Tiranë, PDIU prezanton Muhedinin Idrizi:Mbrojmë interesat e vendit

TIRANE – Partia Drejtësi, Intergim, Unitet ka vijuar takimet elektorale në Qarkun e Tiranës. Kryetari i PDIU-së zoti Shpëtim Idrizi, gjatë një takimi me banorët e Njësisë Bashkiake Nr.1 në zonën e More »

Fier, hiqen simbolet e partive, PD akuza Zeqajt: Hoqi flamujt tanë

/VD FIER – Shënohen tensionet e para të fushatës elektorale në Fier, pas vendimit të këshillit bashkiak për heqjen e të gjitha simboleve politike në qendër të qytetit. Ky fakt ka shkaktuar More »

PD-PS marrëveshje për 3 ligjet e integrimit

TIRANE - Kur mbeten dhe pak orë nga mbajtja e seancës plenare të ditës së hënë, ku pritet të hidhen për votim 3 ligjet që mazhoranca i ka etiketuar si të integrimit, More »

Berisha: Rama, ti rri në autobus Unë do shtroj çdo kilometër rrugë

VD/Berisha: Rama e ka gjetur ilaçin Foto nga Konventa Zgjedhore e PD TIRANE- Konventa zgjedhore e Partisë Demokratike është hapur pasditen e sotme për të prezantuar programin e detajuar të pas zgjedhjeve More »

Rama: Rilindja jo vetëm e PS por e gjithë shqiptarëve

/VIDEO Paskuqan, Rama: Jo pushtet Berishës Kreu i PS: Ligji Drejtoreshë Ligji! Legalizimet, Rama: Saliu ju mban peng ediramaal May 25, 2013 May 25, 2013 #RILINDJE May 25, 2013 RROGOZHINE-  Partia Socialiste More »

Tiranë, PDIU prezanton Muhedinin Idrizi:Mbrojmë interesat e vendit

TIRANE – Partia Drejtësi, Intergim, Unitet ka vijuar takimet elektorale në Qarkun e Tiranës. Kryetari i PDIU-së zoti Shpëtim Idrizi, gjatë një takimi me banorët e Njësisë Bashkiake Nr.1 në zonën e “Ali Demit” ka prezantuar kandidatin për deputet të Qarkut të Tiranës, zotin Tahir Muhedini. Në fjalën e tij, Idrizi renditi arritjet e Partisë që  Drejtësi, Integrim, Unitet.

“Ne besojmë tek ideali jonë, ne besojmë te një parti e cila për 4 vjet ka treguar që di të jetë një parti që mbron interesat dhe kauzat e shqiptarët. Ne kemi qenë gjithmonë në ballë sa herë që cënoheshin interesat e kombit dhe interesat e dinjitetit  tonë kombëtar. E kemi bërë këtë kundër Dik Martit, i cili tentote që nëpërmjet një raporti të sponsorizuar nga Serbia, të denigronte luftën e UÇK-së, një luftë  e drejtë e cila solli Pavarësinë e Kosovës. E kemi bërë detyrën tonë si parti kombtariste, kur jo vetëm sensibilizuam gjithë popullin shqiptar, por ndërhymë me iniciativa ligjore duke amenduar ligjin e censusit, i cili tentonte që nëpërmjet presionit të Greqisë, vizave, pensioneve të bënte në mënyrë artificiale rritjen e grekëve të rremë në Shqipëri”,-tha ai.

Sipas Idrizit, PDIU nuk mund të linte jashtë programit emigrantët. “Për këtë arsye ne kemi propozuar që të ketë një Ministri të Diasporës, një ministri e cila do t’i qëndrojë pranë në mënyrë institucionale të gjithë problemeve që kanë sot vëllezërit dhe motrat tona në emigracion”, – tha ai.

Në fund të fjalës së tij, Shpëtim Idrizi u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të votojnë Partinë Drejtësi, Integrim, Unitet si partia e cila ka në themel të saj çështjen kombëtare.

 Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)

http://www.shqiptarja.com/notizia.php?IDNotizia=158797

Fier, hiqen simbolet e partive, PD akuza Zeqajt: Hoqi flamujt tanë

/VD

FIER – Shënohen tensionet e para të fushatës elektorale në Fier, pas vendimit të këshillit bashkiak për heqjen e të gjitha simboleve politike në qendër të qytetit. Ky fakt ka shkaktuar debate mes përfaqësuesve të PD-së dhe Bashkisë së Fierit.
 
Tensionimi i situatës ka detyruar ndërhyrjen e kryebashkiakut të Fierit, Baftjar Zeqaj, i cili tha se “ky aksion vendos mënyrën e organizimit të materialeve propagandistike në qytet”. Sipas Zeqajt, “aksioni vjen për të mos krijuar tension mes militantëve dhe për këtë është nënshkruar një marrëveshje mes palëve politike”.
 
Zeqaj tha se “simbolet politike do të jenë në dispozicion të mitingjeve të forcave politike në qytet”.

 Nga shtabi elektoral i PD urdhri i kreut të bashkisë quhet i njanshëm dhe parti politike duhej të ishin  njoftohej 24 orë më parë.
“Kreu i bashkisë ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe Kodin Elektoral, të gjithë flamujt e PD janë hequr nga sheshi i qytetit të Fierit, ndërkohë që nuk janë lëvizuar ata të Partisë Socialiste.”- thotë Admirin Shehu, anëtar i shtabit të PD-së.

Largimi i simboleve politike është vendosur në dy sheshet kryesore të Fierit, atë përballë Prefekturës dhe atë para Turizmit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

http://www.shqiptarja.com/notizia.php?IDNotizia=158765

PD-PS marrëveshje për 3 ligjet e integrimit

TIRANE - Kur mbeten dhe pak orë nga mbajtja e seancës plenare të ditës së hënë, ku pritet të hidhen për votim 3 ligjet që mazhoranca i ka etiketuar si të integrimit, palët janë duke bashkëpunuar për arritjen e një konsensusi në pikat të veçanta. Thirrja e kryeministrit Berisha për të mbledhur dhe për të miratuar të hënën 3 ligjet si duke shtuar edhe amnistinë fiskale mori përgjigjen pozitive të kryesocialistit Edi Rama.

Burime bëjnë të ditur se nga dy partitë e mëdha kanë filluar negociatat nga përfaqësues të këtyre partive, ku janë duke shqyrtuar pikat në të cilat nuk kanë patur konsensus lidhur me ligjin për nëpunësit civil, Gjykatën e Lartë dhe rregulloren e Parlamentit. Por ende nuk dihet asgjë nëse palët do të bien dakort për plotësimin e vendeve vakante në KQZ apo do të kërkojnë rikonfigurimin e institucionit administrues të zgjedhjeve.

Lidhur me këtë pikë PS ka propozuar që ka ende kohë që ky institucion të zgjidhet edhe një herë me të vetmin ndryshim që kryetari i tij të votohet nga Parlamenti me shumicë të cilësuar votash. Apeli për futjen e KQZ, aktualisht me 4 anëtarë,në rendin e mbledhjes së hënës erdhi nga kryediplomati amerikan, Aleksandër Arvizu.

Ndërkohë që për propozimin e kryeministrit Berisha për votimin e amnistisë fiskale, kjo gjë është e pamundur pasi Ministria e Financave ende nuk ka përgatitur një draf ligjor në formën e projektligjit për ta kaluar në Kuvend. Gjithësesi rregullorja e Parlamentit ka të përcaktuar qartë se kur thërriten seanca të jashtëzakonshme, pasi kjo konsiderohet e tillë duke marrë parasysh se në bazë të kalendarit të Konferencës së Kryetarëve, Parlamenti i mbylli punimet për këtë sesion që në datën 23 maj.

