Sot Festa e Ashures, Baba Edmondi: Ditë shumë e veçantë

VIDEO- Ja si po përgatitet ashurja

TIRANE – Besimtarët bektashinj kremtojnë sot Festën e Ashures.  Dita e Ashures është një festë e veçantë për besimtarët bektashinjtë pasi ata kujtojnë ditën ku përkujtohen 72 të rënët në tokën e Qerbelasë. Baba Edmondi nga ambientet ku gatuhej ashurja, rrëfeu dje me pasion për kamerën e televizionit A1Report, se ashurja edhe kur gatuhet do shumë ëmbëlsi 

E ndodhur brenda ambienteve të komunitetit bektashi, kamera e televizionit shfaqi momentet e përgatitjes së ashures. I pyetur nga gazetarja, Gentiana Haxhiu, baba Edmondi tregon se kjo festë e ka marrë emrin pikërisht nga 72 të rënët.

“Fusha e Qerbelasë u la me gjakun e 72 dëshmorëve të cilët mundën diktaturën. Gjaku i derdhur i dëshmorëve të Qerbelasë është i paharrueshëm. Ashurja që do dalë nesër nuk është gjë tjetër veçse një ceremoni shpirtërore, e përbotshme që u jepet njerëzve me rastin e rënies së dëshmorëve”- tregoi baba Edmondi.

Dita e Ashures mbledh në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane edhe besimtarë përtej besimit bektashinj.

VIDEO / MOMENTE NGA PERGATITJET PER DITEN E ASHURES

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *