Your world of Wpdance.com, Wpdance.com by WpDance

Home » Aktualitet » Sot shpallet lista përfundimtare e fituesve në universitete

Sot shpallet lista përfundimtare e fituesve në universitete

admin Oct 01,2013 0 Comments




  • Master part time dhe tek Mjekësia
    TIRANE- Ministria e Arsimit do të publikojë gjatë mesditës së sotme listën përfundimtare të fituesve të universiteteve publike. Sipas specialistëve të Agjencisë Kombëtare të Provimeve, listat tashmë janë gati, por gjatë pasdites së djeshme janë bërë testimet e fundit për të shmangur çdo gabim të mundshëm me listën e fituesve. Lista me emrat e 30 mijë aplikantëve për në shkollë të lartë që do të publikohet gjatë ditës së sotme është lista përfundimtare e fituesve dhe preferencave ku ata do të nisin studimet e larta.

    Kjo pasi në listën që u publikua një javë më parë, kanë mbetur 3200 vende të lira, ndërkohë një kategori e madhe të rinjsh kanë mbetur të pakënaqur me preferencën ku janë shpallur fitues, ndaj kanë kërkuar të ngjiten një preferencë më lart. Kështu kjo listë paraprake fituesish do të ketë zhvendosje dhe 3200 kandidatë që nuk janë shpallur fitues në fazën e parë, do të ngjiten në listë në këtë fazë të dytë. Ndërsa sa u përket vendeve të mbetura bosh, specialistët thonë se ata do të publikohen vetëm pas javës së parë të procesit mësimor.

    Shkrimi u publikua sot (01.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

    Redaksia Online
    (d.d/shqiptarja.com)

    Tags

    Add To TwiiterRetweet This Post item information on FacebookShare This Stumble ThisStumbleUpon This Digg ThisDigg This Add To Del.icio.usBookmark This

    About The Author

    Leave a Reply