Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 September 2024Main stream

Transformim në shërbimet e përkujdesit shoqëror, Koçiu: Një e ardhme më e mirë për 230 fëmijët e institucionalizuar

By: D Marku
27 September 2024 at 17:50

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi sot qendrën rezidenciale për fëmijë dhe familje në Vlorë.

Ministrja bëri të ditur se në këtë qendër po realizohet një transformim rrënjësor në shërbimet e përkujdesit shoqëror. “Fëmijët e rikthyer në familjet biologjike po marrin mbështetje ditore, fëmijët në risk po i vendosim në familje kujdestare dhe ofrojmë përkujdesje ditore”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, ministrja informoi se prindërit po fuqizohen me programe të dedikuara dhe për herë të parë po ngrihet një shërbim i ri për nënat e vetme dhe në rrezik të cilat mbështeten me shërbim emergjence deri në 6 muaj.

“Deinstitucionalizimi është një proces transformues kombëtar që synon një të ardhme më të mirë për 230 fëmijët e institucionalizuar, duke krijuar mundësi të barabarta për ta në familje biologjike apo kujdestare. Rezultatet në Vlorë dhe Korçë janë vetëm fillimi i këtij ndryshimi të madh”, u shpreh ministrja.

The post Transformim në shërbimet e përkujdesit shoqëror, Koçiu: Një e ardhme më e mirë për 230 fëmijët e institucionalizuar appeared first on Albeu.com.

Transformim në shërbimet e përkujdesit shoqëror, Koçiu: Një e ardhme më e mirë për 230 fëmijët e institucionalizuar

By: redi
27 September 2024 at 17:50

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi sot qendrën rezidenciale për fëmijë dhe familje në Vlorë. Ministrja bëri të ditur se në këtë qendër po realizohet një transformim rrënjësor në shërbimet e përkujdesit shoqëror. “Fëmijët e rikthyer në familjet biologjike po marrin mbështetje ditore, fëmijët në risk po i vendosim në familje kujdestare dhe ofrojmë përkujdesje ditore”…

Source

❌
❌