Adele fiton miliona, i ati punon për 60 euro në ditë

0 19

Dihet tashmë nga të gjithë se mes Adele dhe babait të saj biologjik, ish i alkoolizuar, 55 vjeçarit Mark Evans nuk ka pasur marrëdhënie të mira.

Baba e bijë nuk shihen e nuk dëgjohen prej vitesh. Duket në fakt se ai punon si shofer në një shoqëri transporti për një pagë afro 60-70 euro në ditë.

Një diferencë shumë e madhe me të bijën, e cila mendohet se fiton thuajse 170 milionë në vit dhe është ylli nën 30 vjeç më e pasur në Mbretërinë e Bashkuar.

Një peng i vjetër e bën të mos dojë fare të kontaktojë  me të, pavarësisht tentativave të tij për ribashkim.

Mark e la Adele (e cila ishte pak më shumë se dy vjeç) dhe nënën e saj Penny Adkins për shkak të alkoolit.

Pak vite më parë, Evans kishte dhënë një intervistë, ku i kërkonte falje të bijës për faktin se nuk kishte qenë një baba i mirë dhe duke bërë veten fajtor, pasi mendon se mungesa e tij mund ta ketë bërë pak të vështirë jetën e Adele.

Këto kanë qenë fjalë që artistja nuk i ka pëlqyer dhe që bënë madje që këngëtares t’i rritej zemërimi me të atin, duke thënë: “Nuk do dëgjojë më asgjë nga unë.”

Një mik i Mark Evans ka deklaruar për The Sun: “Ai e di se ka bërë gabime, por do t’i pëlqente t’i rregullonte gjërat dhe të arrinte ta falnin. Nuk po kërkon paratë e saj apo dicka tjetër, do vetëm të jetë një gjysh normal dhe t’i blejë akullore nipit të tij, gjëra të këtij lloji. E ka zemrën e thyer. Nuk ka një jetë…”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.