Your world of Wpdance.com, Wpdance.com by WpDance

Home » Kryesore » Sondazhi i "Piepoli":Sot e majta i fiton zgjedhjet me 51%

Sondazhi i "Piepoli":Sot e majta i fiton zgjedhjet me 51%

admin Jun 14,2013 0 Comments

Nëse shqiptarët do të votonin sot, koalicioni i majtë do të fitonte zgjedhjet e 23 qershorit me një shumicë prej 51%,  i pasuar nga koalicioni i djathtë me 42, 5 % të votave.
 
Ky është përfundimi i sondazhit të tretë të institutit italian “Piepoli”,  publikuar nga “Vizion  Plus”.  Sipas sondazhit, nëse do t’i llogarisnim veç e veë, PS-ja do të merrte pa ndihmën e aleatëve, 42,5 % votave,  ndjekur nga PD-ja që individualisht do të merrte 38 % të tyre.
 
Si forcë e tretë, duke mos e llogaritur në koalicion, të anketuarit konfirmojnë LSI-në me 5,5 % të votave, ndërsa më pas, FRD-në me 3,5 % të tyre.
 
Aleanca Kuqezi,  sipas 1 mijë të intervistuarëve në mënyrë rastësore, merr  2,5 % të votave të shqiptarëve nëse votimi do të kryhej deri më 13 qershor.
 
Po të bëjmë një krahasim nga prilli 2013 me muajin maj e deri më 13 qershor, vihet re një tendencë rritjeje e simpatizantëve, jo vetëm të majtë, por edhe të djathtë, fakt i shpjeguar ky me ndryshimin e bindjeve ndaj forcave dytësore politike.
 
Ky është sondazhi i tretë i institutit italian “Piepoli”.  Dokumenti ilustron rezultatet e sondazhit të tretë, që është realizuar përmes 1000 intervistave telefonike në të gjithë territorin kombëtar.

sondazh piepoli

sondazh piepoli 2

Tags

Add To TwiiterRetweet This Post item information on FacebookShare This Stumble ThisStumbleUpon This Digg ThisDigg This Add To Del.icio.usBookmark This

About The Author

Leave a Reply