë fetare. Vdekja e Hassan Nasrallahut është goditje e rëndë për Hezbollahun dhe mbështetësin e tij kryesor, Iranin.

Sakaq, trupi i pajetë i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka mbërritur në Kadhimiya, Irak, ku do të mbahet edhe funerali i tij.

The post Vrasja e Nasrallahut, ‘humbje e madhe’ për Hezbollahun dhe Iranin appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

VIDEO/ Prezantuesja shpërthen në lot për vdekjen e Nasrallah, pamjet bëhen virale

28 September 2024 at 22:52

Gazetarja e kanalit libanez Al-Mayadeen ka shpërthyer në lot gjatë njoftimit të lajmit tragjik për vdekjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Ajo, e veshur me të zeza dhe me zërin që i dridhet nga emocioni, njoftoi se Nasrallah ishte vrarë nga një sulm izraelit në afërsi të Bejrutit, duke shprehur trishtimin e saj për […]

The post VIDEO/ Prezantuesja shpërthen në lot për vdekjen e Nasrallah, pamjet bëhen virale appeared first on BoldNews.al.

Pas liderit Hassan Nasrallah, Izraeli vret një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut

By: armand
28 September 2024 at 18:59

Forcat izraelite të Mbrojtjes kanë eliminuar një zyrtar të lartë të “grupit të inteligjencës” të Hezbollahut. IDF lëshoi një deklaratë, ku tha se është vrarë Hassan Khalil Yassin. “IDF eliminoi një terrorist të lartë nga grupi i inteligjencës së Hezbollahut, i cili ishte përgjegjës për identifikimin e objektivave civile dhe ushtarake. Më parë këtë pasdite, […]

The post Pas liderit Hassan Nasrallah, Izraeli vret një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut appeared first on BoldNews.al.

Iraku shpall tre ditë zie pas vrasjes së liderit të Hezbollah, Nasrallah

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 15:15

Kryeministri i Irakut, Shia al-Sudani ka shpallur një periudhë zie treditore në të gjithë shtetin që ai drejton pas konfirmimit të vrasjes së Hassan Nasrallah në sulmin e djeshëm ajror izraelit në Bejrut.

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi”, thuhet në një deklaratë.

Kjo erdhi menjëherë pasi udhëheqësi me mysliman-irakian Muqtada al-Sadr shpalli gjithashtu tre ditë zie.

Fillimisht, ushtria izraelite ka thënë se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah është vrarë.

“Hassan Nasrallah nuk do e shqetësojë më botën”, shkruan ushtria izraelite në platformën X.

Forcat e ajrore izraelite goditën mbrëmjen e djeshme selinë qendrore të Hezbollahut, për të cilën IDF tha se ndodhej nën tokë nën një ndërtesë banimi në një periferi jugore të Bejrutit, shkruan Sky News.

IDF ka thënë gjithashtu se i vrarë nga sulmet ka mbetut edhe Ali Karaki, komandanti e frontit jugor të Hezbollahut.

Nasrallahu e ka udhëhequr Hezbollahun për më shumë se tri dekada.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Iraku shpall tre ditë zie pas vrasjes së liderit të Hezbollah, Nasrallah appeared first on Euronews Albania.

Hezbollahu konfirmon se lideri i tij, Nasrallah u vra nga sulmet izraelite

By: Fia Nelaj
28 September 2024 at 15:05

Hezbollahu ka konfirmuar të shtunën se lideri i tij, Hassan Nasrallah, është vrarë gjatë sulmeve të mëdha izraelite në Bejrut të premten.

“Sayyed Hassan Nsarallah, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, u është bashkuar bashkëluftëtarëve të vet të mëdhenj dhe martirë, të cilët i udhëhoqi për rreth 30 vjet”, tha Hezbollahu në një komunikatë të shtunën.

Hezbollahu është zotuar se do ta vazhdojë luftën kundër Izraelit, pavarësisht vdekjes së liderit.

Më herët të shtunën, ushtria izraelite tha se e ka vrarë Hassan Nasrallahun, liderin e grupit libanez të shpallur ogranizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, gjatë një sulmi në Bejrut të premten.

