Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 September 2024Main stream

Mira Murati merr një vendim të papritur: Do të largohem nga Open AI

By: user 6
25 September 2024 at 23:33

Shefja e Teknologjisë së OpenAI e mbështetur nga Microsoft, Mira Murati do të largohet nga firma e Inteligjencës Artificiale. Murati, e cila ka origjinë shqiptare, ka qenë pjesë e kompanisë që krijoi ChatGPT për 6 vjet e gjysmë. Për pak kohë ajo shërbeu edhe si CEO në muajin nëntor kur bordi shkarkoi bashkëthemeluesin Sam Altman.

“Pas shumë reflektimeve, kam marrë vendimin e vështirë për t’u larguar nga OpenAI,” shkroi ajo në një letër të hapur për kompaninë, të cilën e publikoi gjithashtu në X , duke shtuar, “Nuk ka kurrë një kohë ideale për t’u larguar nga një vend që dikush e pëlqejnë, megjithatë, ky moment ndihet i duhuri.”

Murati është drejtuesja më e fundit i nivelit të lartë që largohet nga startup-i. Bashkëthemeluesi i OpenAI Ilya Sutskever dhe ish-udhëheqësi i sigurisë Jan Leike njoftuan largimet e tyre në maj. Bashkëthemeluesi John Schulman tha muajin e kaluar se ai po largohej për t’iu bashkuar rivalit Anthropic. Murati gjithashtu shkroi se ajo “po largohet sepse kërkon të krijojë kohën dhe hapësirën për të bërë eksplorimin e saj.

“Për momentin, fokusi im kryesor është të bëj gjithçka në fuqinë time për të siguruar një tranzicion të qetë, duke ruajtur momentin që kemi ndërtuar”, u shpreh Murati.

OpenAI, kompania e mbështetur nga Microsoft dhe që qëndron pas ChatGPT dhe SearchGPT , aktualisht po ndjek një raund financimi që do ta vlerësonte kompaninë në më shumë se 150 miliardë dollarë, sipas burimeve të njohura me situatën, të cilët kërkuan të mos përmendet, sepse detajet nuk janë bërë publike. Thrive Capital po udhëheq raundin dhe planifikon të investojë 1 miliard dollarë, dhe Tiger Global po planifikon të bashkohet gjithashtu. Microsoft, Nvidia dhe Apple thuhet se janë gjithashtu në bisedime për të investuar. ©LAPSI.al

The post Mira Murati merr një vendim të papritur: Do të largohem nga Open AI appeared first on Lapsi.al.

Pas rreth gjashtë vitesh, Mira Murati largohet nga OpenAI: Dëshiroj kohë dhe hapësirë për të eksploruar

25 September 2024 at 22:41
Shefja për teknologji e kompanisë OpenAI, Mira Murati, ka njoftuar se po largohet nga kjo kompani pas gjashtë vjet e gjysmë. Murati kishte shërbyer si shefe ekzekutive e kompanisë vitin e kaluar në kohën kur kishte pasur një puç të dështuar kundër themeluesit të firmës, Sam Altman. Përmes një njoftimi, që ajo ua ka dërguar punonjësve,
Before yesterdayMain stream

Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë artificiale, Gërvalla: Aleancë historike

23 September 2024 at 23:53

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në lansimin e marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe gjigantëve të teknologjisë, e cila synon gjithpërfshirje të plotë të të gjitha shteteve të botës në zhvillim dhe përdorimin e inteligjencës artificiale, pavarësisht nivelit të tyre të zhvillimit.

Gërvalla, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se aty ka qenë me ftesë të sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Shefja e Diplomacisë ka thënë se Kosova është një prej shembujve pozitiv të zhvillimit të shoqërisë, krahas teknologjisë informative.

“Kjo marrëveshje historike e partneritetit publiko-privat përfshin emra të mëdhenj të teknologjisë si Open AI, Amazon, Google, Meta, Nvidia, Microsoft, IBM dhe Anthropic, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin dhe transformimin e shoqërive në të gjithë botën përmes inteligjencës artificiale. Kosova është një prej shembujve pozitiv të zhvillimit të shoqërisë, krahas zhvillimit të teknologjisë informative me një gjeneratë të rinjsh mendjehapur dhe të talentuar, më se të përgatitur për t’u përfshirë në këtë revolucion global”, ka shkruar ajo.

The post Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë artificiale, Gërvalla: Aleancë historike appeared first on Telegrafi.

❌
❌