Your world of Wpdance.com, Wpdance.com by WpDance

Home » Ekonomi » Reshjet mundësojnë prodhimin rekord të energjisë nga KESH

Reshjet mundësojnë prodhimin rekord të energjisë nga KESH

admin May 29,2013 0 Comments

TIRANE - Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka arritur të prodhojë deri në 30.7 milionë kilovatorë në ditë, çka përbën një shifër rekord. Kjo sasi energjie e prodhuar në vend mbulon kërkesat e konsumatorit shqiptar, përfshirë edhe humbjet në rrjetin e shpërndarjes, ndërkohë që mundëson edhe një eksport të kënaqshëm.

Këtë muaj eksporti arrin 12.5-13 milionë kilovatorë/ditë, ndërsa importi realizohet vetëm nga kompanitë private që merren me këtë tregtim duke furnizuar prodhuesit e mëdhenj.

Situata hidrike e ditëve të fundit ka ndikuar në rritjen e konsiderueshme të rezervës hidrike në liqenet e hidrocentraleve në kaskadën e Drinit, që administron KESH-i dhe, për pasojë, prej disa javësh kuota e liqenit ka arritur në 297 metra në HEC-in e Fierzës, një kuotë maksimale, me prurje 400 m3/sek, me rezervë hidrike të konsiderueshme ku priten ulje të prurjeve dhe sasive të reshjeve.

Aktualisht, po punohet me kapacitet të plotë në Fierzë pa derdhur ujë nga portat e shkarkimit. KESH ka marrë përsipër shlyerjen edhe të detyrimeve të prapambetura ndaj prodhuesve të vegjël të energjisë, që në total arrin në 2 miliardë lekë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Tags

Add To TwiiterRetweet This Post item information on FacebookShare This Stumble ThisStumbleUpon This Digg ThisDigg This Add To Del.icio.usBookmark This

About The Author

Leave a Reply