Adelina Tahiri merr dhurata marramëndëse. Vetëm byzylyku 63 mije $.(FOTO)

0 30

Adelina Tahiri feston ditëlindjen e saj të 27-të këtë të enjte.

Ajo ka uruar veten që në orët e para të mëngjesit në Instagram, duke bërë publike edhe moshën.

Kjo datë e rëndësishme e ka gjetur larg Shkupit këngëtaren shqiptare bashkë me partnerin e saj.

Dhe nëse jeni kuriozë të dini se çfarë dhuratash ka marrë Adelina për ditëlindje, këngëtarja nuk vonoi të na i tregonte.

Përmes publikimit të një fotografie në Instagram, ajo tregoi se sot kishte marrë bizhuteri të shtrenjta, një orë të markës “Rolex” dhe byzylyk dhe unazë nga “Cartier”.

Vetëm byzylyku “Cartier” me gurë diamanti kushton plot 48 mijë paund (63,662 dollarë), ndërsa unaza e po të njëjtës markë kushton 8800 dollarë.

Ndërkohë, sa i përket orës “Rolex”, ajo kushton minimumi 10 mijë dollarë dhe është e llojit, “Rolex gmt master 2”.

Jemi të sigurt që për të bërë të lumtur Adelinën e tij, ai do të bënte edhe më shumë.

“Faleminderit zemra ime”, shkruan Adelina pranë fotos duke e falenderuar publikisht bashkëshortin.

View this post on Instagram

Thnx u my ❤️

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

Leave A Reply

Your email address will not be published.