Greqi, 2 shqiptarë në kërkim për vrasje, u arratisën nga Trikala

TIRANE- Policia greke thotë se ka identifikuar shqiptarin e dytë të arratisur nga burgu i Trikallas në Greqi i cili akuzohet për vrasjen e ndodhur të premten më 29 mars.

Ermal ose i njohur me emrin Litor Lita ose Drebata (Foto) është një nga 11 shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikallas më 22 mars. Ndërkohë që 25 vjeçarja mbeti e vrarë më 29 mars gjatë një shkëmbimi zjarri mes të arratisurve dhe policisë në tentativën për ti arrestuar pasi ishin larguar nga burgu. Po kështu sipas medias greke ata janë autorët e grabitjes në Palaiokoundoura.

Gjurmët e gishtave të shqiptarit janë gjetur në makinën të cilët shqiptarët e kishin grabitur me qëllim arratisjen.

Shqiptari ishte në burg për grabitje me armë. Të shtutën policia e athinës identifikoi dhe një prej 3 të arratisurve nga burgu. Ai është Mario Kola, i cili mendohet se ishte dhe kapoja i një bande i cili në 2010 kreu një grabitje. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë një 25 vjeçar.

(sg/shqiptarja.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *