Your world of Wpdance.com, Wpdance.com by WpDance

Home » Ekonomi » Gjykata e arbitrazhit: Shqipëria 383 mijë euro nga eldquo;Sky Petrolumerdquo;

Gjykata e arbitrazhit: Shqipëria 383 mijë euro nga eldquo;Sky Petrolumerdquo;

admin May 10,2013 0 Comments

TIRANË – Kompania “Sky Petroleum Inc.” do t’i paguajë Shqipërisë rreth 383 mijë euro shpenzime. Pikërisht më datë 7 maj 2013, Gjykata e Arbitrazhit vendosi rrëzimin e të gjitha pretendimeve të shoqërisë “Sky Petroleum Inc.” dhe dënimin e saj, për t’i rimbursuar Republikës së Shqipërisë shpenzimet në masën 382,774.37 euro për shkak të zgjidhjes së njëanshme të kontratës nga ana e Autoritetit Kombëtar të Burimeve Natyrore (“AKBN”). Palët kishin lidhur një Marrëveshje për Ndarje Prodhimi për Eksplorimin, Zhvillimin dhe Prodhimin e Hidrokarbureve në Shqipëri në Blloqet 4, 5 dhe Dumre (“Kontrata”) më datë 24 qershor 2010, e miratuar nga Këshilli i Ministrave më datë 24 nëntor 2010, dhe me datë efektive 17 dhjetor 2010.

Më datë 22 korrik 2011, AKBN ka vendosur të zgjidhë Kontratën me arsyetimin se pala tjetër nuk ka përmbushur disa prej detyrimeve kontraktore dhe, në veçanti, ajo nuk ka nënshkruar dhe paraqitur një garanci bankare të vlefshme, brenda 90 ditëve nga data efektive. Duke mos qenë dakord me zgjidhjen e kontratës, “Sky Petroleum” paraqiti një njoftim arbitrazhi në përputhje me nenin 21 të kontratës.

Në fund të hetimit gjyqësor, Gjykata e Arbitrazhit çmoi se zgjidhja e kontratës është kryer në mënyrë të vlefshme nga ana e Republikës së Shqipërisë. Shteti shqiptar jo vetëm nuk i detyrohet asnjë dëmshpërblim shoqërisë Sky Petroleum por gjithashtu ka të drejtën që t’i rimbursohen të gjitha shpenzimet e procesit, si faturat e avokatëve, ekspertëve etj. Ky vendim nuk ndikon në fatin e blloqeve 4, 5 dhe Dumre sepse qeveria shqiptare, me vetëdijen se zgjidhja e kontratës kishte qenë e drejtë, i kishte bashkëngjitur me kohë këto blloqe shoqërisë Albpetrol sh.a, në proces privatizimi.

Ky vendim përbën një sukses të jashtëzakonshëm për Republikën e Shqipërisë, jo vetëm sepse i kursen buxhetit të shtetit shuma të konsiderueshme por edhe sepse konfirmon trajtimin e ndershëm dhe jodiskriminues që i rezervohet investitorëve të huaj. Avokatura e Shtetit ka përfaqësur çështjen për pjesën më të madhe të kohës, ndërsa në pjesën e fundit të procesit gjyqësor qeveria shqiptare angazhoi avokatet britanike Cherie Booth QC dhe Mahnaz Malik. Në vijim, Avokatura e Shtetit po merr masat për ekzekutimin e vendimit dhe po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie kundër”Sky Petroleum” për dëmin e shkaktuar si rezultat i moskryerjes së veprimtarisë eksploruese në blloqet 4, 5 dhe Dumre.

Rritja e madhe e investimeve të huaja në Shqipëri do sjellë në mënyrë të pashmangshme edhe një shtim të mosmarrëveshjeve gjyqësore, veçanërisht në arbitrazh ndërkombëtar. Përgjigjja më e mirë ndaj këtij fenomeni është sigurimi i një mbrojtje sa më efektive, nganjëherë duke angazhuar avokatë të huaj me reputacion ndërkombëtar. Fitorja e çështjes gjyqësore mundëson që shpenzimet e avokatit të përballohen nga pala gjyqhumbëese. Por, mbi të gjitha, suksesi në arbitrazh konfirmon në sytë e investitorëve të huaj se në Shqipëri sundon rendi ligjor, që është një nga kriteret kryesore që merret parasysh nga sipërmarrësit e huaj në çastin e vendimmarrjes për të investuar në një vend të caktuar.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)

Tags

Add To TwiiterRetweet This Post item information on FacebookShare This Stumble ThisStumbleUpon This Digg ThisDigg This Add To Del.icio.usBookmark This

About The Author

Leave a Reply