Your world of Wpdance.com, Wpdance.com by WpDance

Home » Ekonomi » Fondi Shqiptar i Zhvillimit nis investime të reja për rrugët

Fondi Shqiptar i Zhvillimit nis investime të reja për rrugët

admin Feb 03,2013 0 Comments

Me një investim prej mbi 1 miliardë lekësh të FSHZH (Fondi Shqiptar i Zhvillimit) ka nisur puna dje për ndërtimin e rrugës që lidh zonat e Stërmasit – Picallës – ish-reparti ushtarak – Sauk – Garunjë e TEG. Kjo rrugë, me gjatësi 14.69 km, do t’u shërbejë 30 mijë banorëve të Bashkisë Tiranë e komunave Farkë e Petrelë.

Rruga e re do të ketë një gjerësi asfalti 6 metra, sinjalistikë vertikale dhe horizontale, kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçim dhe trotuare në zonat e banuara. Kohëzgjatja e punimeve për rikonstruksionin e këtij segmenti rrugor do të zgjasë më pak se parashikimi prej 18 muajsh.

Ky është investimi më i ri nga ky institucion, në përurimin e të cilit ndodhej edhe kreu i tij Benet Beci.Ndërkohë, 25 janar FSHZH filloi punën edhe për rikonstruksionin e rrugës Duhanas-Roshnik në Berat. Ky segment 11.5 km i gjatë është një tjetër investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili lidh Komunat Velabisht dhe Roshnik, jo vetëm me njëra-tjetrën, por edhe me qytetin e Beratit.

Kjo rrugë është financuar me buxhetin e shtetit, BERZH, BEI dhe Bashkimi Evropian përmes IPA 2010-2011. Prej shumë vitesh në këtë aks rrugor nuk është kryer asnjë investim. Rruga e re do të ketë një gjërësi asfalti 4.75 m dhe dy bankina nga 0.5 m. Kohëzgjatja e punimeve për rikonstruksionin e këtij segmenti rrugor është parashikuar 12 muaj.

(v.gj/shqiptarja.com)

Tags

Add To TwiiterRetweet This Post item information on FacebookShare This Stumble ThisStumbleUpon This Digg ThisDigg This Add To Del.icio.usBookmark This

About The Author

Leave a Reply