Your world of Wpdance.com, Wpdance.com by WpDance

Home » Sport » Edmond Mustafaraj, pranë stolit të Elbasanit

Edmond Mustafaraj, pranë stolit të Elbasanit

admin Jun 13,2012 0 Comments


Nga Elton Karaj

Trajneri elbasanas pritet të lërë Gramshin, ku mund të shkojë Muharrem Dosti, ndërsa Ilirian File pritet të emërohet drejtor teknik i akademisë verdheblu

Pas emërimit të Skerdi Bejzades si drejtor teknik, te skuadra e Elbasanit u duk se do të fillonte një ndryshim i madh, por ritmi është ulur menjëherë. U fol shumë për disa ndryshime në stafin teknik, konkretisht për ardhjen e një trajneri të ri në vend të Ilirian Files.

Ditët e fundit zërat janë shtuar dhe ndryshimet janë gati. Kështu, Ilirian Files pritet t’i ngarkohet detyra e drejtorit teknik të akademisë verdheblu, kështu që Elbasanin do ta drejtojë një trajner tjetër kampionatin e ardhshëm.

Pas mbylljes së sezonit u tha se File do të ishte trajneri i verdhebluve edhe sezonin e ardhshëm, por gjërat duket se kanë marrë një tjetër rrjedhë, edhe pse aktualisht nuk ka asgjë zyrtare.

Largimi i Files nga stoli i Elbasanit pritet të shoqërohet me atë të kolegut të tij, Muharrem Dostit, me të cilin e drejtuan skuadrën sezonin që lame pas. Ka zëra se Muharrem Dosti do të marrë drejtimin e Gramshit, drejtuesit e të cilit janë në bisedime me të dhe marrëveshja mund të konkretizohet së shpejti.

Mustafaraj Në fakt, pritet të bëhet një rokadë trajnerësh, pasi Muharrem Dosti mund të shkojë te Gramshi dhe tek Elbasani do të vijë elbasanasi i njohur Edmond Mustafaraj, i cili i drejtoi gramshiotët me shumë sukses sezonin e fundit.

Puna e mirë dhe rezultatet e kënaqshme në krye të Gramshit e kanë bërë këtë trajner të preferuarin e drejtuesve të Elbasanit, ndaj dhe pritet që ardhja e tij të zyrtarizohet, sepse verdheblutë kërkojnë t’i nisin sa më shpejt përgatitjet për sezonin e ardhshëm.Do të ishte një rikthim për trajnerin Edmond Mustafaraj tek Elbasani, që do të pretendojë kthimin në Superligë.

Drejtuesit e tij kanë në plan të ndërtojnë një skuadër të kompletuar për sezonin e ardhshëm dhe ndoshta ardhja e trajnerit Edmond Mustafarj do të vendoset që këtë javë dhe më pas do të ketë edhe ndryshime në grupin e futbollistëve.Bashkë me trajnerin elbasanas mund të vijë edhe ndonjë futbollist, i cili është dalluar në radhët e Gramshit sezonin që shkoi. 

  

Asnje koment

    Komento

    Tags

    Add To TwiiterRetweet This Post item information on FacebookShare This Stumble ThisStumbleUpon This Digg ThisDigg This Add To Del.icio.usBookmark This

    About The Author

    Leave a Reply