Your world of Wpdance.com, Wpdance.com by WpDance

Home » Kryesore » Qeveria shpronëson tokë me vlerë 2 mln eeuro; për HEC-et në Devoll

Qeveria shpronëson tokë me vlerë 2 mln eeuro; për HEC-et në Devoll

admin Sep 26,2012 0 Comments

TIRANE - Këshilli i Ministrave vendosi të shpronësojë një sipërfaqe toke me vlerë prej më se 2 milionë eurosh. Vendimi i marrë në mbledhjen e radhës urdhëron shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi, pronësia, shfrytëzimi, mirëmbajtja dhe transferimi në favor të shtetit i projektit të hidrocentralit në lumin Devoll.

Pronarët do të kompensohen me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 278.146.846 lekësh, ekuivalenti i më se 2 milionë eurove.
Por nuk do të jetë buxheti i shtetit që do të paguajë për një kalim të tillë pronësie. Fondi do të përballohet nga fondet e kompanisë private “Devoll Hydropower”, sh.a., po ashtu si dhe vlera e shpenzimeve procedurale të shpronësimit. Kompania ka marrë me koncesion ndërtimin e një grupi HEC-esh mbi lumin e Devollit, duke filluar nga rrethi i Korçës deri në grykëderdhje. Ky proces do të fillojë më 1 tetor, përcakton Vendimi i qeverisë.

Duke folur për këtë vendim, Berisha tha se ai do t’u hapë rrugë fillimit, vitin e ardhshëm, punimeve për ndërtimin e veprës energjetike ujore më të madhe në historinë e Shqipërisë dhe projektit energjetik ujor më të madh aktualisht në Evropë, kaskadën e Devollit.

“Dy gjigandë të energjisë së rinovueshme në Evropë e në botë, Statkraft i Norvegjisë dhe EVN i Austrisë, pas një pune të jashtëzakonshme disavjeçare, pas studimesh mjedisore, gjeologjike dhe të gjithëllojshme në të gjithë trajektoren e lumit Devoll, vendosin fillimin e ndërtimit të hidrocentraleve të kaskadës së Devollit. Ky do të jetë projekti i shekujve, pasi ndërtohet me rreth 50 kilometra tunele dhe ato që nuk “vdesin” ndonjëherë janë hidrocentralet në tunele. Puna për këtë projekt ambicioz fillon intensivisht në vitin 2013 dhe këta dy gjigandë evropianë zotohen se do ta përfundojnë në një afat të shkurtër kohor 5-6 vjeçar”, – u shpreh ai.

(ge.ko/gre.m/Shqiptarja.com)

Tags

Add To TwiiterRetweet This Post item information on FacebookShare This Stumble ThisStumbleUpon This Digg ThisDigg This Add To Del.icio.usBookmark This

About The Author

Leave a Reply