BERISHA

“U them se të hënën do mblidhet parlamenti për të votuar 3 ligjet. Ne shkojmë ballëhapur, se ne bëmë gjithçka për të merituar statusin e vendit kandidat. Ne çdo ditë kërkuam votimin e ligjeve, ndërsa ti vjen si mjeran në Parlament”.

RAMA

“Qysh ditën e parë kur kryetari i LSI-së ka dalë me një paketë kompromisi për të miratuar të tre ligjet dhe vendosur që ato të hynë në fuqi me Parlamentin e ri, ne jemi shprehur dakord”.

META

“Dua të falënderoj kryetarin e PS,z.Edi Rama për gatishmërinë e qartë dhe pa ekuivoke që ai demonstroi dje duke treguar vullnetin e plotë të forcës politike që përfaqëson për të miratuar tre ligjet, sipas kompromisit që ato të hyjnë në fuqi në shtator me Parlamentin e ri. Besoj se tani është koha e Kryeministrit aktual, z.Berisha për të treguar të njëjtën gatishmëri dhe qartësi pa ekuivoke, që ne në ditët që vijnë t’i votojmë këto tre ligje,t’i japim këtë mesazh të përgjegjshëm gjithë qytetarëve shqiptarë”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 26.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

http://www.shqiptarja.com/notizia.php?IDNotizia=158845

Kapshticë, policia greke pengon shqiptarët, do 5 000 euro garanci

KAPSHTICË – Pengohet kalimi i shqiptareve në pikën doganore të Kapshticës. Mësohet se prej pasdites së djeshme dhe deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhjetra shqiptarë nuk janë lejuar të kalojë në territorin grek, me arsyetimin se nuk plotësojnë kriteret e lëvizjes së lirë.

Të gjithë qytetarët e kthyer, do kalonin në shtetin helen për pushime, por janë kthyer mbrapsht. Një pjesë e tyre pohojnë se në doganën greke ju është kërkuar rreth 5000 euro garanci për ditë qëndrimi, gjë që ka qënë e pamundur të plotësohet prej tyre, por ka dhe të tjerë, të cilët shprehen se janë kthyer mbrapsht sa kanë kaluar traun e doganës shqiptare, pa u pyetur fare për kriteret apo dokumentacionin që disponojnë.

Ndërkohë mësohet se lidhur me situatën, autoritetet shqiptare në pikën doganore të Kapshticës kanë zhvilluar dy herë takime, me homologët grekë, ku kanë kërkuar, lëvizjen e lirë të qytetarve dhe marrjen e masave.

Priten orët në vijim për të parë se si do të procedohet më tej. Liberalizimi i vizave për shqiptarët nga BE në kufirin grek është shoqëruar vazhdimisht me kthime të shumta të shqiptarëve në kufi.

Një herë  kërkohet ky apo ai dokument, një  herë ngrihet pretendimi për toponime të gabuara të gjendjeve civile greke e shqiptare, një herë   mungesa e  garancisë  pasurore , një herë  garancitë  e  përsëritura të shtetasve greke mikpritës.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

http://www.shqiptarja.com/notizia.php?IDNotizia=158712

Atentat për herë të dytë kreut të PS në Prezë, i djegin makinën

FOTO/  VD/ Kajmaku: Qëllim politik  VD/Gaçi për A1 Report: Policia s’hetoi Para 2 ditësh i dogjën biznesin VIDEO-Kajmaku:Zjarrvënia politike/  VIDEO/ FOTO

TIRANE -Familja e kreut të PS-së në Prezë, (rreth 20 km larg Tiranës) Lavdim Kajmaku po jeton mes frikës.  Në orët e para të mëngjesit persona të panjohur kanë tentuar t’i vënë flakën banesës, duke shënuar incidentin e dytë brenda dy ditësh për familjen e Kajmakut. Madje ata i kanë vënë flakën duke djegur pjesërisht dy makina të cilat ndodheshin në oborr, njëra prej tyre e të atit të Lavdim Kajmakut.

Dy ditë më parë, të enjten e 23 majit persona, të panjohur ndezën tetë vatra zjarri duke shkatërruar biznesin e tij të mbjelljes së luleve dhe fidanëve, ndërsa një tjetër vatër zjarri ishte vendosur në banesë.

Tv A1 Report mësoi se rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm është qëlluar dhe me armë në drejtim të banesës, si dhe ambientet jashtë ndërtesës janë spërkatur me benzinë. Makinat e djegura në oborr janë me targa AA025CZ dhe TR 9696 R.

Në momentin që i ati i tij ka pikasur ngjarjen dhe ka dalë për të kërkuar ndihmë, keqbërësit kanë qëlluar me arme në drejtim të shtëpisë, por fatmirësisht pa shkatuar viktima. Dukë përfituar nga errësira autorët e ngjarjës kanë mundur të largohen, ndërsa familjarët e Kajmakut kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur menjeherë në vëndngjarje.

“Ndihem i rrezikuar për veten dhe familjen. Dyshoj se sulmi mund të jetë politik pasi s’kam konflikte, as personal, as familjar”- ka thënë Kajmaku në një prononcim për Tv A1 Report.


Nuk dihen autorët e zjarrvënies apo motivet e saj, por në një prononcim të dy ditëve më parë Lavdim Kajmaku deklaroi se nuk kishte konflikte dhe se motivi i kësaj zjarrvënieje ishte politik.

KAJMAKU: QELLIM POLITIK,  KREU I KOMUNES S’U INTERESUA FARE
“Në radhë të parë dua të falenderoj Zotin për ruajtjen e babait tim,që ka shpëtuar për pak nga plumbat. Por që unë nuk kam asnjë armik personal. Nuk di ç’të them. Falenderoj strukturat e policisë që më kanë mbështetur. Kanë ardhur që në orët e para të mëngjesit. Do të qëndroj këtu deri sa të vdes. Unë jam prezion dhe do të mbetem prezion, siç i themi ne nga Preza. Këtë çështje unë e lidh vetëm me arsye politike sepse unë jam kryetar i PS të Prezës. Kryetari i komunës është një njeri shumë i afërt i yni dhe nuk ka marrë mundimin të vijë të na vizitojë. Pavarësisht se është i afërt, por të paktën si kreu  komunës së Prezës, si banor i Prezës që jam, një telefonatë duhet ta bëjë. Ose të vijë të shikojë se çfarë ka populli sepse e kanë votuiar 7 mijë banorë.”- tha Kajmaku në një prononcim për Tv A1 Report.
 
GACI: I VETMI MOTIV, AI POLITIK
“I vetmi motiv është ai politik. Dhe e përforcon këtë edhe inefiçenca e policisë së shtetit. Unë dua ti bëj një apel pjesës së ndershme, pjesës profesionale të policisë së shtetit, e cila sot më shumë se kurrë këtë muaj të fushatës ka nevojë që ti gjindet banorëve, jo vetëm të Prezës por gjithë banorëve të Shqipërisë.”- tha Gaçi në një prononcim nga banesa e Kajmakut.

ORA 08:00 GAÇI E MAJKO TE FAMILJA KAJMAKU, GACI PER TV A1 REPORT: POLICIA FAJTORE
Dy deputetë socialistë Artan Gaçi dhe Pandeli Majko kanë shkuar sot në mëngjes pranë familjes Kajmaku. Në një prononcim telefonik për Tv A1 Report deputeti Gaçi bëri me faj policinë e cila nuk u angazhua në hetime duke mos shoqëruar asnjë person për zjarrvënien e 23 majit

“Ndihen të pasigurtë. Është vetëm sulm politik. Mosreagimi i policisë i ka nxitur të marrin ndërmarin veprimin. Policia bënte hetime duke ngrënë paçe dhe për dy ditë nuk u ndalua askush. I bëj thirrje policisë të bëjnë detyrën e tyre pasi kupola e policisë është e kapur nga krimi. Unë i bëj thirrje atyre pak policëve që janë të ndershëm që të bëjnë detyrën. E vetmja pistë është politike. Ky është incidenti më i rëndë.”- tha Gaçi në një prononcim telefonik për Tv A1 Report.

CFARE THA KAJMAKU ME 23 MAJ
“Dyshimi im është vetëm politik. Unë jam kryetari i PS të Prezës. Ne s’kemi ndonjë konflikt, ndonjë problem apo ndonjë borxh. Ne kemi rreth 17 vjet që e ushtrojmë këtë biznes dhe s’kemi patur asnjëherë probleme fare. Kjo është vetëm politike, nuk ka arsye tjetër. Unë nuk kam asnjë lloj sigurie për këto që më kanë ndodhur në vazhdimin e jetës. Por, unë nuk do të trembem nga kjo. Unë do vazhdoj karrierën time, do jem kryetar i PS dhe do vazhdoj ta mbështes Partinë Socialiste”- tha Kajmaku në një prononcim për gazetarin e Tv A1 Report, Arsen Rusta,. paraditen e 23 majit 2013.

Ndërkohë që deputeti i PS-së Artan Gaçi  tha se e vetmja pistë është ajo politike, dhe e lidhi me një lajm të publikuar në media që kompromentonte kreun e komunës së Prezës, që është dhe kryetari i PD-së në Prezë, si një person i kërkuar për rrahje e abuzim me minorenët në SHBA. “Tani vjen dhe përgjigjja si pasojë e betejës politike në këtë zonë, ku PD ka humbur terren dhe nuk fiton më. As në ’97-n nuk kanë ndodhur këto gjëra. Të shkosh të djegësh banesën e një kundërshtari vetëm sepse është i PS-së nuk ka ndodhur”- tha Artan Gaçi në prononcimin telefonik për “Tv A1 Report”, mëngjesin e 23 majit duke shtuar se “fatmirësisht familjarët kanë arritur të ndjenë zhurmën e fjalëve dhe kanë dalë jashtë. Zjarri ka ndërhyrë deri në dhomën e gjumit, ku flinte djali 12 vjeç.


Redaksi Online
(b.m/sg/shqiptarja.com)

http://www.shqiptarja.com/notizia.php?IDNotizia=158685

Pogradec, peshkimi i paligjshëm rrezikon të zhdukë Koranin

VIDEO

POGRADEC- Peshkimi i paligjshem, po çon drejt zhdukjes një nga speciet më të rralla të liqenit të Ohrit, peshkun Koran. Kjo situatë po ndikon negativisht dhe në zhvillimin turistik të zonës. Prodhimi nuk është më ai i dikurshmi, ndërkohë nëse vazhdohet me këto ritme, në liqenin e Pogradecit, peshku, Koran do të jetë thjesht, një simbolikë e së kaluarës.

Gjendja kritike pranohet dhe nga vetë drejtuesit e Shoqatës së Peshkatarëve, të cilët pohojnë se në mënyrë të vazhdueshme është kërkuar të merren masa, por nuk është bërë asgjë. Sipas, nënkryetarit, Thoma Simaku është mjaftuar vetëm me bllokimin e disa rrjetave dhe varkave, por kjo nuk është e mjaftueshme.

“Gjuetia e paligjshme në liqenin e Pogradecit po vazhdon akoma, po ndikon për keq dhe jo për mirë. Problemi është ngritur në çdo institucion, por gjendja vazhdon të jetë njëlloj.Gjuetia e Koranit është nga ora 4 deri në orën 8 dhe në atë kohë peshkojnë edhe peshkatarët e ligjshëm e ata të paligjshëm”,-thotë Simaku.

Dikur në Liqenin e Ohrit, peshkonin vetëm 35 peshkatarë, ndërsa sot ky numër ka shkuar në 300. Përballë kësaj situate dhe peshkimit pa kriter, Korani, po zhduket si specie unikale e liqenit të Pogradecit, ndërkohë që gjurmët e tij, po i ndjekin dhe shumë specie të tjera.

Redaksia Online
(s.f/b.y/shqiptarja.com)

http://www.shqiptarja.com/notizia.php?IDNotizia=158750

Barça rrit ofertën për Neimar Babai presion mbi Santosin


neimarKatalanasit tashmë ofrojnë 25 milionë euro për sulmuesin. Drejtuesit e skuadrës braziliane nuk kthejnë përgjigje ndërkohë që babai i sulmuesit kërkon me insistim zgjidhjen e situatës

Bezdi, irritim dhe shumë durim. Këto janë ato çfarë duhen për të gjetur rrugëzgjidhjen në një tratativë e cila duket shumë më e vështirë se mund të parashikohej në fillim. Edhe babai i Neimar, bëhet fjalë pikërisht për atë, duket se është i lodhur nga kjo situatë. Ylli i Santosit, ndiqet me shumë kujdes nga Barcelona dhe Reali i Madridit, por ende nuk ka një marrëveshje. Një situatë e tillë nuk i pëlqen aspak Neimar da Silva Santosit.

Përpara gazetarëve, babai i Neimar shprehet se është shumë i mërzitur me të gjithë këtë situatë të cilën ai e karakterizon si një telenovelë. i pakënaqur me refuzimin që i bënë në dy raste drejtuesit e Santosit, ofertës së Barcelonës, e para 18 milionë euro dhe e dyta 22 milionë, babai agjent i ka dhënë së fundmi një ultimatum. “Nuk e mendojmë për asnjë moment se do të ketë bisedime gjatë Kupës Interkontinentale. Djali im kërkon të jetë i përqëndruar vetëm te kombëtarja”.

Presion mbi Santosin – Për momentin situata është e komplikuar. Drejtuesit e Santosit kërkojnë që të përfitojnë sa më shumë nga shitja e talentit, ndërkohë që pas një viti rrezikojnë ta humbasin me parametra zero, kontrata e tij përfundon verën e ardhshme. “Është mirë të mos e zgjasim më me këtë histori. Nuk i lejoj askujt që të fillojë një ankand për djalin tim”, shprehet qartë babai i Neimar.

Pas kësaj deklarate nuk ka ardhur ndonjë reagim nga drejtuesit e Santosit e pikërisht për këtë fakt, babai agjent nuk është ndalur. Sipas mediave bëhet e ditur se ai dhe Barcelona kanë arritur tashmë një parakontratë. Pikërisht për këtë fakt, Neimar do të vërë nën presion drejtuesit që të pranojnë këtë ofertë, ose në rast të kundërt sulmuesi do të largohet në fund të sezonit të ardhshëm e Santos nuk do të përfitojë asgjë nga shitja e tij.

Reali në pritje – Drejtuesit brazilianë shpresojnë se do të marrin 63 milionë euro nga shitja e sulmuesit e pikërisht për këtë fakt po rezistojnë. Kjo edhe për faktin se ka spekullime që flasin për një ofertë prej 50 milionë eurosh të Realit për sulmuesin.  Me pak fjalë drejtuesit e Santosit do të preferonin që lojtari të kalonte te Reali, por ai vetë është i vendosur që të luajë te Barcelona. Në këtë skuadër, të gjithë përfshi edhe Lionel Mesin, e presin me krahët hapur.

Komento

http://www.sportishqiptar.com.al/newsite/2013/05/25/barca-rrit-oferten-per-neimar-babai-presion-mbi-santosin/

Powered by WordPress | Designed by: suv | Thanks to toyota suv, infiniti suv and lexus suv