Your world of Wpdance.com, Wpdance.com by WpDance

Home » Kryesore » Tre javë në shkretëtirë Mbijeton 28-vjeçari autik

Tre javë në shkretëtirë Mbijeton 28-vjeçari autik

admin Jul 14,2012 0 Comments

UTAH - Një mashkull 28-vjeçar, autik, ka mbijetuar për 3 javë në shkretëtirën amerikane, në Utah. 28-vjecari Martin LaFever, udhëtoi rreth 64 km në shkretëtirën Escalante në jug të Utah, në një përpjekje për të arritur Page, në Arizona.

LaFever kishte nisur kohë më parë një udhëtim së bashku me qenin e tij, ndërkohe që gjatë rrugës disa nga pajisjet e tij të hiking ishin grabitur dhe kishte mbetur pa para.

28-vjecari kishte telefonuar babain e tij për t’i treguar për grabitjen dhe ishte drejtuar për në Page të Arizonas ku do të tërhiqte paratë që i ati i dërgonte. Në vend të ndiqte itinerarin e udhëtimit që i kishte përcaktuar babai i tij, 28 vjeçari vendosi të ecte përgjatë lumit Escalante dhe më pas me një autostop dhe një udhëtim me varkë përgjatë liqenit Pauell të arrinte në Arizona.

Gjatë 64 km udhëtim në këmbë ai kishte gërmuar mes mbeturinave për ushqim, kishte ngrënë bretkosa të gjalla si dhe kishte shuar etjen nga uji i lumit Escalante.
Ray Gardner, i cili ndodhej në bordin e helikopterit që shpëtoi 28-vjeçarin, tha se ai ishte shumë i dobët dhe se nëse do të kishte kaluar edhe 24 orë të tjera në këtë gjendje, vështirë të ishte gjallë.

Terreni në shkretëtirën jugore të Utahs konsiderohet si i vështirë pasi kudo gjendet tokë e thatë, nuk ka qytete dhe njerëz dhe si pasojë mbijetesa është e vështirë.
Aktualisht LaFever po kurohet në spital dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

(km/shqiptarja.com)

Tags

Add To TwiiterRetweet This Post item information on FacebookShare This Stumble ThisStumbleUpon This Digg ThisDigg This Add To Del.icio.usBookmark This

About The Author

Leave a Reply