Your world of Wpdance.com, Wpdance.com by WpDance

Home » Kryesore » Linda Rama, më e pëlqyer me fotot në Facebook se sa Edi

Linda Rama, më e pëlqyer me fotot në Facebook se sa Edi

admin Sep 28,2013 0 Comments




  • Është bërë traditë tashmë nga Kryeminsitri shqiptar Edi Rama, postimi i fotove që ai i quan “Photo of the day”, të cilat në fokus kanë zhvillime të ndryshme të ditës apo atë vetë në momente domethënëse; në  ato çaste kur një foto mund të thotë gjithçka.  “Foto e ditës” filloi të përdorej gjithnjë e më shumë gjatë gjatë fushatës elektorale duke vënë në pah nëpërmjet tyre, atë që ndoshta nuk mund të thuhej me mijëra fjalë, apo si një pikë mbi “i” pse jo shpesh herë. 

    Kjo traditë në rrjetin social vazhdon edhe tashmë që Edi Rama po zhvillon takimet e tij të para si Kreyministër i vendit. Nga vizita e tij në Amerikë gazetarët e politikës kanë mundur të komentojnë shumë në media, por ne nuk do të ndalemi në aspektet politike të vizitës së Ramës. Do të qëndrojmë tek fotot. Mes shumë të tillave të postuar në profilin e tij, ditën e djeshme, e zgjedhur si foto e ditës ishte ajo e bashkëshortes së Edit, Linda Rama së bashku me Zonjën e Parë amerikane, Michelle Obama.

    Impakti që ka pasur kjo foto tek ndjekësit e kryeministrit  nuk mund të themi që nuk na ka bërë përshtypje.
    Foto është bërë shpërndarë rreth 200 herë nga ndjekës të ndryshëm si dhe ka marrë një rekord pëlqimesh që në çastet e para. Madje duke u pëlqyer më shumë se edhe “Photo of the day” të Ramës. Në komentet e shumta, që arrijnë mijëra Linda është komplimentuar për thjeshtësinë si edhe për pozitivitetin që përcjell. i vetmi koment që mund të bëjmë është se gjysma më e mirë e Ramës, Linda është po aq e pëlqyer sa ai nga publiku. Madje ndonjëherë edhe më shumë. Siç ishte rasti i kësaj fotoje.        

    Shkrimi u publikua sot (28.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

    Redaksia Online
    (d.d/shqiptarja.com)

    Tags

    Add To TwiiterRetweet This Post item information on FacebookShare This Stumble ThisStumbleUpon This Digg ThisDigg This Add To Del.icio.usBookmark This

    About The Author

    Leave a Reply