Your world of Wpdance.com, Wpdance.com by WpDance

Home » Sport » Raportet e UEFA-s për trukimet në Shqipëri, dalin emra lojtarësh etj…

Raportet e UEFA-s për trukimet në Shqipëri, dalin emra lojtarësh etj…

admin Feb 17,2013 0 Comments


1x2

Të tjerë raporte nga UEFA për ndeshjet e Superiores. Për nëntorin dhe dhjetorin një numër i madh ndeshjes. SportRadar zbulon emra të dyshuar presidentësh, trajnerësh, futbollistësh e gjyqtarësh

 

Nga Olsi Avdiaj-

Raportet e UEFA-s për përfshije të ndeshjeve në baste, sa vijnë e shtohen për ekipet e Kategorisë Superiore. Për muajin nëntor dhe dhjetor kanë ardhur disa ndeshje të klasifikuara si të tilla. Kanë qenë burime në institucionin e futbollit që kanë konfirmuar një fakt të tillë. Mësohet se janë të paktën 5 çifte për ndeshjet e kampionatit dhe të Kupës që kanë mbërritur në zyrat e institucionit të futbollit. Gjithsesi sërish ndeshjet nuk bëhen publike por në tërësi janë pothuajse të gjitha skuadrat e superiores të përfshira në këtë vorbull. SportRadar që merret për llogari të UEFA-s, duke hetuar ndeshjet e përfshira në baste këtë herë ka filluar të bëhet më i gjallë. Prej dy muajsh ai po sjell raporte të cilët janë shumë të qartë dhe jo të bazuar më në shifra, logjikë bastesh apo ndryshim kofiçentësh. Tashmë bëhet fjalë për emra konkretë që gjithsesi mbeten anonimë dhe në hije sepse këto raporte janë për përdorim të FSHF-së dhe instancave përkatëse. Gjithsesi përtej gjërave zyrtare duket se çështja e basteve po trashet dita-ditës dhe rrezikon të jetë një bumerang për FSHF-në. Aktualisht në FSHF qëndrojnë të depozituara raporte që tashmë nuk etiketojnë vetëm ndeshje të caktuara si të shitura. Më në fund në raportet e famshme shfaqen emra individësh që është shumë shqetësuese. Tashmë në çdo raport, inspektorët e UEFA-s saktësojnë emra lojtarësh, trajnerësh, presidentësh madje edhe gjyqtarësh si të përfshirë në baste dhe që të kanë fiksuar ndeshjet ku janë protagonistë. Informacioni është aq i detajuar sa që tregon me saktësi se cili në fushë dhe jashtë saj është i përfshirë. Po kështu qartësohet mënyra sesi vihen bastet. Aktualisht deri në një rezultat final të fiksuar ecuria e basteve mund të ndryshojë të paktën tri herë brenda një 90 minutëshi sa që i bën bastexhinjtë në fjalë si shumë të sostifikuar. Pra aktualisht situata është më e vështirë. Tani janë individët të vënë në shënjestër dhe me emër. Duhet të jetë Federata, Komisioni i Etikës dhe Prokuroria që të marrë vendime për këto raporte që shtohen dita-ditës. Vetëm kështu nisim një rrugë të re, atë të pastrimit të futbollit.

Të denoncohen bastexhinjtë 

Prokurori i Apelit, Shkëlqim Hajdari vazhdon të kërkojë që të gjitha rastet e dyshuara nga UEFA t’i çohen Porokurorisë. I pyetur rreth faktit se tashmë në FSHF kanë ardhur raporte që mbajnë emra kokretë shkelës të mundshëm të ligjit ai është përgjigjur se çdo njeri ka për detyrim ligjor që një dyshim, fakt apo diçka tjetër t’ia vërë në dispozicion Prokurorisë Shqiptare. “Mund të them për rastin në fjalë se kushdo që ka një raport, që di diçka, ka fakte apo raporte, duhet t’i dorëzojë në Prokurori për hetim. Nëse nuk e bën shkel ligjin. Tashmë ekziston në Kodin Penal edhe një nen për ndeshjet e trukuara dhe organet e hetimit i marrin seriozisht denoncime të tilla”, është shprehur Shkëlqim Hajdari 

Komento

Tags

Add To TwiiterRetweet This Post item information on FacebookShare This Stumble ThisStumbleUpon This Digg ThisDigg This Add To Del.icio.usBookmark This

About The Author

Leave a Reply