Ushtria tha se kreu një sulm ajror preciz në selinë qendrore të Hezbollahut në Dahieh, ku ishin mbledhur liderët e Hezbollahut.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe, Avichay Adraee, tha në një komunikatë në X se Nasrallahu, Ali Karki, komandant i Frontit Jugor të Hezbollahut, dhe një numër komandantësh të tjerë janë vrarë.

“Mesazhi është i qartë: Askush që kërcënon qytetarët e Izraelit në veri, në jug dhe nga largësia nuk mund të na ikë”, tha ai.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit e postuan një mesazh në X, ku thanë se “Hassan Nasrallahu nuk do të jetë më në gjendje ta terrorizojë botën”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hezbollahu konfirmon se lideri i tij, Nasrallah u vra nga sulmet izraelite appeared first on Euronews Albania.

Hezbollahu konfirmon vdekjen e liderit Hassan Nasrallah pas sulmeve izraelite në Bejrut

28 September 2024 at 14:15
Hezbollahu sapo ka konfirmuar vdekjen e liderit të tij, Hassan Nasrallah pas sulmeve izraelite në Bejrut. “Eminenca e tij, Mjeshtri i Rezistencës, robi i drejtë, ka ndërruar jetë për të qenë me Zotin e tij”, thuhet në deklaratë. Grupi se konfirmoi se Hassan Nasrallah kishte vdekur në sulmet ajrore në Bejrut. “Vdekja e tij kishte ardhur

Truri i Hezbollah, kush është lideri i grupit militant që Izraeli pohon se ka vrarë

By: fra nc
28 September 2024 at 10:59

Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Sheikh Hassan Nasrallah, udhëheqësi i lëvizjes militante islamike Hezbollah në Liban, është një nga figurat më të njohura dhe më me ndikim në Lindjen e Mesme.

Nasrallah – i cili thuhet se ishte objektivi i sulmit ajror të së premtes në Bejrut, nuk është parë në publik për vite me radhë për shkak të frikës se mund të vritet nga Izraeli.

Një figurë e errët me lidhje të ngushta personale me Iranin,ai  luajti një rol kyç në kthimin e Hezbollahut në forcën politike dhe ushtarake që është sot , dhe mbetet i nderuar nga mbështetësit e grupit.

Ai drejtoi evolucionin e Hezbollahut nga një milici e themeluar për të luftuar trupat izraelite që pushtuan Libanin në një forcë ushtarake më të fortë se ushtria libaneze, një ndërmjetësues fuqie në politikën libaneze, dhe një pjesë kyçe e nxitjes së Iranit për supremacinë rajonale.

Në vitin 1985, Hezbollahu zyrtarisht shpalli themelimin e tij duke botuar një “letër të hapur” që identifikonte SHBA-në dhe Bashkimin Sovjetik si armiqtë kryesorë të Islamit dhe bëri thirrje për “zhdukjen” e Izraelit, për të cilin thoshte se po pushtonte tokat myslimane.

Nasrallah u ngjit në radhët e Hezbollahut ndërsa organizata u rrit. Ai tha se pasi shërbeu si luftëtar u bë drejtues i saj në Baalbek, pastaj në të gjithë rajonin Bekaa, pasuar nga Bejruti.

Ai u bë lider i Hezbollahut në vitin 1992 në moshën 32-vjeçare, pasi paraardhësi i tij Abbas al-Musaëi u vra në një sulm me helikopter izraelit.

Nasrallah gjithashtu menaxhoi një luftë me intensitet të ulët me forcat izraelite që përfundoi me tërheqjen e tyre nga Libani jugor në vitin 2000, megjithëse ai pësoi një humbje personale kur djali i tij i madh Hadi u vra në një përleshje me trupat izraelite.

Pas tërheqjes, Nasrallah shpalli se Hezbollahu kishte arritur fitoren e parë arabe kundër Izraelit. Ai u zotua gjithashtu se Hezbollahu nuk do të çarmatoset, duke thënë se konsideron se i gjithë territori libanez duhet të rikthehet, duke përfshirë zonën e Fermave Shebaa.

