Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 September 2024Main stream

PSG “blindon” mesfushën, kampionët e Ligue 1 gati thasët për tre “yje”

25 September 2024 at 23:45

Largimi i Manuel Ugarte drejt “Djajve” të Manchester United duket se do të lërë goxha hapësirë.

“Gjigantët” e Paris Saint-Germain kanë filluan të punojnë seriozisht gjatë merkatos së verës, teksa janë hedhur në sulm për transferimin e jo një, por tre “yjeve” në repartin e mesfushës, me të parin, i cili është thuajse në Paris.

Talenti i Benfica, Joao Neves pritet të jetë afrimi i parë në organikën e PSG, sa i përket organizimit të lojës, me “yllin” 19-vjeçar, i cili do t’i kushtojë Al-Khelaifi plot 75 milionë euro, ndërsa vetë “luzitani”do të firmosë që do e mbajë të lidhur për minimalisht 5 vite, në mitikun “Parc des Princes”.

Mirëpo, Neves nuk është i vetmi.

Në listën e specialistit të merkatos “parisiene”, Luis Campos është edhe “tulipani”, Jerdy Schouten, i cili ishte një “gur themeli” në mesfushën e holandezëve të PSV, të cilët u shpallën edhe kampionët e Eredivisie.

Për autorin e 40 paraqitjeve, në të cilën ka shënuar edhe 4 gola, PSG është gati të ofrojë diku te rreh 40 milionë euro, mirëpo për këtë operacion do të diskutohet pas zyrtazimit, të Joao Neves, i cili pritet të zhvillohet në ditët në vijim.

Tjetër objektiv i merkatos së kampionëve të Ligue 1 është edhe “lideri” gjerman, Joshua Kimmmich, me Presidentin Nasser Al-Khelaifi dhe tekniku Luis Enrique, që duan të përfitojnë nga mosmarrveshjet e “shkatërruesit”, me “Bavarezët” e Bayern Munich.

Te PSG duan ta transferojnë Kimmich, si lojtar të lirë në verën e vitit 2025, mirëpo janë të gatshëm të paguajnë këtë verë, nëse “gjigantët” e Bundesliga janë të gatshëm të heqin dorë nga 29-vjeçari, i cili “shkund” goxha financat e “Bavarezëve”, me pagën e tij të madhe.

Megjithatë, deri më tani nuk është bërë asnjë ofertë zyrtare për “yllin” gjerman, ku të interesuar për të janë edhe “Djajtë e Kuq”, të Manchester United. /i.m /abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

20 September 2024 at 21:57

Barcelona nuk arriti të sjellë një mesfushor më të thellë verën e kaluar, përkundrazi zgjodhi të shpenzonte atë që mundi për Dani Olmon.

Vetëm pak ditë pas përfundimit të afatit kalimtar, ata u goditën me lajmin e tmerrshëm se Marc Bernal do të përjashtohej për pjesën tjetër të sezonit shkaku i lëndimit.

Një nga opsionet që ata shikuan ishte huazimi i Jerdy Schouten nga PSV Eindhoven. Megjithatë, ata nuk ishin në gjendje të lironin hapësirë ​​në kufirin e pagave të tyre për asnjërin.

Blaugranët vazhdojnë të shikojnë Schouten megjithatë, por edhe nëse arrijnë të pastrojnë hapësirën në kufirin e pagave të tyre, 27-vjeçari nuk do të jetë i lirë. PSV po kërkon 30-35 milionë euro për nënshkrimin e tij.

Për më tepër, një numër i klubeve po e ndjekin atë në Ligën Premier, sipas Matteo Moretto, i cili shpjegoi se një numër skautësh do të gjenden në ndeshjet e tij rregullisht.

Schouten ka luajtur 13 herë për Holandën dhe bëri një transferim prej 15 milionë eurosh në PSV nga Bologna dy vera më parë. Nuk është çudi që ata po kërkojnë rreth dyfishin e parave, me shumë kohë të mbetur në kontratën e tij dhe stokun e tij në rritje.

Megjithatë, nëse ka para, Barcelona në një moment mund të duhet të pranojë se mund t’i duhet të shpenzojnë në mënyrë që të mbulohen atje, edhe kur Bernal premton. /Telegrafi/

The post Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit appeared first on Telegrafi.

❌
❌