Në vitin 2006 militantët e Hezbollahut nisën një sulm ndërkufitar në të cilin u vranë tetë ushtarë izraelitë dhe dy të tjerë u rrëmbyen, duke shkaktuar një përgjigje masive izraelite.

Në vitin 2009, Nasrallah lëshoi ​​një manifest të ri politik që kërkonte të nxirrte në pah “vizionin politik” të Hezbollahut. Ai hoqi referimin për një republikë islamike të gjetur në dokumentin e vitit 1985, por mbajti një linjë të ashpër kundër Izraelit dhe SHBA-së dhe përsëriti se Hezbollahut duhej t’i mbante armët pavarësisht nga një rezolutë e OKB-së që i ndalonte ato në Libanin jugor.

Më 8 tetor 2023 – një ditë pas sulmit të paprecedentë ndaj Izraelit nga persona të armatosur të Hamasit që shkaktoi luftën në Gaza – luftimet sporadike më parë midis Hezbollahut dhe Izraelit u përshkallëzuan.

Hezbollahu qëlloi në pozicionet izraelite, në shenjë solidariteti me palestinezët.

Në një fjalim në nëntor, Nasrallah tha se sulmi i Hamasit kishte qenë 100 për qind palestinez në aspektin e vendimit dhe ekzekutimit”.

Megjithatë Hezbollah në solidaritet me Hamasin, lëshoi ​​më shumë se 8,000 raketa në veri të Izraelit dhe në lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli. Ai gjithashtu gjuajti raketa antitank në automjete të blinduara dhe sulmoi objektivat ushtarake me dronë shpërthyes.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) u kundërpërgjigjën me sulme ajrore dhe zjarr tankesh kundër pozicioneve të Hezbollahut në Liban.

Në fjalimin e tij më të fundit, Nasrallah fajësoi Izraelin për shpërthimin e mijëra aparateve radio të përdorura nga anëtarët e Hezbollahut, të cilat vranë 39 njerëz dhe plagosën mijëra të tjerë. Ai pranoi se grupi kishte pësuar një “goditje të paprecedentë” dhe premtoi se do të hakmerrej ndaj Izraelit.

Menjëherë pas kësaj, Izraeli përshkallëzoi në mënyrë dramatike sulmet ndaj Hezbollahut, duke nisur valë bombardimesh që vranë afro 800 njerëz.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Truri i Hezbollah, kush është lideri i grupit militant që Izraeli pohon se ka vrarë appeared first on Euronews Albania.

IDF: Lideri i Hezbollahut Hassan Nasrallah është vrarë

28 September 2024 at 10:22

Ushtria izraelite ka thënë se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah është vrarë.

“Hassan Nasrallah nuk do e shqetësojë më botën”, shkruan ushtria izraelite në platformën X.

Forcat e ajrore izraelite goditën mbrëmjen e djeshme selinë qendrore të Hezbollahut, për të cilën IDF tha se ndodhej nën tokë nën një ndërtesë banimi në një periferi jugore të Bejrutit, shkruan Sky News.

IDF ka thënë gjithashtu se i vrarë nga sulmet ka mbetut edhe Ali Karaki, komandanti e frontit jugor të Hezbollahut.

Nasrallahu e ka udhëhequr Hezbollahun për më shumë se tri dekada. Hezbollahu nuk e ka komentuar ende lajmin për vdekjen e tij.

Izraeli i vazhdoi sulmet ajrore kundër Hezbollahut edhe të shtunën, teksa grupi militant shkrepi dhjetëra raketa drejt Izraelit.

Hezbollahu është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, i cili e kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Mediat izraelite raportuan të shtunën në mëngjes se vajza e Nasrallahut, Zainab Nasrallah, është vrarë. Hezbollahu nuk e ka konfirmuar as këtë lajm. Ndërkohë që djali i Nasrallahut, Hadi, u vra gjatë luftimeve kundër trupave izraelite më 1997.

LEXONI GJITHASHTU:

The post IDF: Lideri i Hezbollahut Hassan Nasrallah është vrarë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